Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Blendi Gonxhja takim me presidentin e Bienalja e Venecias, fokus bashkëpunimi kulturor

4 javë ago
in Aktualitet, Kryesore

Në kuadër të Bienales së Venecias, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim strategjik me presidentin e Bienales së Venecias, Pietrangelo Buttafuoco, ku u diskutua mbi forcimin e partneritetit kulturor mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit institucional të Shqipërisë me Bienalen e Artit dhe Bienalen e Arkitekturës, si dy prej platformave më prestigjioze të diplomacisë kulturore ndërkombëtare.

Takimi u fokusua në ndërtimin e një bashkëpunimi afatgjatë që lidh kulturën, arkitekturën, kërkimin dhe edukimin artistik, duke krijuar ura të reja ndërmjet institucioneve, artistëve, kuratorëve, studiuesve dhe brezit të ri. Në takim u diskutua mbi zhvillimin e shkëmbimeve kulturore, bashkëpunimet në fushën e arkivave dhe dokumentimit, si dhe mbi proceset e ruajtjes, ekspozimit, studimit, kërkimit dhe shkrimit kritik mbi historinë e pavijoneve të Bienales ndër vite, me synimin për t’i sjellë dhe aktivizuar këto eksperienca edhe në Shqipëri.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua edhe hapjes së ardhshme të Galerisë Kombëtare të Arteve, si një institucion kyç për artin bashkëkohor shqiptar dhe për zhvillimin e partneriteteve ndërkombëtare në fushën e ekspozitave, arkivave dhe programeve kuratoriale.

U diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit për ekspozita të përbashkëta, programe shkëmbimi dhe aktivizimin e arkivave artistike si instrumente të kujtesës kulturore dhe dialogut bashkëkohor. Një vëmendje e veçantë iu kushtua perspektivës së krijimit të hapësirave të reja bashkëpunuese për artistë, arkitektë, studiues dhe kuratorë shqiptarë, si dhe mundësisë për një prani më të qëndrueshme dhe afatgjatë të Pavijonit Kombëtar të Shqipërisë në Bienalen e Venecias, duke e konsideruar atë si një instrument të rëndësishëm të prezantimit ndërkombëtar të identitetit kulturor dhe krijues të vendit.

Në takim u diskutua gjithashtu mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bienalen e Arkitekturës dhe Bienalen e Artit në vitet në vijim, si një mundësi për të pozicionuar vendin tonë në hartën ndërkombëtare të kulturës bashkëkohore, inovacionit urban dhe dialogut artistik. Ky dialog do të vijojë edhe me vizita të dedikuara të presidentit të Bienales së Venecias në Tiranë në një të ardhme të afërt, në funksion të thellimit të bashkëpunimit kulturor dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta strategjike mes dy vendeve.

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Aktualitet

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026
Aktualitet

Tragjedia në bregdetin e Shëngjinit/ Nufi: Jemi pranë familjeve të prekura dhe qytetarëve të Kosovës

21:50 | 03/06/2026
Next Post

Sulme izraelite në Liban, të paktën 11 viktima në jug të vendit dhe pranë Bejrut

Rama publikon shifrat e turizmit:Prilli me rekord të ri +8.8% më shumë turistë të huaj se në 2025

Aksion surprizë në burgjet e Fier, Vlorë dhe Peqin, kontrolle të rrepta për të dënuarit.







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com