Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Bilanci Shqipëri-BE/12 tezat që nuk duhen injoruar

7 vjet ago
in Të Gjitha
Integrimi/BE i mbyll derën Shqipërisë: Këtë qershor ngrohuni në diell. Shohim vitin tjetër!

Nga Afrim Krasniqi/Opinioni publik është dominuar nga debati mbi vendimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve të BE mbi Shqipërinë. Të gjitha palët politike shohin sukses personal në këtë vendim edhe pse kanë vlerësime krejt të ndryshme mbi përmbajtjen e tij.

Siç ndodh rëndom, qytetarët ndahen sipas bindjeve politike dhe në fund të ditës janë ata që do të paguajnë edhe më tej një faturë tjetër shansi të humbur dhe një rrugëtim tjetër të kontestuar apo paragjykuar që në nisje për afrim real me BE.

1. Kur flasim për BE dhe aspiratat shqiptare ndaj BE-së duhet të mos harrojmë se nga vizioni utopist i viteve ’90 ka kaluar shumë kohë dhe se pas rreth tri dekadash as BE dhe as Shqipëria nuk janë më ato të mëparshmet. Vendin e miteve, ëndrrave, pasioneve dhe projekteve të mëdha e kanë zënë kalkulimet politike, axhendat afatshkurtra dhe nevoja për kompromis. Shqipëria nuk po kërkon ndihmë si dikur, por po kërkon të jetë e barabartë me Gjermaninë, Francën e vendet skandinave apo Beneluksit, dhe diçka e tillë, duket se ka perceptim gati të kundërt në Tiranë e Bruksel. Qytetarët evropianë janë bërë më realistë dhe më të vendosur për prioritetet e tyre, qytetarët shqiptarë kanë mbetur po aq larg shoqërive të kulturuara demokratike, po aq apatike dhe të pavetëdijshme për prioritetet e tyre sa dikur.

2. Shqipëria i krijoi vetes shumë më tepër pritshmëri ndaj vendimit të qershorit sesa realisht mund të priste. Politika krijoi gabimisht idenë se do të ketë një datë dhe se me 28 qershor do të bëhej ndryshimi i madh, ndërkohë që realiteti ishte tjetër. Vendimi i ndërmjetëm i marrë në Bruksel nuk ka si palë vendet e BE dhe Shqipërinë, por vetë vendet e BE. Shqipëria nuk ishte, nuk është dhe as nuk pritet të jetë aktor negociator në vendime të tilla. Për më tepër, elitat tona politike nuk e gëzojnë statutin, besimin dhe as aftësinë për të qenë të tillë. Dilema e vetme diplomatike ishte mbi ofertën e BE ndaj qytetarëve shqiptarë për orientimin e tyre të qëndrueshëm pro perëndimorë. Dhe mbi këtë dilemë, u mor vendimi, një kompromis politik që kënaq pjesërisht të gjithë palët, por që nuk i jep përgjigje pyetjes kryesore.

3. BE ka lajmëruar se vendimi mbi Shqipërinë do të merret në qershor 2019 ose në sesionin tjetër në dhjetor 2019. Në çdo rast vendimi nuk është bazuar në bilancin e sotëm, por mbi bilancin e ecurisë së reformave dhe kushteve të Shqipërisë deri në këtë periudhë. Duke qenë se ne nuk jemi vend që shkëlqejmë në përpushje të standardeve dhe kritereve, nuk ka asnjë garanci se do të kemi ndonjë ndryshim domethënës në qershor apo dhjetor 2019.

4. Në qershor 2019 Shqipëria do jetë në proces zgjedhor, zgjedhje lokale. Në traditën tonë zgjedhjet, edhe ato lokale, shndërrohen në zgjedhje politike kombëtare dhe shoqërohen me tensione politike dhe kontestime politike. Nuk pritet që 2019 të jetë përjashtim. Vetë BE nuk merr asnjëherë vendime në fushatat elektorale të një vendi, ndaj shanset e vetme janë një vendimmarrje pas zgjedhjeve lokale, pra pas qershorit 2019.

