Edhe pse procesi i numërimit të votave nuk ka përfunduar ende, kandidati demokrat Joe Biden ka arritur të thyejë rekordin e votave të ish-presidentit Barack Obama me 69.4 mln vota.
Sipas ‘Us Politics Polls’, Joe Biden theu rekordin e vendosur nga Barack Obama në vitin 2008 për numrin e votave të përgjithshme të elektoratit.
BREAKING: Joe Biden has surpassed Barack Obama’s 2008 popular vote total, breaking the record for most votes ever received by a candidate at a US Presidential Election.
— US Politics Polls (@USPoliticsPoll) November 4, 2020
Obama kishte qenë presidenti më i votuar në historinë e SHBA. Biden në këtë moment ka mbledhur mbi 69.5 mln vota, rezultat ky i pjesëmarrjes shumë të lartë në këtë raund presidencial.
Biden ka epërsi me 2.5 milionë vota ndaj Trump në rang kombëtar dhe për momentin, edhe me vota elektorale, ato që edhe përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve, Biden është epërsi, që në rast se gara do të mbyllet kështu, ai do të jetë Presidenti i ri i SHBA-së me 270 vota elektorale, po aq sa duhen për t’u shpallur fituesi.
Sipas mediave amerikane, deri më tani kandidati demokrat, Joe Biden ka siguruar 238 vota elektorale, ndërsa presidenti aktual, Donald Trump 213 vota elektorale.