Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

‘Betonizuan Tiranën’, Balliu: Rama ka frikë të përballet për kullat dhe paratë e drogës

3 javë ago
in Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, akuzoi kryeministrin Edi Rama për shmangie të përballjes në Parlament lidhur me çështjen e pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit dhe kullave në Tiranë.

Gjatë një interviste televizive, Balliu tha se Rama ka refuzuar një interpelancë parlamentare të kërkuar prej tij për çështjen e pastrimit të parave të drogës në ndërtim, duke pretenduar se kryeministri shmang debatin për këtë temë.

Sipas deputetit demokrat, fenomeni i ndërtimeve shumëkatëshe dhe investimeve në kulla lidhet me pastrimin e parave të drogës, çka sipas tij ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të banesave dhe krijimin e një ‘brezi pa shtëpi’ në Shqipëri.

‘Ne jemi këtu në një përplasje të mirës me të keqen dhe nuk kam asnjë dyshim që në fund ne do të triumfojmë. Sado e vështirë që të duket situata, sado i fortë që mund t’i duket njërit apo tjetrit Edi Rama, mua s’më duket absolutisht i fortë.

Një njeri që nuk ka as guximin të vijë në Parlament dhe të përballet, qartazi është shumë i dobët. Është një njeri inferior. Në këtë aspekt, ai është tani si çdo kartel tjetër që fshihet përballë atyre që po vijnë ta kapin.

Unë kam provën për këtë, kam provën unë për këtë. Sepse, në qoftë se nuk mendon që interpelanca të takon, ti s’ke pse replikon më pas. Në qoftë se ti refuzon të vish në Parlament, s’ke pse replikon.

Unë pata kërkuar një interpelancë me Edi Ramën në lidhje me pastrimin e parave të drogës tek kullat, tek ndërtimi. Që është, në qoftë se mund të themi, realiteti më i dhimbshëm ynë sot, sepse ne po krijojmë brezin pa shtëpi. Po. E ka krijuar Rama, brezin pa shtëpi. Për shkak të pastrimit të drogës. Po. Për shkak të pastrimit të drogës është krijuar brezi pa shtëpi në Shqipëri dhe këtë e ka bërë Edi Rama.

Unë e thirra në interpelancë dhe ai e refuzoi me justifikime nga më të ndryshmet, ndërkohë që është ai që e jep lejen për kulla, është ai që firmos për kulla dhe ka bërë një ligj që të jetë ai që i firmos këto kulla.

Dhe jo vetëm që refuzoi, po në qoftë se ti, zotëri, mendon që nuk të takon kjo, atëherë s’ke pse jep përgjigje. Po çfarë bëri Edi Rama? Nuk pranoi të vinte në Parlament, por nga një zgëq ku ishte fshehur andej, bënte pastaj replikë me interpelancën. ‘Këta që sulmojnë ndërtimin’, thoshte, dhe mbronte ndërtimin, mbronte këtë betonizim të jashtëzakonshëm, që e ka bërë që kur ka qenë në bashki dhe e vazhdoi si kryeministër bashkë me atë Veliajn, të masakrojnë edhe më shumë Tiranën.

Dhe replikonte në distancë. Po ti pse po replikon në distancë? Unë të kam thirrur në Parlament. Ti hajde atje. Ai ka frikë të përballet. Edi Rama ka frikë nga e vërteta. Se është mësuar që flet me këta që ka aty në sallë, që u thotë: ‘Po folët kundra, ju sakatoj’, i kërcënon me burg, ‘do ju fus në burg se i them SPAK-ut, i them këtij, i them andej’, se u ka dosjet, se i ka përfshirë vetë në akte kriminale dhe në vjedhjet e veta, projektet i ka pasur ky, arkitekti është ky.

