Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) Dashamir Shehi ka hequr dorë nga bashkimi i opozitës. I ftuar në një emision televiziv, u shpreh edhe kundër bashkimit të Gaz Bardhit me Rithemelimin, ndërsa një ftesë pati për kolegët e tjerë opozitarë që të ndërtuar një rrugë të re në zgjedhjet e ardhshme.
“Unë nuk jam me Berishën, ne jemi më vete. S’na e japin këta certifikatën se kush është opozitar. Nuk jam me asnjeri. Shpresoj të dalë një grup i ri, sepse këto ishin”, tha ai.
Një ftesë pati për kolegët e tij të partive të vogla, por edhe për deputetët e “fraksioneve” të PD që të ndërtojnë një grup të ri parlamentar.
“Hajde të ndërtojmë një rrugë të re, u bëj thirrje të gjithë kolegëve”, shtoi Shehi.
Në zgjedhjet e 2025 Shehi tha se do të futet më vete.
“Ne duhet të hyjmë më vete në zgjedhje siç hyjnë dhe opozitat e tjera, duhet ta konsiderojmë njëri tjetrin kolegë por edhe rivalë, kur të mbarojnë zgjedhjet kristalizohemi. Të gjithë të pakënaqurit ku do shkojnë do vijnë te ne”.
Boll me Berishën, thotë Shehi duke veçuar se bashkimi po bëhet për tu strukur tek listat e Kryetarit.