Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

BIRN: Kuvendi rinis punën duke i hequr fjalën opozitës

5 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
BIRN: Kuvendi rinis punën duke i hequr fjalën opozitës

Kuvendi rinisi të enjten punimet pas një ndërprerje më shumë se 2 mujore për shkak të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit, në një seancë plenare që zgjati vetëm 15 minuta.

Mazhoranca nuk pranoi kërkesën e opozitës për diskutime të lira jashtë rendit të ditës ndërsa seanca ishte parashikuar në urdhrin paraprak të Kryetares së Kuvendit si procedurë vetëm me njoftime dhe miratimin e kalendarin 3-javor të punimeve.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi propozoi ndryshimin e rendit të ditës dhe futjen e diskutimeve të deputetëve për 60 minuta, duke iu referuar nenit përkatës në Rregulloren e Kuvendit, ku parashikohet që çdo deputet është i lirë të diskutojë çështje të ndryshme në bazë të një kohe të përcaktuar.

Por mazhoranca e rrëzoi propozimin me forcën e kartonave, ndërsa opozita protestonte.

Zgjedhjet e 11 majit i dhanë socialistëve një mandat të katërt dhe një mazhorancë të re parlamentare gati të cilësuar me 83 deputetë, por opozita akuzoi të enjten se zgjedhjet ishin një farsë dhe u ndikuan nga krimi i organizuar dhe përdorimi i burimeve publike në fushatë.

“Ju mblidheni këtu pasi klanet e vrasësve, drogës, kartelet e drogës, sjellin në këtë parlament 28 deputetë në lista të mbyllura dhe të hapura,” tha gjatë një ndërhyrje kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Pas ndërprerjes së seancës, Berisha tha për mediat se mazhoranca kërkon t’i shmanget debatit dhe transparencës.

“..kjo ishte një seance nga më të turpshmet ku pas një farse elektorale të paprecedent, në vend që qytetarët të dëgjonin të gjithë faktet, argumentet e opozitës për atë çfarë ndodhi më 11 Maj, këta ia mbathin brenda disa minutash,” tha Berisha.

Parlamenti aktual pritet të vijojë punimet deri në fillim të korrikut, ndërsa në shtator do të konstituohet legjislatura e re e dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

TË LIDHURA

Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona
Aktualitet

Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona

21:17 | 24/10/2025
Vdes në QSUT 6-vjeçarja e djegur nga zjarri në banesën e saj në Maliq
Aktualitet

Vdes në QSUT 6-vjeçarja e djegur nga zjarri në banesën e saj në Maliq

20:43 | 24/10/2025
Berat: Diskutohet drafti për “Barazinë Gjinore”; Bozdo kërkon tërheqjen
Politikë

Berat: Diskutohet drafti për “Barazinë Gjinore”; Bozdo kërkon tërheqjen

20:06 | 24/10/2025
Next Post
Ronaldo para finales së Champions: Zemra ime rreh fort për Interin, kam besim

Ronaldo para finales së Champions: Zemra ime rreh fort për Interin, kam besim

Aksident i rëndë në Fier/ Katër automjete përplasen me njëra-tjetrën, raportohen të plagosur

Aksident i rëndë në Fier/ Katër automjete përplasen me njëra-tjetrën, raportohen të plagosur

Punimet në “Tiranë-Durrës” vijojnë, ARRSH: Zgjerimi i autostradës mbyllet në dhjetor

Punimet në “Tiranë-Durrës” vijojnë, ARRSH: Zgjerimi i autostradës mbyllet në dhjetor







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Tensionet tregtare BE-Kinë, pritet takimi mes Brukselit dhe Pekinit për metalet e rralla
Bota

Tensionet tregtare BE-Kinë, pritet takimi mes Brukselit dhe Pekinit për metalet e rralla

by mirseda
21:24 | 24/10/2025
0

Një takim i planifikuar midis Komisionerit të Tregtisë të BE-së, Maros Šefčovič, dhe homologut të tij kinez...

Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona

Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona

21:17 | 24/10/2025
Vdes në QSUT 6-vjeçarja e djegur nga zjarri në banesën e saj në Maliq

Vdes në QSUT 6-vjeçarja e djegur nga zjarri në banesën e saj në Maliq

20:43 | 24/10/2025
BE akuzon Metën për dështim në kontrollin e përmbajtjeve të paligjshme në internet

BE akuzon Metën për dështim në kontrollin e përmbajtjeve të paligjshme në internet

20:09 | 24/10/2025
Berat: Diskutohet drafti për “Barazinë Gjinore”; Bozdo kërkon tërheqjen

Berat: Diskutohet drafti për “Barazinë Gjinore”; Bozdo kërkon tërheqjen

20:06 | 24/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com