Po të gjithë i ka përfshirë nga pak, që në rast se dikush i lëviz, ai e arreston e fut në burg. Ju shikoni me të gjithë këta që janë futur në burg, ai s’flet, sepse janë njerëz të cilët nuk janë publik më me ata. Sepse janë njerëz të cilët i ka futur ky në burg.

Opozita nuk të fut dot në burg, ne s’kemi fuqi, ne s’kemi pushtetin. Edhe shpeshherë këta bien vetë në grackat e tyre, sepse këta vetë thonë që ne jemi super të fuqishëm, kemi 84 mandate. Po mirë, pse kur jeni kaq të fuqishëm, çfarë problemi keni të bëni një interpelancë për këto çështje? Dil dhe më thuaj që po mashtroj.

Por kur unë të tregoj ty, zotëri, që vetëm 21% e investimeve në ndërtim bëhen me bankë dhe pjesa tjetër bëhet me skemën ‘nuk e di’. Skema ‘nuk e di’, ne e dimë çfarë është. Skema ‘nuk e di’, në fakt, është skema e pastrimit të parave të drogës. Po vetëm 21% bëhen me transfertë bankare.

Donald Trumpi, kur investon, merr kredi. Kur ka qenë biznesmen para se të bëhej president, merrte kredi. Kurse këtu te ne nuk marrin kredi, madje disa paguajnë, bëjnë paradhënie. Ndërkohë që këtu taksat për të bërë një kullë janë 7 milionë euro, 6 milionë euro, 10 milionë euro.

Po ndërkohë kompanitë të cilat janë të përfshira në shumë nga këto kulla, se s’mund të themi për çdo kullë, po në shumë nga këto kulla, janë kompani të cilat deklarojnë 10 mijë euro, 20 mijë euro.

Ju keni eksponentë të tjerë që janë të Partisë Socialiste që po ndërtojnë në kulla, se këtu s’di kë të kapësh para. Keni ortakun e vëllait të Ermal Nufit, që po ndërton një kullë. Keni bashkë me një tjetër të Partisë Socialiste, një Sota, një tjetër njeri i përfshirë prapë prej këtyre, i lidhur, vëllai i kryetarit të Bashkisë së Tepelenës, mos gaboj.

Pra, ju keni nga këta pafundësisht. Ju keni para të cilat janë vjedhur nëpër koncesione, siç ishte rasti i shëndetësisë, që janë në bashkëpunim me krimin e organizuar, janë investuar nëpër kulla të tjera.

Dhe këto janë denoncuar kudo. U denoncua dje, mos gaboj, edhe këtu tek Syri TV nga gazetari Bushkolaj. Domethënë, ka pafundësisht momente që Edi Rama, në qoftë se këto nuk janë të vërteta, mund të vijë në interpelancë dhe të thotë: ‘Zotëri, këto s’janë të vërteta që thoni ju’.

Po nuk vjen dot, sepse janë të vërteta absolute, janë me shifra. Dhe qytetarët, në qoftë se s’më besojnë mua, unë i kërkoj vetëm: lexoni 10 minuta kohë. 10 minuta kohë t’ju lexoni raportin e Parlamentit Europian. Ju thotë tekstualisht këto që po diskutojmë këtu’, tha ndër te tjera deputeti i PD-së, Klevis Balliu

TË LIDHURA

Politikë

PS-PD dakord për Zgjedhoren, tryeza me ODIHR dhe seanca dëgjimore

19:52 | 03/06/2026
Aktualitet

Hita: Është standard i vendosur prej kohësh, nuk bëjmë ndryshime për këtë aktivitet

18:55 | 03/06/2026
Politikë

U akuzua për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm deputetin socialist Erion Braçe

16:49 | 03/06/2026
Next Post

“Final 4” nis me befasi, Vllaznia gjunjëzohet keq nga Dinamo që hap garën për titull

Humbi jetën në aksident, identifikohet adoleshenti shqiptar

Mullaj takon Admiral Wikoff: Fokus siguria detare në Adriatik dhe Jon







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com