Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Bota po bëhet përditë e më e rrezikshme

6 vjet ago
in Të Gjitha
Lufta e heshtur mes Kinës dhe SHBA-ve, ja forma e re e spiunazhit

Nga: François Delattre “The New York Times”

Përvoja ime në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë 5 viteve të fundit, më ka dhënë mundësinë të shoh një të vërtetë të hidhur:Bota po bëhet çdo ditë gjithnjë e më e rrezikshme, dhe më pak e parashikueshme.

Ndërsa “pllakat tektonike” të pushtetit janë duke lëvizur nën këmbët tona, të nxitura jo pak nga efektet e kombinuara të një revolucioni teknologjik dhe rritjes ekonomike të Kinës, ne po shohim gjithashtu rrikthimin e një konkurrence në rritje midis fuqive të mëdha.

Ne gjendemi tani në mesin e një kaosi të ri botëror. Tre mekanizmat kryesore të sigurisë,

nuk po funksionojnë më:s’ka më një SHBA që është “xhandari” që garanton rendin ndërkombëtar; dhe nuk ekziston më një sistem solid i qeverisjes ndërkombëtare. Dhe

ç’është më shqetësuese, nuk ka asnjë grupim kombesh të aftë të rikthejnë konsensusin mes palëve.

Situata sot është shumë e rrezikshme. Çdo krizë serioze ndërkombëtare, ka potencialin të dalë jashtë kontrollit. Kjo është ajo që pamë të ndodhë në Siri, dhe ajo që ne duhet ta parandalojmë të ndodhë me Iranin dhe Korenë e Veriut, apo dhe në Detin e Kinës Jugore.

Në mungesë të një sistemi shumëpalësh funksional, bota ka prirjen të ndahet në sfera të ndikimit; gjë që çon në përplasje, sikurse e ka treguar shumë herë historia evropiane. Rreziku është edhe më i madh, kur ndarjet gjeopolitike i mbivendosen betejës teknologjike midis botëve dixhitale, të udhëhequra nga amerikanët dhe kinezët.

Në botën tonë që po ndryshon me shpejtësi, zgjedhjet vendimtare me të cilat përballen amerikanët dhe evropianët, janë të krahasueshme me ato që u ballafaquam së bashku pas Luftës së Dytë Botërore. Evropa po përballet me një vendim ekzistencial. A dëshiron ajo të mbetet një lojtare e plotfuqishme në botë, me vizionin dhe politikën e vet? Apo do të dorëhiqet nga ky rol, për t’u bërë në rastin më të mirë, një dëshmitare e pafuqishme e rivalitetit mes fuqive të mëdha globale, dhe në rastin më të keq një fushëbetejë e këtyre rivaliteteve?

Unë kam bindjen e thellë, se Evropa ka përgjegjësinë historike, por zotëron edhe mjetet, për t’u bërë një nga qendrat kryesore të veprimit dhe ndikimit në një botë shumëpolare. Është detyrë e Evropës të veprojë si një nyjë lidhëse, dhe një fuqi balancuese për botën. Unë besoj ndërkaq, se është në interesin e SHBA-së që të ketë një Evropë më të fortë, e cila të ketë mundësi të marrë përsipër një pjesë më të madhe të barrës, në një aleancë të përtërirë transatlantike.

Kjo është arsyeja, pse është jetike që diplomacia amerikane të mbështesë më qartë integrimin evropian. Edhe Shtetet e Bashkuara, përballen me një zgjedhje thelbësore. A dëshiron ajo të bëhet një fortesë e izoluar? Apo dëshiron të vazhdojë të dialogojë me botën, dhe të ndihmojë në formësimin e saj?

Përtej politikës së brendshme amerikane, ne mund të shohim 3 tendeca të forta, efektet e kombinuara të të cilave, po e ndryshojnë ndjeshëm politikën e jashtme amerikane. Prirja e parë bazohet në premisën se Shtetet e Bashkuara, duhet të parandalojnë një aleancë strategjike midis Moskës dhe Pekinit.

Por përfundimet ndryshojnë, pasi Kina perceptohet tanimë si konkurrentja kryesore e SHBA-së. Përvoja ime në Këshillin e Sigurimit të OKB, më ka treguar se përtej gjesteve teatrale, marrëdhëniet e tensionuara midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, po ndikojnë tashmë mbi rendin ndërkombëtar.

