Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Brenda shtëpisë e Aron Ramsey, kështjella, djathë, birrë dhe… regbi

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Brenda shtëpisë e Aron Ramsey, kështjella, djathë, birrë dhe… regbi

Sipas klasifikimeve të turizmit, Uellsi konsiderohet një prej 10 vendeve më të bukura të botës: kur gjendesh përballë kështjellës së Karfillit, e dyta më e madhe në Britaninë e Madhe, një fortesë spektakolare e ndërtuar mes viteve 1268-1271, mrekullohesh. Ka edhe një kullë të varur, e cila mund të admirohet nga pabi që gjendet në krahun e kundërt. Lokali, në orën 3 të pasdites, ka pak frekuentues, të gjithë me një birrë në duar, burra dhe gra.

Në ballkonin e “Court House” dallohej emri i qytetarit më të famshëm të këtij komuniteti prej 31 mijë banorësh, 20 minuta larg me tren nga Kardifi: Aron Ramsej. Futbollisti i ardhshëm i Juventusit ka lindur këtu dhe deri pak kohë më parë aty i jetonte edhe familja: prindërit Kevin-Marlen dhe vëllai Xhosh.

“Piu një birrë, ishte shumë i qetë dhe i shoqërueshëm. Këtu në Karfill të gjithë e duan Aronin. Falë tij, emri i qytezës tonë vazhdon të përflitet në botë. Por mos më kërkoni një gjykim sesi është si futbollist, unë jam një tifoz i regbit. Këtu është spor ti kryesor”, thotë kuzhinieri Ben Dejvis.

REGBI – Nuk është e vështirë ta besosh: e vetmja fushë sportive në qendër është fusha ku mbizotëron topi oval. Dy tribuna, dy tabela me sponsorë, një kapacitet prej 5 mijë spektatorësh dhe tapeti që tregon gjurmët e këmbëve, por që është shumë pak në krahasim me atë që ndodhi gjatë Luftës II Botërore, kur struktura u bombardua nga gjermanët.

Karfill RFC luan “Welsh Union League 2 East”, kategoria e katërt në piramidën e kampionatit të këtij sporti. Dhe ndoshta ky do të ishte edhe fati i Aron Ramsejt, nëse në shkollë nuk do të kishte takuar Xheremi Evans, një mësues fizkulture që nuhati potencialet e jashtëzakonshme të djaloshit.

SHKOLLA – Instituti që ndodhi Ramsej ndodhet në Fleurde-Lys, gjysmë ore me autobus nga Karfilli. Quhet “Ysgol Gyfun Cër Rhymni”. Aron ishte një nxënës i shkëlqyer.

Kishte notat maksimale në gjuhën uellsiane dhe ishte i zoti edhe në lëndë të tjera. Në orën e fizkulturës ishte një fenomen. Luante regbi dhe futboll. Ishte shumë i fortë në spartakiada. “Kam dhënë mësim për 25 vite dhe është me diferencë të madhe djali më i mirë që kemi pasur”, tregon Evans gjatë një interviste për “The Guardian” në vitin 2013. “Ndihma e tij ishte superiore në krahasim me atë që ne i dhamë, shkruan Panorama Sport.

Në sport ishte një talent natyral në gjithçka. Ishte i zoti në 800 metra dhe në ski, një gjimnast i shkëlqyer dhe shkëlqente në pesëgarësh.

Ishte kampion i Uellsit për moshën 9-vjeçare”. Evans e përshkruan kështu ditën që Ramsej u thirr nga Kardifi pas një prove të kaluar me të gjitha votat. “Shefi i institutit e thërriti për t’i thënë se kishin telefonuar për të pyetur rreth disponueshmërisë së Aronit për ndeshjen e së shtunës së ardhshme. Ai ndodhej në oborr së bashku me fëmijët e tjerë kur ia komunikuam lajmin”.

PROFIL MODEST – Te Kardifi ai punoi me Li Robinsonin, ish-përgjegjësin e akademisë. “Përgjithësisht, lojtarët e rinj meritojnë nota të larta në tre apo katër elemente themelore për futbollistin: teknike, taktike, fizike dhe psikologjike”. Ramsej u rikthye në shkollë dy herë për aktivitete bamirësie.

Nuk e ka shfaqur kurrë për pasurinë e tij: makina e parë ishte një Ford Fiesta. Marrëdhënia me familjen është shumë e ngushtë, edhe pas martesës me Kollin Roulends, me të cilën vuri kurorë më 8 qershor 2014. Dhurata që tregoi çifti? “Një çek për të mbështetur kërkimin kundër sëmundjes së Parkinsonit”.

KRENARË – Në Karfilli janë krenarë që kanë mësuar se Ramsej do të luajë te Juventusi me Kristiano Ronaldon. Ishte fati që herët a vonë, ata do të vishnin të njëjtën fanellë: kur në vitin 2008 Fergusoni kërkoi të transferonte Aronin në Mançester, portugezi ishte ende ylli i “djajve të kuq”.

“T’i shihje së bashku, – tregon taksisti Rajan, – është një kënaqësi e madhe për ne. Por, unë preferoj regbin”. Nuk kemi dyshime. Topi oval, kështjella dhe djathi i prodhuar nga këto anë, janë specialitetet e Karfillit, plus Ramsejn natyrisht.

TË LIDHURA

Nga stërvitja me Ronaldon te puna në kantier, historia e ish-futbollistit shqiptar
Sport

Nga stërvitja me Ronaldon te puna në kantier, historia e ish-futbollistit shqiptar

20:21 | 21/10/2025
“Më uroi trajneri serb”, fjalët e Manaj “tërbojnë” Serbinë: Provokuesi shqiptar..
Sport

“Më uroi trajneri serb”, fjalët e Manaj “tërbojnë” Serbinë: Provokuesi shqiptar..

16:38 | 20/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit
Sport

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Next Post
Mënyra e ruajtjes së kulturës shqiptare në Malin e Zi

Mënyra e ruajtjes së kulturës shqiptare në Malin e Zi

Moti për sot, reshje shiu dhe dëbore

Moti për sot, reshje shiu dhe dëbore

Shifrat/Emigracioni po zbraz vendin

Shifrat/Emigracioni po zbraz vendin







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Anxhela Peristeri: “S’kam veshur ende fustanin e bardhë, dashuria dhe tradhtia janë pjesë e jetës.”
Showbizz

Anxhela Peristeri: “S’kam veshur ende fustanin e bardhë, dashuria dhe tradhtia janë pjesë e jetës.”

by mirseda
22:33 | 21/10/2025
0

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri, e ftuar në një intervistë, ka ndarë mendimet e saj për jetën...

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Parametrat stabël”/ Si paraqitet gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano

“Parametrat stabël”/ Si paraqitet gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano

22:07 | 21/10/2025
Linda Rama në Londër: Shqipëria po rizbulon vendin e saj, globalizmi na ka lidhur me botën

Linda Rama në Londër: Shqipëria po rizbulon vendin e saj, globalizmi na ka lidhur me botën

20:55 | 21/10/2025
Me kërkesë të SHBA-ve, Britania dërgon trupa në Izrael për të monitoruar armëpushimin në Gaza

Me kërkesë të SHBA-ve, Britania dërgon trupa në Izrael për të monitoruar armëpushimin në Gaza

20:52 | 21/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com