Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Bregu “shpërkund” Bashën: Humbja e PD-së, më zi se në zgjedhjet e ’97-ës

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Bregu “shpërkund” Bashën: Humbja e PD-së, më zi se në zgjedhjet e ’97-ës

Ish-ministria e Integrimit, Majlinda Bregu me anë të një statusi në “Facebook” ka sulmuar sërish Lulzim Bashën lidhur me rezultatin e 25 qershorit  por edhe me rikandidimin e tij në krye të PD-së.

Bregu shkruan se zgjedhjet e fundit e fundosën PD-në  pasi as në 97-tën nuk kanë marrë një rezultat kaq të  dobët.

Sipas Bregu , kur ajo kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës, nuk merret me personazhin në vetvete por  merret me drejtuesin e PD-së. Më tej, ajo ka rishprehur simpatinë dhe aftësitë e liderit Berisha duke e quajtur atë të pazëvendësueshëm.

Statusi i Bregut

“Kërkoj heqjen dorë nga një qasje qorre dhe shurdhe e drejtimit dhe funksionimit të PD-së. Nga një mënyrë që e ka në përmbajtjen e saj vetëshkatërrimin e ngadaltë, por të pandalshëm të çfardo organizate, pavarësisht emrit që ka”

***
Kur flisja kohë më parë dhe vazhdimisht, e kur të gjithë bënin sikur s’ dëgjonin, – “Se duhet parë nga vetja dhe duhet të flasim hapur për shkaqet se pse PD-ja po shkon nga një humbje në tjetrën dhe se nëse do të presim fundin për të thënë më në fund gjërat që mendojmë, atëherë do të jetë shumë vone”, -flisja se nuk e doja kurrë humbjen e PD-së! 
 E risolla këtë citim jo për të treguar sa e zonja jam, se s’duhet ndonjë zotësi e madhe për të kuptuar atë që po ndodhte me PD-në, nën drejtimin e Lulzim Bashes, por për koherencë me veten e demokratët.

Ishte kaq e qartë çka po vinte sa nuk më mbante vendi, kur shihja të tjerë aty në mbledhjet e grupit, që as shihnin, as dëgjonin e madje as nuk u tutën të më sulmonin.
Nuk them nuk kuptonin, sepse jo pak në fakt e kuptonin që ç’ke me të, por… Dhe POR-et ishin e mbeten po aq problem sa vetë rezultati.

Unë kur kërkoj dorëheqjen e Lulzim Bashës, nuk kam asnjë dëshirë të merrem me personazhin në vetvete. Nëse jam kuptuar kështu, po e nënvizoj që s’është kështu. Aq më shumë tani që s’po u besoj më dot as syve, kur shoh e lexoj kush po merret me të!

Kërkoj heqjen dorë nga një qasje qorre dhe shurdhe e drejtimit dhe funksionimit të PD-së. Nga një mënyrë që e ka në përmbajtjen e saj vetëshkatërrimin e ngadaltë, por të pandalshëm të çfardo organizate, pavarësisht emrit që ka.

Kur kam thënë dhe stërthënë se Sali Berisha nuk përsëritet, nuk imitohet, nuk zëvendësohet, nuk kam folur për një idhull por për një lidership karizmatik, i cili s’lejon të duken boshllëqet, gropat, defektet e organizatës dhe i mbyll ato.

Të pretendosh ta drejtosh PD-në si Sali Berisha, pa qenë ti vetë Sali Berisha, do të thotë të gënjesh vetën e të marshosh verbërisht drejt greminës. 
Do të thotë të humbasësh në çdo hap njerëz, të bjerrësh në çdo metër rruge besimin dhe respektin e njerëzve për PD-në.

Unë fjalën dhe dëshiren e madhe që PD-ja të jetë PD-ja që më solli mua e shumë si unë brenda saj kam.

Prandaj po ju them përseri: PO GABONI! Të shpallësh një garë në mbi 40 grade, tamam kur dynjaja se ka mendjen fare tek ky hall dhe ta bësh këtë, pa bërë një mbledhje të të paktën atyre që u fshinë e atyre që u graduan në një mesnatë, pa përcaktuar në një udhëzim se cilat jane garancite për kandidatët që do hyjnë në garë, pa caktuar standartet për zgjedhje të lira e të ndershme brenda partisë tënde, është jo demokratike! 
Eshtë njëlloj sikur Lulzim Basha të hynte në zgjedhje parlamentare pa Kod Zgjedhor! Më e pakta!

Ta konceptosh këtë moment si momentin kur PD-ja duhet të ndahet: me Lulzimin “e ngrirë”apo kundër Lulzimit “të shkrirë”, është gabim.

Ta kthesh sot, tani, PD-në në një shesh për përshesh, pasi shqiptarët na dhanë 190 mijë vota minus, më zi se në zgjedhjet e ’97-ës, është gabim.

Po jua them sot të gjithëve, kujt është me Lulzimin dhe kujt është kundër tij:

Ky mal që po mbarset do të pjellë një mi! 
Dhe ne do jemi përsëri duke pritur humbjen e radhës për gabimin tonë të radhës. 
Për të parashikuar këtë nuk duhet të jesh as fallxhore as shkencetare e as shumë e zonja.

Mjafton ta duash PD-në përtej inateve me disa, ndjenjës së hakmarrjes ndaj dikujt apo nevojës fëminore për të luajtur luftash në oborrin e lagjes.

Tags: '97-ësbreguPD-së

TË LIDHURA

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet
Aktualitet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua
Aktualitet

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua pranë Koplikut; drejtuesi i plagosur u largua
Aktualitet

Shkodër: Makina u qëllua pranë Koplikut; drejtuesi i plagosur u largua

21:41 | 15/11/2025
Next Post
Rama “rilind” Korçën pas katër viteve në pushtet; E kthen në bastion të PS-së

Rama "rilind" Korçën pas katër viteve në pushtet; E kthen në bastion të PS-së

Duka “i vë syrin” Clarence Seedorf si pasardhës të De Biazit

Duka "i vë syrin" Clarence Seedorf si pasardhës të De Biazit

Shehu: Nuk kërkojmë pushkatimin e Bashës, por dorëheqjen e tij

Shehu: Nuk kërkojmë pushkatimin e Bashës, por dorëheqjen e tij







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
Sport

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

by mirseda
22:54 | 15/11/2025
0

Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit. Sfida nisi...

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com