Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“BOOM”, Skandal/ Qytetari shlyen kredinë por figuron debitor

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
“BOOM”, Skandal/ Qytetari shlyen kredinë por figuron debitor

Kreditë vijojnë të jenë një temë e nxehtë për qytetarët. Agim Taçe nga Gramshi denoncoi mbrëmjen e sotme në emisionin “BOOM”  skandalin me marrrjen e një kredie, të cilën edhe pse e ka mbyllur brenda afateve rezulton debitor dhe duhet të rendë pas gjyqeve.

Gjithçka e ka zanafillën në 2009, kur Taçe do të merrte 2 milion lekë të vjetra kredi pranë Shoqërisë së Parë Financiare të Zhvillimit (FAF Sh.a”. Ai mbyll kredinë brenda afatit të kontratës, 28.9.2012. Merr  dhe vërtetimin nga përgjegjësi i FAF për mbylljen e kredisë.

Por në 2013, kur qytetari donte të merrte një tjeter kredi, oficerja e kredise i thote se është debitor dhe nuk mund të marrë hua. 

  Për më tepër lexoni denoncimin e qytetarit për “BOOM”.

Agim Taçe: Kam marrë kredi prej 2 milion lekësh te Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit (FAF). Mora lekët, deri në 2012 likujdova kredinë sipas kontratës. Lekët si kam derdhur në bankë, i kam derdhur te zyra, te personi që më dha kredinë. Kështu më udhëzoi punonjësi i bankës çdo muaj do i derdhesh këtu. Mora edhe vërtetimin e mbylljes së kredisë. Në 2013 iu drejtova përsëri këtij filiali, i thashë më duhen 1 milion lekë, nuk mi dhanë. Shkova në një fondacion tjetër dhe rezultoja debitor. Shkoj takoj  personin që më kishte dhënë kredine te FAF, i them me ke lënë debitor.

Ai tha: Si ka mundësi, si ka hedhur sistemi. Por ai pranoi që unë i kam paguar lekët. Erdhi ora që ai u ndalua nga drejtësia. Po unë prapë jam debitor 1 milion e 6000 mijë lekë bashkë me kamatvonesat. Më është bërë një njoftim nga zyra e përmbarimit që po nuk i dorëzova lekët do të vijë zyra e përmbarimit të më sekuestrojë shtëpinë. Po unë këtë kredi e kam të mbyllur, si ta zgjidh?  Banka ka një vërtetim që ai ma ka lëshuar me vulë dhe me firmë nga institucioni që unë i kam paguar. Ç’punë kam unë nëpër gjyqe, ai është i ndaluar, ne jemi debitor. Më ka zënë sherri në shtëpi, më thonë djemtë ku i ke çuar lekët?

Ne foto: Vertetimi qe Agim Tace shlyen detyrimin e kredise

Ne foto: Njoftimi ku Agim Tace figuron debitor

Thellohet mashtrimi, 52 raste si i Agimit në Gramsh

“BOOM” së bashku me qytetarin iu drejtuan degës së FAF në Gramsh.Oficeri i Kredisë thotë se përgjegjësi i zyrës që ka qenë para tij është dënhuar për veprën penale të vjedhjes dhe si rasti i Agimit janë 52 persona në Gramsh, që ndonëse kanë mbyllur kreditë rezultojnë debitorë. Dhe sipas tij, për të vërtetuar që i ka paguar lekët, qytetari duhet të hapë gjyq me personin i cili akuzohet për vjedhje.

Oficeri i kredisë FAF: Agimi duhet të hapë gjyq ndaj këtij personi. Janë 52 veta, ndaj them që nuk zgjidh dot gjë unë.Ai është dënuar 2 vjet për vjedhje. Ne varemi nga Tirana, ikni kapni juristen e kompanisë. Dhe kontratën kur e ka bërë, ne të japim kopjen e kontratës ku thotë: Lekët do derdhen në bankë.Ky ia ka dhënë atij në dorë. Ti ke bërë dhe kontratë me noterin.

Qytetari: Nuk kam bërë kontratë unë tek noteri, nuk kam vajtur.Se çfarë ka bërë ai nuk e di.

Oficeri i kredisë FAF: Ta nxjerr unë kontratën që ke firmosur tek noteri.

Qytetari: Se si ma ka marrë firmën.. Po unë tek noteri me atë person nuk kam vajtur të bëj kontratë. Ky nuk është emri im, as shkrimi im, as firma ime.

