Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Berisha sulmon Ramën: S’njeh Dibrën, krenohet me Lamborghini

10 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Berisha sulmon Ramën: S’njeh Dibrën, krenohet me Lamborghini

Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ishte sonte në mbrëmje në Dibër, ku pasi prezantoi programin, përmendi edhe njëherë fushatën e Ramës me Noizyn, teksa e shpreh se ai krenohet me luksin dhe urren të varfrit.

Berisha pohoi gjithashtu se Rama nuk e njeh Dibrën, është njësoj si Toni Gogu që fliste për Hajredin Pashën…

Fjalimi i Berishës në Dibër:

Për 100 ditë ne do përzëmë nga çdo skaj i këtij vendi varfërinë ekstreme.

Ne do vendosim minimumin jetik 200 euro për çdo shqiptar.

Ne do vendosim pensionin minimal jetik 200 euro për çdo pensionist.

Ne do vendosim rrogën minimale 500 euro për çdo rrogëulët.

Jo vetëm kaq, do vendosim kartën e konsumatorit ku çdo rrogëulët dhe çdo pensionist, çdo qytetar me minimum jetik do marrë të gjitha ushqimet bazë 20 përqind më lirë.

Do vendosim në Shqipëri listën e barnave të republikës italiane për të rimbursuar çdo ilaç që Italia rimburson për qytetarët e saj.

Në 100 ditë ju nuk do blini kurrë naftën më shtrenjtë se Maqedonia apo Kosova.

Në 100 ditë, energjia do ulet në 7 lekë. Tarifat e ujit do përgjysmohen.

Në 100 ditë, çdo biznes i vogël do e paguajë energjinë jo 18, por 6 lekë.

Çdo biznes i vogël do e paguajë hapësirën publike jo 1500, por 120 lekë.

Çdo biznes i vogël do ketë për tavan për TVSH-në dhe tatim fitimin 180 mijë euro.

Çdo biznes i madh, tatim fitimin 23 përqind do e ketë 10 përqind.

Çdo qytetar me rrogë mbi minimalen, tatimin mbi të ardhurat do e ketë 10 përqind dhe jo 23 përqind. Çdo rrogë do rritet 13 përqind brenda 100 ditëve të para.

Fermerë të Dibrës, me 11 Maj kërkojmë nga ju 100 ditë në mënyrë që ju të merrni ato subvencione që merr fermeri në Maqedoni e Kosovë.

Fermerit në Kosovë ia paguan qeveria 70 përqind të kostos së prodhimit, kurse këtu as 10 përqind nuk ua paguan.

Do hiqet çdo lloj kriteri absurd që përjashton nga subvencioni të gjithë Shqipërinë Verilindore dhe Juglindore, sepse duhet të kenë një hektar, sepse duhet të kenë 10 kokë lopë. Për çdo kokë bagëti, për çdo fidan të mbjellë, për çdo njësi prodhimi do kenë subvencione.

Miq, ftoj bizneset e Dibrës të japin 100 ditë, ta provojnë se si pas 100 ditësh, taksat për ndërtimin do ulen 10 herë. Nuk do ketë taksë për çmimin e shitjes, por do jetë nga 10 përqind e çmimit të shitjes, do zbresë në 2 përqind të preventivit. Taksa sociale do hiqet.

Garantoj dibranet dhe dibranët, se çdo gjobë e vendosur nga KESH-i, çdo gjobë e vendosur nga policia, çdo gjobë e vendosur nga IKMT-ja, hidhet në kosh të plehrave. Të gjitha falen.

Garantoj fermerët e Dibrës se nuk do paguajnë kurrë siç paguajnë sot për ndërtimin e shtëpive të tyre. Kurrë.

Se procedura do jetë më e thjeshta.

Se nuk do u kërkohet leje mjedisi dhe asgjë tjetër përveç preventivit.

Legalizimet janë fjala jonë. Çdo dokument legalizimi do konsiderohet tapi. Pronarëve do u kompensohen pronat, ky është zotimi solemn.

Minatorëve u premtova në Bulqizë, brenda 100 ditëve statusi i minatorit. Një detyrim, një borxh i madh i këtij brezi, por edhe i brezave që shkuan, të shqiptarëve ndaj tyre.

Miq, të gjitha janë në dorën tonë.

Në këtë stad, në këtë moshë, unë nuk kam ambicie pushteti. Gabojnë shumë ata që mund të mendojnë këtë. Jo. I kam bërë detyrat e mia unë.

Nuk kam ambicie kurrë për para, e kam ndarë mendjen 32 vite më parë, po të doja para, ndiqja rrugën e një mjeku privat dhe do isha krejt tjetër sot.

Por përsëri vij me këtë thirrje sepse është një mision.

Qe një moment kur në mënyrën më të pandershme u përpoqën që opozitën t’ia jepnin Edi Ramës, u përpoqën që Shqipërinë ta linin pa opozitë.

Natyrisht ajo ishte rrënim i idealit tim dhe i idealit të shqiptarëve që e duan Shqipërinë.

Dështuan dhe është një nga kapitujt më të ndritur të përpjekjes së shqiptarëve për liri.

Sepse ai ishte një akt makabër.

Ai mision u përmbush. Por misioni tjetër ka dy qëllime.

