Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

‘Bloomberg’ dhe integrimi ynë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
‘Bloomberg’ dhe integrimi ynë

Nga: Fatos Çoçoli

Pardje, më 29 shtator, depërtoi një rreze shprese për të gjithë ne. Mes pritjes plot ankth që na ka përfshirë të gjithëve për gjasat e çeljes së bisedimeve me Bashkimin Evropian dy javë më vonë, mes një vendimi të mençur të opozitës në tokën e askundit që në fillim të tetorit të mos kemi protesta, mes frikës se mos Holanda, Franca ose Danimarka mund të na e bëjnë gjëmën edhe kësaj radhe, befas na erdhi një parashikim optimist. Një kumt tejet i mirë. Rrjeti i lajmeve ekonomike në të gjithë botën “Bloomberg” (shqiptohet “Blumberg”), por edhe rrjet televiziv e radiofonik, me xhiro 9.6 miliardë dollarë në vit, 167 zyra e 20 mijë të punësuar, nuk di të bëjë shaka me lajmin. Që nga viti 1981 kur është krijuar, në këto gati katër dekada, nuk është përfolur asnjëherë për lajme të rreme. Ky rrjet pardje na jep një kumt të mrekullueshëm (https://www.bloomberg.com/neës/articles/2019-09-29/eu-set-to-resume-expansion-push-with-balkan-açession-talks).

Një shkrim i korrespondentit të saj, Nikos Chrysoloras, me titull “BE, e vendosur të rifillojë presionin e zgjerimit me bisedimet e anëtarësimit në Ballkan” dhe nëntituj “Blloku (BE) mund të fillojë negociatat me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut. Drita jeshile mund të jepet në mbledhjen e 15 tetorit të ministrave të BE-së”. Këto po që janë para-lajme! Edhe pse në formën e parashikimeve. Por, tregojnë që diçka brenda Evropës së Bashkuar po lëviz në drejtimin e duhur. Artikullshkruesi e fillon me konsiderata të tilla: “Bashkimi Evropian ka të ngjarë të autorizojë fillimin e negociatave zyrtare të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut muajin e ardhshëm, duke vënë bast që perspektiva e anëtarësimit në klub do të ndihmojë në ankorimin e mëtejshëm të rajonit të Ballkanit të trazuar drejt Perëndimit”. Sipas shkrimit, shtyrja e çeljes së bisedimeve e qershorit 2019 nga ana e Bashkimit Evropian ishte produkt i zhgënjimit të shteteve kryesore të BE-së nga sjellja e disa shteteve të Evropës Lindore, që iu bashkuan bllokut në vitin 2004 (Polonia, Hungaria e më vonë Rumania) dhe dështimi i tyre i deritanishëm për të mbështetur sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Këto shtete janë dhe ndër përfituesit më të mëdhenj të fondeve strukturore të BE-së dhe ato për ndihmën në bujqësi, kështu zhgënjimi bëhet edhe më i hidhur. Tani, pas vetëm tre muajsh (korrik-shtator), duket se “motori” gjerman është rindezur për ta bindur përfundimisht trojkën (Holandë-Francë-Danimarkë) se “ganxha” mbi Ballkanin duhet forcuar. Duket se mesazhi gjerman përcillet pak a shumë kështu: “Pas emrit magjik (të Veriut) që mori Maqedonia e Veriut dhe arrestimit (në mungesë) të ish-kryeministrit të saj të arratisur, si dhe pas salvaxhentes (kamerdares së shpëtimit) me 9 kushte që i vumë Shqipërisë, që të mos na vijë gjysmë e mbytur në breg, mendojmë se ka ardhur koha të çelim bisedimet!”. Dhe qeveria gjermane di se si të jetë bindëse. Madje, shumë bindëse. Edhe atëherë kur strehoi 1.8 milionë refugjatë sirianë në truallin e vendit të saj dhe detyroi vendet e tjera të BE-së të pranonin 300 mijë të tjerë. Mos vallë po kënaqemi përpara kohe, si qytetarë të këtij vendi me shpresë të vrarë përgjysmë? Mos po ëndërrojmë në diell? Jo! Kemi gjasa reale të marrim më 15 tetor hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pas katër muajsh (shkurt-maj) shumë të vështirë të një beteje të shëmtuar për pushtet të politikës sonë të pafytyrë. Pas sprovës më kobndjellëse (që nga breshëritë e mijëra kallashnikovëve të vitit 1997) që iu servir 2.8 milionë shqiptarëve që banojnë në Shqipëri për të dalë nga rendi kushtetues dhe për të ngjasuar me Libanin e luftës civile 1975-1990. Pas gjithë atij pseudo-rrëmeti nga frika e reformës së mirëfilltë në drejtësi dhe nga etja e pashuar për pushtet, më në fund një dritë në fund të tunelit. Një para-lajm që ka shumë gjasa për t’u bërë vetëm dy javë më vonë lajmi më i mrekullueshëm për ne, qindra mijëra qytetarët e thjeshtë, me pak ose asafare shpresë se vendi ynë do të bëhet. Çelja e bisedimeve me BE-në është seriozisht “eldorado”-ja jonë drejt rrugës së mirëqenies dhe sigurisë se aventura të papërgjegjshme, politikanët tanë nuk do të jenë në gjendje të na luajnë më.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tags: Danimarkafatos cocoliHolanda

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Katër muaj burg shtetasit amerikan për foton Rama-Obama

Katër muaj burg shtetasit amerikan për foton Rama-Obama

Apeli i Leyla Moses Ones: Fuqizimi i grave të jetë i plotë

Apeli i Leyla Moses Ones: Fuqizimi i grave të jetë i plotë

Shembet ura, 20 të plagosur

Shembet ura, 20 të plagosur







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë
Bota

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë

by mirseda
21:13 | 26/11/2025
0

Një gjykatë në Peru ka dënuar me 14 vite burg ish-presidentin Martin Vizcarra, i cili u shpall...

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

21:11 | 26/11/2025
Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

20:08 | 26/11/2025
Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

20:05 | 26/11/2025
Albin Kurti rizgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër pa asnjë votë kundër

Albin Kurti rizgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër pa asnjë votë kundër

19:40 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com