Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Biznesmenët kanë pushtetin në vend, ‘peshqit e mëdhenj’ mbrohen nga politika”

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Biznesmenët kanë pushtetin në vend, ‘peshqit e mëdhenj’ mbrohen nga politika”

Shpesh është trumbetuar nga Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se krimi i organizuar shumë shpejtë nuk do të ketë të ardhme në Shqipëri. Puna nuk ka për tu ndalur për të shkatërruar rrjetet kriminale, infrastrukturën e tyre, fuqinë e tyre ekonomike.

Teksa flitet për histori suksesi, shumë pak bëhet në këtë drejtim. Të paktën ky reflektim vjen nga gazetari Flamur Vezaj, i cili nuk nguron të citojë shumë emra, që sipas tij janë ‘peshq të mëdhenj’, ata të cilët kanë pushtetin e bëjnë ligjin në vend.

Përmes një analize plot argumente, ai tallet sesi policia reflekton sukses sekuestrimin e pronave të një të vrari, kur në vend bëhet nami me pushtetin e biznesmenëve.

Këtu ai cek faktin se janë shumë “biznesmenë” që po shijojnë frytet e “trafiqeve”, nën mbrojtjen e politikës në Shqipëri.

“Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë, herë pas here njoftojnë për suksesin e operacioneve në emër të “Forces së ligjit”! “Këtë lloj “suksesi” e njoftuan edhe këto ditë me sekuestrimin e pronave të një te vrari, thënë ndryshe familjareve të një të vdekuri! Ky “sukses” vjen në kohën kur të gjithë po flasin për mos veprimin e policisë e Prokurorisë në zbatim të ligjit antimafia për “biznesmenin”, lushnjarin me 5 emra, mikun e politikanëve dhe të denuarin si pjesë e bandes së Aldo Bares në trafikun e drogës, tashmë të rehabilituar dhe të “penduar”! Por nuk është vetem lushnjari me 5 emra i njohur si miku i T.Ballës, G.Rucit, S.Abazit, A.Ahmetajt e E.Veliajt, që nuk është hetuar për pasurine dhe “Forca e ligjit” nuk po vepron! Por janë shume “biznesmenë” të tjerë që po shijojnë frytet e “trafiqeve” nën mbrojtjen e politikes në Shqipëri! Po mundohem të kujtoj disa, sidomos të atyre peshqve të renditur poshtë e lartë ne zyrat e ndërkombëtarëve e që njihen edhe si “VIP”-a (të krimit) në Shqipëri!

Por mos ti ngelet hatri atyre që nuk ia kam renditur emrin këtë radhë, se mund ti rendisë në shkrimin e radhës, pa merak! Pyesin shume diplomatë dhe shqiptarë të ndershëm se pse nuk vepron “Forca e Ligjit” në zbatim te ligjit Antimafia, duke i hetuar pasurinë vëllait të Ministrit të Brendshëm, i dënuar për “trafik droge”, shtetasit Agron Xhafa, për ish-deputetin Shkelqim Selami, i hetuar për trafik klandestinesh, ish-deputetin Aqif Rakipi i dënuar per vjedhje, Elvis Roshin e dënuar për disa vepra, ish-deputetin Arben Ndoka i denuar për “prostitucion”, ish-deputetin Armando Prenga, kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini, pasi dhëndri i dyshohet për “trafik droge” prej vitesh, ai i Bashkisë së Mallakastrës Agron Kapllanaj, kryetarit të Bashkisë se Poliçanit Adriatik Zotkaj, pasi i vëllai është arrestuar për drogë, deputetit Jurgen Çyrbja si bashkëpunëtor i “bandes” se Emiljano Shullazit, etj etj…

Për të vazhduar me disa “biznesmenë” me lidhje te fuqishme në politike si Bardhok Pllana, Durim Keçit, Elvis Martini, Safet Bajri e ortakët e tij, Vladimir Gjutën, Arben Isufaj i njohur si “Ben Qimja”, Renato Saliu i njohur edhe si Renato Çami, e prokurorit Petrit Fusha për shkak të dënimit të vëllait për “trafik droge”….etj etj! Kur të veprojë “Forca e Ligjit” ndaj këtyre e shumë të tjerëve si keta, atëherë mund të themi qe ka “suksese” Policia e Shtetit e Prokuroria! Por deri atëherë, kur të ndodh kjo, vazhdoni e merruni me njerëz të vdekur, se për te gjallët nuk ju le politika të bëni detyrën!”, përfundon ai.

Tags: "peshqit e mëdhenj"klasa politike

TË LIDHURA

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

22:49 | 14/04/2026
Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve
Aktualitet

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe
Aktualitet

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Next Post
Gjykata e Katanias liron ‘financierin’ e grupit të Habilajve

Gjykata e Katanias liron ‘financierin’ e grupit të Habilajve

Mos i neglizhoni, ja pse ju bien flokët

Mos i neglizhoni, ja pse ju bien flokët

Të dhëna të frikshme/ Shqiptarët bëjnë namin me cigaret, të gjashtët në botë për konsum

Të dhëna të frikshme/ Shqiptarët bëjnë namin me cigaret, të gjashtët në botë për konsum







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

by mirseda
22:49 | 14/04/2026
0

Mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e...

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com