Së pari t’ua kthejë paratë shqiptarëve. Paratë që ua plaçkisin qeveritarët, duhet t’ua kthej shqiptarëve në rroga, pensione, kujdes shëndetësor, shkolla, punësim.

Dhe unë u garantoj se 100 ditët e para çdo shqiptar do e ndjejë këtë.

E dyta. Nuk ka vend më të bekuar se Dibra. Një mundësi të re për çdo dibrane e dibran, për çdo shqiptar.

Kjo është pse unë sot ndërmarr këtë fushatë.

Po në rast se unë gjej forcë e energji të pashterrshme në këtë mision, ka forcë dhe energji shumë herë më të madhe se unë.

Ndaj me 11 Maj, kjo forcë dhe energji të shndërrohet në forcën dhe energjinë e shpëtimit të Dibrës dhe Shqipërisë.

Do ta mbyll, Edi Rama erdhi këtu dy herë, mirëpo si erdhi miq?

E kuptova se e njihte Dibrën njëlloj sa Toni Gogu, Hajredin Pashën.

Po miq, tani do ia them unë dy fjalë këtu.

E kam treguar njëherë këtu në Dibër, por po e tregoj përsëri.

Kam pasur një mik shumë të shquar. Një nga njerëzit më të mençur që kam takuar në jetën time, ish-ministër i shtatë qeverive britanike dhe që e kishte kaluar kohën e luftës në Shqipëri.

Ky njeri kishte njësinë e parë të qëndresës kundër pushtimit nazifashist, kishte bashkuar Abaz Kupin, Sait Kryeziun dhe Lazër Fundon. Ky ishte Xhulian Emeri, biri i një aristokrati të shquar britanik.

Po bisedoja një ditë me të, po i flisja për traditën tonë.

Ai vetë kishte mbaruar një prej kolegjeve më të njohura të Kembrixhit.

Më thotëL Sali, universiteti më i madh i jetës time ka qenë oda e Dibrës.

Ndaj dhe ua thashë atë, që Edi Rama e njeh Dibrën, si Toni Gogu, Hajredin Pashën.

Dhe vjen këtu njëherë me ato terma banale, herën tjetër sjell Lamborghinin e Noizit.

Nuk e di Dibrën ai.

Por një moment. Ai nuk e di që burrat e shquar të Dibrës kanë pasur atllarë dhe kuaj që kushtonin sa një Lamborghini.

Ai njeh vetëm xhepin e tij.

Do t’ia them këtu. Ai akt ishte një akt cinik.

Pse? Sepse Lamborghini është i një këngëtari, të zotit, ta gëzojë.

Por ajo tregon krenarinë tënde me luksin. Tregon se ti ke një psikologji, dhe ua them unë ju o miq, ai që ka krenari me luksin, ai urren të varfrit. Ai urren qytetarët. Absolutisht.

Ndaj dhe tregoi veten e vet.

Por edhe Dibra do tregojë madhështinë e saj me 11 Maj.

Do votojë Aleancën për Shqipërinë Madhështore, kandidatët e saj.

Rroftë Dibra, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

TË LIDHURA

Prona të zaptuara, Kisha Katolike me banorët e Baks-Rrjollit: organizohet “Udha e Kryqit”
Aktualitet

Prona të zaptuara, Kisha Katolike me banorët e Baks-Rrjollit: organizohet “Udha e Kryqit”

16:07 | 21/02/2026
Aksident në afërsi të Lezhës, makina përplas motomjetin, plagoset drejtuesi
Aktualitet

Aksident në afërsi të Lezhës, makina përplas motomjetin, plagoset drejtuesi

16:06 | 21/02/2026
Vrasje në Kavajë, 47-vjeçari goditet për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari
Aktualitet

Vrasje në Kavajë, 47-vjeçari goditet për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari

16:04 | 21/02/2026
Next Post
Analizë/ Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Analizë/ Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Egnatia në finalen e Superligës, Partizani mbetet jashtë garës për titullin

Egnatia në finalen e Superligës, Partizani mbetet jashtë garës për titullin

Kastro ngre dyshimet: Dashuri e re në Ferma VIP?

Kastro ngre dyshimet: Dashuri e re në Ferma VIP?







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Prona të zaptuara, Kisha Katolike me banorët e Baks-Rrjollit: organizohet “Udha e Kryqit”
Aktualitet

Prona të zaptuara, Kisha Katolike me banorët e Baks-Rrjollit: organizohet “Udha e Kryqit”

by mirseda
16:07 | 21/02/2026
0

Prej rreth 20 ditësh banorët e Baks-Rrjollit vijojnë të protestojnë e të kundërshtojnë ndërtimin e një resorti...

Aksident në afërsi të Lezhës, makina përplas motomjetin, plagoset drejtuesi

Aksident në afërsi të Lezhës, makina përplas motomjetin, plagoset drejtuesi

16:06 | 21/02/2026
Vrasje në Kavajë, 47-vjeçari goditet për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari

Vrasje në Kavajë, 47-vjeçari goditet për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari

16:04 | 21/02/2026
“Sulme asgjësuese në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale

“Sulme asgjësuese në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale

15:32 | 21/02/2026
Frikë nga konflikti me SHBA-të! Gjermania u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Irani

Frikë nga konflikti me SHBA-të! Gjermania u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Irani

15:30 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com