Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Berisha: Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, Olsi Çela dhe Ulsiu

2 muaj ago
in Politikë
Berisha: Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, Olsi Çela dhe Ulsiu

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se drejtësia në Shqipëri është kapur nga një rrjet zyrtarësh të lidhur me krimin dhe korrupsionin, të cilët mbrojnë individë të përfshirë në afera të rënda.

Ai akuzoi emra konkretë si Altin Troplini, Olsi Çela dhe Ulsi Manja për bashkëpunim në mbulimin e veprimeve të paligjshme të kryetares së Gjykatës Speciale, të cilën e cilësoi si simbol të kapjes së institucioneve. Berisha theksoi se ky sistem është thellësisht i korruptuar dhe se një ditë do të përballet me drejtësinë e vërtetë.
FJALA E BERISHES

Tani, për të kuptuar shkallën se kush janë institucionet e Edi Ramës për drejtësinë, ja cilët janë pra.

Këta janë shërbëtorë që nuk kanë ligj as moral, të cilët natyrisht nuk them për të gjithë, por Dumani me disa tipa të tjerë këtu, të cilët bëjnë pazare me Ramën dhe krimin çdo ditë.

Por çështja e dytë që desha të paraqes me dokumente është Irena me 5 mbiemra, fytyra e vërtetë e sistemit të ri gjyqësor, kryetarja e gjykatës speciale. Kryetarja mbetet kryetare nderi.

Ajo ka kontratën më të çuditshme në Shqipëri, në rajon dhe në Europë.

Dhe kjo kontratë është pranuar si dokument zyrtar megjithëse nuk ka asnjë noterizim.

Kjo kontratë e panoterizuar është pranuar si dokument zyrtar nga vetorët e Edi Ramës, për të justifikuar paratë e saj të krimit dhe për ta mbajtur në shërbim.

Kontratë qiraje e lidhur në Fier sot me datën 13 shkurt 1996 në palët kontraktuese shkruajnë në kontratën e poshtëshënuar.

Kjo kontratë, dëgjojeni tani se kjo turpëron edhe shtetin e gomarit, por paraja denigron njerëzit në atë shkallë sa i transformon, kjo kontratë hartohet në pajtim me nenet 801 dhe 825 të Kodit Civil.

Miq, Kodi Civil i miratuar në vitin 1994 ka pasur gjithsej 280 e ca nene.

Ja ku e keni Kodin Civil.

Kodi Civil i miratuar pak vite më parë është me 800 apo me 1000 nene.
Pra, Irena me 5 mbiemra, shikoni se çfarë mostrash njerëzore janë këta, paraqet një kontratë të firmosur në vitin 1996 dhe të lidhur sipas një Kodi Civil të miratuar në vitin 2015.

Po a ka gjë më të turpshme se kjo?

Kontrata është pa noter.

Por kjo kontratë false është pranuar nga vetorët e Edi Ramës si dokument i vërtetë.

Dhe prisni, ka akoma më shumë.

Megjithëse ata u janë drejtuar tatimeve të Fierit, a ekzistojnë dokumente për këtë shumë prej 60 milionë lekësh para të pista të Irenës me 5 mbiemra, para krimi, që mashtron, tatimet i thonë se nuk ka gjurmë, as nam as nishan të këtyre parave.

Prisni. Çfarë bëjnë vetorët me 5 mbiemra?

Vetorët me 5 mbiemra e pranojnë dhe i thonë Irenës me 5 mbiemra, shko dhe paguaj tatimet që nuk i ke paguar në vitin 1996 për 60 milionë lekë.

Ka shtet më të pafytyrë, ka pafytyrësi më të madhe se kjo?

Pra, vetorët pranojnë një dokument falso për të cilin ajo duhet të shkojë atje ku e ka vendin.

Vetorët i kërkojnë të paguajë edhe taksën.

Vetorët bëhen bashkëautorë në krimin e Irenës me 5 mbiemra.

Tani, Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, nga Olsi Çela, edhe ky me ca probleme, dhe Ulsiu, i cili fut dokumentet në çantën Louis Vuitton, aty ku ka futur edhe 500 mijë eurot që ka kërkuar si ryshfet.

Prej 15 muajsh Irena tallet me ta, i poshtëron, tregon se këta nuk kanë asgjë të përbashkët me një zyrtar dhe nuk guxojnë për shkak të keqpërdorimit të saj dhe shërbimeve që u ka kryer, t’u tregojë vendin.

Të dhënat e fundit janë këto, KLGJ, që duhej të vepronte brenda 15 ditëve në bazë të vulës apostile që ka në dorë, përpiqet ta transferojë tek prokurori i përgjithshëm, kurse ky i fundit tek Ulsiu.

Ulsi, që bën kërkesa të drejtuara në mënyrë të atillë që të fshihet krimi i Irenës me 5 mbiemra.

Pra, kjo është e vërteta e zyrave të narkoshtetit.

Sado që të përpiqet kush të fshehë fytyrën e narkoshtetit, me asgjë nuk mund ta fshehë.

Dëgjoni zotërinj, një gjykatës që drejtoi Gjykatën Kushtetuese, nga Altin Dumani u fut një vit në burg, bashkë me këtë Irenën, sepse pagoi për disa vite, ujin dhe dritat e apartamentit të vëllait të vet që e ka në emigracion.

Dhe pagesat që ka bërë Bashkim Dedja, janë konsideruar si dëshmi se apartamenti është i tij.

Pra, kjo është e vërteta.

Ky është karakteri amoral i kësaj bande, që meriton dhe do përballet një ditë me ligjin në mënyrë të pashmangshme.

TË LIDHURA

Dosja Meta, zbulohen lëvizjet e pagesave për kontratën lobuese, Ilir Meta pastroi para kur ishte kreu i LSI
Aktualitet

Dosja Meta, zbulohen lëvizjet e pagesave për kontratën lobuese, Ilir Meta pastroi para kur ishte kreu i LSI

18:51 | 29/07/2025
BIRN: KPA shkarkon nga detyra prokuroren Eranda Laze
Aktualitet

BIRN: KPA shkarkon nga detyra prokuroren Eranda Laze

18:43 | 29/07/2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia
Kosovo

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025
Next Post
Plagosja e 15-vjeçarit ,shpallet në kërkim autori dhe pronari i biznesit

Plagosja e 15-vjeçarit ,shpallet në kërkim autori dhe pronari i biznesit

E ardhmja e Armando Brojës, sulmuesi i Kombëtares mund të përfundojë në…

E ardhmja e Armando Brojës, sulmuesi i Kombëtares mund të përfundojë në…

Hidhet shorti: Gjyqtarët që kanë në dorë “fatin” e Berishës për dosjen Partizani

Hidhet shorti: Gjyqtarët që kanë në dorë “fatin” e Berishës për dosjen Partizani

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë
Aktualitet

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

by mirseda
08:35 | 30/07/2025
0

Në muajin qershor 2025 numërohen 107 aksidente rrugore, nga të cilët 140 persona janë të aksidentuar (të...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:31 | 30/07/2025
Analiza: Pse turbulencat në aeroplan po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda

Analiza: Pse turbulencat në aeroplan po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda

08:29 | 30/07/2025
Parashikimi i motit 30 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu

Parashikimi i motit 30 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu

08:23 | 30/07/2025
Tensioni i lartë i gjakut, ja disa hapa të thjeshtë që ulin presioni para gjumit

Tensioni i lartë i gjakut, ja disa hapa të thjeshtë që ulin presioni para gjumit

22:54 | 29/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com