5. Në qershor 2019 mbaron mandati i Presidentit dhe i Komisionit Evropian. Nëse BE nuk do të ketë probleme (zgjedhjet shtetërore, debatet për komisionierët, konsensusi, etj) qershori 2019 do jetë periudhë e vendimmarrjes për presidentin dhe komisionin e ri evropian. Në çdo rast rotacioni midis dy komisioneve nuk është periudhë e mirë për vendimmarrje të tilla, siç është vlerësimi për ecurinë e Shqipërisë apo negociatat politike me të.

6. Pas vendimit të BE për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë çdo vend anëtar, përmes parlamentit të vendit të vet do të duhet të japë miratimin e marrëveshjes. Kjo periudhë kërkon kohën e vet dhe negociata e lobing në secilin prej vendeve anëtare, sidomos në vendet ku do të ketë zgjedhje politike ose pakica/shumica parlamentare kritike ndaj Shqipërisë. Pra procesi është e do jetë shumë më i gjatë sesa thuhet në Tiranë dhe për më tepër, sesa perceptohet në Tiranë.

7. Miti se Evropa apo ndonjë vend në BE është apriori kundër Shqipërisë është shpikje ballkanike dhe larg realitetit. Nëse pyesni qytetarin e thjeshtë në rrugët e Tiranës, Shkodrës e Korçës dhe merrni deklaratën e shumicës politike gjermane apo holandeze, gjenden të njëjtat kërkesa dhe të njëjtat shqetësime: luftë ndaj korrupsionit në nivele të larta, luftë reale ndaj kriminalitetit, jetësim i reformës në drejtësi, administratë të pavarur publike, reformë zgjedhore dhe më shumë masa kundër varfërisë, papunësisë dhe emigrimit në rritje. Franca përbën një përjashtim, – ajo mendon se BE nuk duhet të zgjerohet pa u reformuar, por edhe këtu, mesazhi nuk i adresohet vetëm Shqipërisë.

8. Teza se Shqipëria loboi fuqishëm, por nuk ia doli për më shumë është jo reale dhe për konsum politik të brendshëm. Mësimi që nxorëm nga procesi i lobimit ishte i kundërt: Shqipëria nuk di të lobojë dhe sjellja e saj lobuese më shumë krijoi sesa zgjidhi probleme. Imagjinoni deklaratën e kryeministrit dhe kryetarit të parlamentit kundër deputetëve të shtatë partive në parlamentin holandez, imagjinoni batutën e çunit të Tiranës ndaj një kryeministri “do tu nis një bandë nga Tiranë që tju vrasë” apo imagjino sulmet politike denigruese ndaj politikanëve të lartë gjermanë, francezë, holandezë, etj për të kuptuar se në Tiranë lobimi ishte në standardin e bisedës me Elvin me pesë emra në Kavajë dhe jo në standardin e një pjesëtari kandidat potencial për në BE.

9. Teza se opozita shqiptare dëmtoi procesin e negociatave është jo reale dhe gjithashtu për konsum. E para të gjithë ankohemi se nuk kemi opozitë efektive dhe jo më të kemi një opozitë që qenka në gjendje të ndryshojnë mendjen e 27 shteteve. E dyta opozita investoi shumë në Berlin (në fund Berlini ishte votë pro) dhe nuk ka asnjë investim direkt apo indirekt në Francë, Holandë apo Danimarkë, tri vende që publikisht ishin zëri kritik në BE ndaj Shqipërisë. E treta, vendimmarrja e BE nuk ishte e bazuar në zhvillimet e fundit në Shqipëri, por në bilancin e dy viteve të fundit. Opozita ishte dualiste e konfuze në qëndrime, por paaftësia e saj për të bërë dallimin me palën tjetër, më shumë e dëmtoi atë vetë sesa Shqipërinë.

