Kreu i Grupit Parlamentar të partisë së Lirisë deklaroi sot në foltoren e Kuvendit se prania e zv/kryeministres Belinda Balluku në Kuvend, e cila është marrë e pandehur nga SPAK, është një provokim nga ana e mazhorancës.
Blushi e cilësoi turp sjelljen e mazhorancës dhe kryeparlamentarit Niko Peleshi për të mos e kaluar në votim heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe mosdorëzimin e saj para drejtësisë.
Duke folur në emër të grupit të tij nga foltorja ku ndodhej bashkë me deputetët opozitarë, ai kërkoi dërgimin e Ballukut para drejtësisë, ndërsa tha se “balta dhe flaka” do i bjerë mazhorancës me turpin që po bënin dhe provokimin në Kuvend, duke sjellë ministren në sallë.