Qytetarit i manipulojnë firmën dhe emrin në kontratë

Gjatë bisedës me oficerin e kredisë, Agim Taçe, u zu në befasi kur ai i tha se ka bërë kontratë noterie për të marrë kredinë.Edhe pse nuk ndryshon asgjë në kushtet në të cilat ndodhet huamarrësi, i cili e ka likujduar kredinë, Agimi thotë se asnjëherë nuk është paraqituar para një noteri për të firmosur kontratë.

Gazetarja e “BOOM” bashkë me zotin Taçe shkuan tek noterja, KU Agimi i deklaroi se ka shkuar asnjëherë tek ajo për të nënshkruar kontratë dhe se firma e hedhur nuk ishte e tij. Noterja nga ana e saj tha se ka ekspertizë që e vërteton këtë gjë.

Qytetari: Shkrimi nuk është i imi, është shkruajtur Agimin Taçi(duhet Taçe). E ka përafruar ai, po firma nuk është e imja.

Noterja: Urdhëro, hidhe këtu ti emër, mbiemër dhe e verifikoj dhe unë lart atje.Do të shikoj aktet lart dhe do të vish nesër. Ka ekspertizë, kontrollohet firma andej.

FAF Tiranë dhe Gramsh akuzojnë njëra-tjetrën për debinë

“BOOM” iu drejtua  zyrave qendrore të FAF në Tiranë. Një punonjës i FAF deklaron se personi përgjegjës për marrjen e lekëve të qytetarëve është në proces gjyqësor. Përgjegjësinë për debinë ia faturon degës së Gramshit, ndërsa kjo e fundit Tiranës. Gazetarja e ‘BOOM” mori numrin e juristit të firmës për të sqaruar rastin.

Punonjësi i FAF: Është në proces gjyqësor, është në prokurori mesa di unë ky personi, pergjegjësi. Ky ka qenë një mashtrues që ka shkuar në prokurori. Ka dalë vendimi apo jo për të nuk e di.Kjo është pjesë e kredisë dhe teorikisht Gramshi ka një përgjegjës.Nuk di të japim ne më shumë sqarime sesa të jep ai që ëhstë përgjegjës i asaj por flas me atë të kredisë.

Juristi i firmës: Je gazetare investigative, zgjidhe vetë

Gazetarja e “BOOM” kontaktoi përmes telefonit juristin e firmës.Ai deklaron se merret vetëm për trajtimin ligjor të kredisë me probleme dhe jo detyrimin që ka zotëria.

Juristi mohon që çështja e Agimit të ketë shkuar në përmbarim, ndonëse “BOOM” disponon vendimin e gjyqit që vërteton të kundërtën.

Juristi i firmës refuzoi të japë shpjegim për rastin, duke u shprehur “Meqë je gazetare investigative mund ta zgjidhësh vetë”.

Juristi i FAF: Unë merrem vetëm me trajtimin ligjor të kredisë me probleme, nuk merrem me detyrimin që ka zotëria.Çështja nuk ka shkuar në përmbarim se jam i informuar për atë person. Meqë je gazetare investigative mund ta zgjidhësh vetë. Nuk e di, unë nuk mund të ndihmoj.Derisa i ke hyrë zgjidhi, ç’a të them unë.

Tags: debitorfiguronkredinëqytetarishlyen

TË LIDHURA

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu
Aktualitet

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

22:00 | 04/02/2026
Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim
Aktualitet

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

21:16 | 04/02/2026
Nis projekti “Vjosa e Gjelbër”, forcim i kapaciteteve të bashkive përgjatë lumit
Aktualitet

Nis projekti “Vjosa e Gjelbër”, forcim i kapaciteteve të bashkive përgjatë lumit

21:00 | 04/02/2026
Next Post
(VIDEO) Shkëlqen Memushaj, krahasohet me Dybala

(VIDEO) Shkëlqen Memushaj, krahasohet me Dybala

Si i trajtoi Franca bashkëpunëtorët e nazistëve pas përfundimit të luftës

Si i trajtoi Franca bashkëpunëtorët e nazistëve pas përfundimit të luftës

Po ju refuzoi Amerika mos nënvlerësoni mundësinë për të emigruar në Kanada

Po ju refuzoi Amerika mos nënvlerësoni mundësinë për të emigruar në Kanada







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në
Bota

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në

by mirseda
22:21 | 04/02/2026
0

Parlamenti Evropian është gati të rifillojë punën për zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA pas uljes të...

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

22:00 | 04/02/2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

21:58 | 04/02/2026
Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

21:55 | 04/02/2026
Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

21:16 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com