Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, që tronditi kryeqytetin, është marrë në mbrojtje familja e ish-oficerit të vrarë, Artan Cuku.
Policia ka “blinduar” banesën e Cukut, ku jeton gruaja dhe fëmijët e tij. Ajo do të jetë në mbikëqyrje deri sa të përcaktohet pista e ngjarjes.
Që prej të shtunës, policia ka marrë në pyetje persona dëshmitarë të cilët mund të kenë parë autorët, megjithatë nuk ka ende një pistë të qartë për shkakun e vrasjes.