Xhensila dhe Bes Kallaku janë një ndër çiftet më të dashura për shqiptarët. Ata tashmë janë shtuar me një vajzë, ndërsa shpesh kanë ndarë me ndjekësit momente të veçanta të dashurisë së tyre.
E sigurisht, një dashuri e ndërthurur me humor është gjithnjë e veçantë dhe admirohet nga të gjithë. Këngëtarja Xhensila, ashtu si çdo vajzë, duket se është e fiksuar pas fotove, teksa i ka kërkuar Besit t’i bëjë disa foto për të zgjedhur më pas më të mirën për ta postuar në Facebook.
Aktori i humorit e ka zbuluar këtë duke publikuar një foto të Xhensilës, teksa shkruan: “E ç’kam heq me bo 150 foto veç me zgjedh 1 për Instagram”.
Kjo ka shkaktuar humor e gallatë në rrjet, por duket se Xhensilës nuk i ka pëlqyer. Si përfundim, Besi ka fshirë foton nga profili i tij.