10. Teza se të gjitha partitë janë pro integrimit duket marrë me rezervë. Është e vërtetë aq sa është e vërtetë se të gjitha e kanë frikë integrimin sepse afrimi me BE sjell më shumë monitorim, më shumë kufizim të pushtetit të partive dhe më shumë demokraci e shtet të së drejtës kundër sistemit konsensual të oligarkisë. Fakti se asnjëra prej tyre nuk ka reflektuar dhe as reflekton për gabimet e djeshme e të sotme, tregon se politika dhe qytetarët në Shqipëri jetojnë në dy botë të ndryshme, shpesh të kundërta dhe me pikë takimi vetëm ditën e votimit të radhës.

11. Mungesa e surprizës dhe reflektimit. Në tetor 2017 dhe shkurt 2018 Berlini dhe Parisi shprehën qartë rezervat e tyre dhe kërkuan që disa pika të merrnin zgjidhje. Për shembull, u kërkua ecja me hapa më të shpejtë e procesit të vetingut, heqjen e mbështetjes politike për ish ministrin e brendshëm, arrestimin e 40 bandave sipas konfirmimit të Ministrisë së Brendshme për posedimin e listës së tyre, anulimin e emërimeve klienteliste politike pas shtatorit 2017 sidomos ato me VKM special në dhjetor 2017, jetësimin e reformës zgjedhore dhe kufizimin e numrit të emigrantëve ilegalë nga Shqipëria. Çfarë bëri Shqipëria? I injoroi të gjitha dhe kërkoi të “pranohemi ashtu siç jemi”, një tezë e dështuar e huazuar nga viti 1990.

12. Impakti në Shqipëri dhe për Shqipërinë? Asnjë impakt real. Pas qershorit politikanët e shteti nis pushime. Në shtator nis sesioni i ri, në dhjetor del dekreti i zgjedhjeve lokale dhe gjatë vitit të ardhshëm të gjithë do të fokusohen tek zgjedhjet. Opozita do ta përdorë gjendjen për të rritur presionin e saj politik kryesisht me mjetet e protestës, mazhoranca për të dobësuar opozitën dhe demotivuar aksionet e saj politike. Më shumë se luftë me mjete e oferta politike do të kemi luftë me mjete e oferta propagandistike. Shteti do vijojë të jetë i brishtë, efektet e reformës në drejtësi do vonohen më tej, niveli i korrupsionit do vijojë të jetë i lartë, reformat do vijojnë të jenë vendnumëro, ndërsa kullat e oligarkisë konsensuale do vijojnë të ngrihen pa pushim.

Tags: 12 tezatbeBilanci. Shqipëriduheninjoruar

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Me dron e helikopter, mafiozët shqiptarë i bëjnë zbor policisë

Me dron e helikopter, mafiozët shqiptarë i bëjnë zbor policisë

“Çështja çame nuk ekziston”, befason Kotzias: Duam zgjerim në 12 milje

“Çështja çame nuk ekziston”, befason Kotzias: Duam zgjerim në 12 milje

Negociatat/ Maas: Vendimi i BE, stimul për të vazhduar reformat

Negociatat/ Maas: Vendimi i BE, stimul për të vazhduar reformat

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025




TË FUNDIT

Kalifornia padit Presidentin, ja arsyeja
Bota

Kalifornia padit Presidentin, ja arsyeja

by mirseda
16:40 | 10/06/2025
0

Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë, Rob Bonta, ngriti padi kundër administratës Trump të hënën për vendosjen e...

KAS vendos hapjen e 60 kutive në Durrës, i rrezikohet mandati të besuarit të Berishës

KAS vendos hapjen e 60 kutive në Durrës, i rrezikohet mandati të besuarit të Berishës

16:38 | 10/06/2025
Çfarë ndodhi? Shkarkohet nga detyra prokurorja e njohur

Çfarë ndodhi? Shkarkohet nga detyra prokurorja e njohur

16:18 | 10/06/2025
Zuckerberg mbledh një ekip për të zhvilluar IA “superinteligjente”

Zuckerberg mbledh një ekip për të zhvilluar IA “superinteligjente”

14:51 | 10/06/2025
Publikohen pamjet e vr*sjes së Martin Canit, autori vrapon me th*kë në dorë

Publikohen pamjet e vr*sjes së Martin Canit, autori vrapon me th*kë në dorë

14:43 | 10/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com