Rritja e fuqisë së Kinës dhe ndikimit të saj në Kombet e Bashkuara gjatë 5 viteve të fundit, ka qenë vërtetë spektakolare. Prirja e dytë, është besimi aktualisht shumë i përhapur në Amerikë, se rendi i pasluftës, nuk i sjell më shumë dobi vendit sa dikur, dhe se kostot e saj financiare dhe njerëzore, i tejkalojnë përfitimet strategjike.

Kjo gjë shpjegon edhe aspiratën e tanishme amerikane, që t’i largohet pjesërisht multilateralizmit, dhe të ndërtojë një rend ndërkombëtar të bazuar tek marrëdhëniet dypalëshe. Përkrahësit e kësaj pikëpamje, besojnë se në këtë mënyrë Shtetet e Bashkuara rifitojnë lirinë, dhe maksimizojnë avantazhet e saj.

Prirja e tretë është një “impulsi Xheksonian”, që po përjeton aktualisht SHBA-ja. Duke i bërë jehonë pikëpamjeve populiste të presidentit Endrju Xhekson – një përzierje e çuditshme e unilateralizmit dhe izolacionizmit – shkolla xheksoniane e mendimit, është pjesë e historisë amerikane.

Mosangazhimi i Amerikës në botë, filloi që para administratës aktuale. Unë besoj, se kjo tendencë do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Dhe kjo gjë është për të ardhur keq. Një nga parakushtet për një rend të qëndrueshëm ndërkombëtar, është që Amerika të angazhohet në çështjet botërore dhe në institucionet multilaterale.

Për të luftuar terrorizmin, për të parandaluar përhapjen  e armëve bërthamore, për të menaxhuar krizat ndërkombëtare, dhe për të mbrojtur fëmijët tanë nga një tragjedi mjedisore, ne kemi nevojë për angazhimin e fortë të SHBA-së, si dhe për format e reja të multilateralizmit, të përshtatura për kohën që jetojmë.

Amerika nuk mund ta bëjë këtë e vetme, dhe bota nuk mund ta bëjë këtë pa Amerikën. Është ky apel miqësor dhe bipartizan që unë bëj ndaj të gjithë miqve të mi amerikanë, para se të rikthehem në Paris për të marrë detyrën time të re.

Bazuar tek vlerat e përbashkëta, Shtetet e Bashkuara dhe Franca, kanë një përgjegjësi të veçantë për të udhëhequr këtë proces. Tek e fundit, Statuja e Lirisë, e dhuruar nga Franca për popullin amerikan, mbetet deri më sot ambasadorja më e mirë e ‘Ëndrrës Amerikane’.

Shënim: François Delattre, është ambasadori i Francës në Kombet e Bashkuara.

TIRANA TODAY

 

 

 

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Eurostat: Shqiptarët zgjedhin të konsumojnë mish me kosto të lartë

60% e mishit që ne hamë, deri në vitin 2040 nuk do të prodhohet më nga kafshët e therura

Rama tallet me kërcënimin e Salianjit: Si e ka emrin ai?! Ervin, Ervin, ti je gjallë!

PD nxjerr zbuluar Ramën: Anuloi takimin në Devoll, ja ku është fshehur

Fajdexhinjtë/ Po kalonte kufirin, kapet në Qafë Morinë 38-vjeçari

Incidenti në pikën kufitare/ Kosova bllokon autobusët e Shqipërisë

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…
Aktualitet

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

by mirseda
21:20 | 09/07/2025
0

Analisti Arben Meçe thotë se Ervin Salianji është viktimë e kreut të PD, Sali Berisha. Në një...

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025
37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Kim Kardashian ‘kapet mat’ nga fotografët duke kërkuar për veten e saj në Google

Kim Kardashian ‘kapet mat’ nga fotografët duke kërkuar për veten e saj në Google

20:49 | 09/07/2025
Ka luajtur më parë te Barcelona B, Egnatia nënshkruan me mbrojtësin

Ka luajtur më parë te Barcelona B, Egnatia nënshkruan me mbrojtësin

20:47 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com