Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Berisha në takimin me zyrtarët e lartë të OSBE: Duhet qeveri teknike para se të jetë vonë!

11 muaj ago
in Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me Presidenten e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Pia Kauma dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella..

Berisha, i cili ishte i shoqëruar nga kreu i FRPD-së, Fatmir Mediu, dhe deputetja Albana Vokshi u shpreh se duhet qeveri teknike para se të jetë vonë.

Ai theksoi se parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 maj 2025 nuk shpreh vullnetin e popullit shqiptar, duke shtuar se kërkesa e tij është që të ndihmohen shqiptarët të votojnë të lirë.

Berisha shprehu mirënjohjen për Asamblenë Parlamentare të OSBE-së për kontributin e vazhdueshëm në mbrojtjen e vlerave demokratike, si dhe për praninë në Shqipëri për monitorimin e zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Gjatë takimit, Berisha informoi Presidenten Kauma dhe Sekretarin e Përgjithshëm Montella mbi situatën e rëndë dhe në përkeqësim ku ndodhet Shqipëria, si të narco-shtet i parë dhe i vetëm në Europë. Ai vuri në dukje kultivimin masiv të kanabisit në Shqipëri që prej vitit 2015, si dhe miratimin së fundmi, vetëm pak javë para zgjedhjeve, të 138 licencave për prodhimin e kanabisit, kryesisht pranë zonave kufitare. Grupet kriminale dhe kartelet e mbështetura nga Kryeministri Rama kanë marrë favore në këmbim të mbështetjes së tyre elektorale. Këto grupe janë të përfshira edhe në trafikun e drogërave të forta nga Amerika Latine, dhe disa prej tyre drejtojnë kartele si Sinaloa.

Më tej, Berisha shpjegoi forcimin e karteleve të drogës si rrjeti Troplini/Poja në qarkun e Durrësit, të cilët kontrollojnë plotësisht portin më të madh të vendit. Karteli Çela që kontrollon autostradën e heroinës që vjen nga lindja dhe grupe të tjera kriminale që dominojnë pjesën më të madhe të Shqipërisë, duke mbështetur 28 kandidatë në 10 qarqe dhe 21 bashki gjatë zgjedhjeve të fundit, mbi 20 prej të cilëve do të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm.

Lidhur me pastrimin e parave, z. Berisha paralajmëroi se Shqipëria është shndërruar në lavatriçen më gjigande në Europë për pastrimin e parave të krimit, të dhëna të Eurostat që tregojnë se indeksi i ndërtimit në Shqipëri është trefishuar vitet e fundit, më i larti në Europë, ndërkohë që rritja ekonomike është rreth 3% në vit, ndërsa sektori i industrisë, eksportet dhe bujqësia kanë pësuar rënie të vazhdueshme.

Berisha theksoi gjithashtu hetimet me përgjime nga autoritetet ligjzbatuese të Francës, Belgjikës, Hollandës etj., të cilat kanë zbuluar komunikime që përfshijnë zyrtarë të nivelit më të lartë, me përqendrimin më të madh të këtyre bisedave të dyshimta në zyrën e Kryeministrit i cili ka një koordinator për koordinimin e veprimtarisë së karteleve të drogës dhe grupeve kriminale.

Ai ngriti shqetësimin e thellë që Kryeministri Rama ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme Kodin Zgjedhor, përfshirë keqpërdorimin masiv të burimeve publike si:

Ai nënvizoi rikthimin e një sistemi patronazhist të ngjashëm me strukturat komuniste përmes keqpërdorimit të të dhënave personale, ku çdo nëpunës civil ishte i detyruar të siguronte 10–15 votues të tjerë për të ruajtur vendin e punës, ndërkohë që janë dhënë 138 licenca kanabisi, 147 herë më shumë se sipërfaqja e lejuar nga ligji, që është vetëm 200 hektarë.

Berisha theksoi se në këto zgjedhje, shteti dhe partia në pushtet u shkrinë në një, duke ushtruar intimidim, blerje votash dhe duke kontrolluar mbi 90% të medias. Ai shtoi se janë shkelur të gjitha kriteret e Kopenhagës dhe konventat e tjera demokratike.

TË LIDHURA

Aktualitet

Lamallari i kthehet opozitës:S’më latë të flas. Duhet të iki në Korçë, nuk qëndroj në shfaqjen tuaj

11:36 | 04/06/2026
Aktualitet

“Keni paralajmëruar nesër anti-miting në Vlorë”, Berisha Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

11:01 | 04/06/2026
Aktualitet

“Rama dhe Berisha në burg!”/ Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës, protesta e rinisë

10:58 | 04/06/2026
Next Post

Manchester City, klubi i ofron rinovimin lojtarit, situata

Turqi/ Tre tërmete në dy ditë, ja çfarë paralajmërojnë sizmologët, qytetarët në panik

I MITURI SHPËTOHET NË “SPITALIN AMERIKAN 2”! Operacioni te foshnja 5 muajsh me teknologjinë e fundit







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Lamallari i kthehet opozitës:S’më latë të flas. Duhet të iki në Korçë, nuk qëndroj në shfaqjen tuaj

by mirseda
11:36 | 04/06/2026
0

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ishte i pranishëm në seancën e sotme të Kuvendit, pasi ishte thirrur...

“Keni paralajmëruar nesër anti-miting në Vlorë”, Berisha Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

11:01 | 04/06/2026

“Rama dhe Berisha në burg!”/ Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës, protesta e rinisë

10:58 | 04/06/2026

“Bread and Heart Festival” në Tiranë, kufizohet lëvizja e këmbësorëve në Sheshin Skënderbej”

10:45 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq/ Autori i dënuar me 10 vite burg, fshihej në një stan majë mali

10:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com