Në fjalimin e tij në Vaun e Dejës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u angazhua për një zgjidhje të përfundimtare të problemit të pronësisë në Shqipëri brenda katër vjetësh. Ai premtoi se do të mundësojë një proces të drejtë dhe të shpejtë, që do t’i japë fund pasigurisë për pronarët.
Berisha kritikoi ashpër qeverinë aktuale, duke përmendur shpenzimet e tepërta dhe abuzimet me fondet publike, duke theksuar se qeveritarët po jetonin në luks. Ai shpjegoi se gjatë mandatit të tij, do të mundësohen mbështetje financiare dhe incentiva për fermerët dhe prodhuesit vendas, duke garantuar subvencione, kredi të buta dhe mbështetje për sektorin bujqësor dhe të energjisë.
Berisha premtoi se do të vendoset një taksë prej 10% dhe do të rregullohen çmimet e energjisë për të mbështetur bizneset e vogla. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e zhvillimit të potencialeve natyrore dhe prodhuesve vendas për të rritur ekonominë e vendit dhe për të siguruar një nivel më të lartë jetese për qytetarët.
Një tjetër premtim i Berishës ishte për zgjidhjen e çështjes së dëmshpërblimeve për të përndjekurit politikë dhe dhënien e një përgjigjeje të përfundimtare për këto kërkesa të drejta. Ai u angazhua për një të ardhme më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët, pa përjashtuar asnjë kategori të shoqërisë shqiptare.
Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha në Vaun e Dejës: Thashë unë 400 milionë, por sa kushtoi djegësi i Tiranës që nuk ka një tullë, dhe kanë përvetësuar 130 milionë euro?
Kush i përvetësoi?
Lubi Balluku kishte detyrë të kontrollonte vendosjen e çdo tulle. Nuk ka bërë asnjë raport se e dinte se paratë i merrte Edi Rama. Asnjë raport!
Edi Rama me avion personal, dhe thoshte se vetëm ne dhe Kosova nuk kemi avion personal. Po si mund të kesh avion personal kur shqiptarët i janë kthyer parmendës. Le të udhëtojë si shumë kryeministra në botë me linjat tregtare. 21 milionë euro.
5 milionë euro kopshti në oborrin e kryeministrisë se do ai, një pseudoartist, një zhgarravitës, do të kënaqë sytë. Ndan paratë, asgjë tjetër.
Si mund të blej unë një instalacion nën zyrat e mia 5 milionë euro dhe të lë të tjerët të numërojnë kafshatën. Kjo është 100 përqind e vërtetë.
Ndaj dhe kjo paketë e dhembshurisë është një paketë për drejtësi sociale.
Është një paketë për t’u dhënë dinjitetin dhe për të dëshmuar respektin ndaj njerëzve dhe një detyrim.
Ky është vetëm hapi i parë.
Iu garantoj se Made in Albania është dhe do jetë krenaria jonë kombëtare.
Kjo bashki në territorin e saj ka një potencial prodhues të jashtëzakonshëm.
Ka qenë kryetar komune Zef Hila i Bushatit. Fermerët krijuan një koperativë. 30 mijë kuintal shalqi prodhonin së bashku.
Dhe e pushtonin të parët tregun e Kosovës. Unë përmenda një asortiment, një prodhim. Po këtu prodhohet çdo gjë.
Ka rezerva minerale ndër më të rëndësishmet. Ka potencialin turistik të jashtëzakonshëm. Ka rezervat ujore më të mëdha se çod bashki tjetër. Dhe banorët ikin, ikin, ikin.
Kjo merr fund.
Çdo fermer do mbështetet me subvencione nga qeveria për çdo njësi prodhimi, për çdo fidan, për çdo kokë bagëti të rritur.
Çdo fermer do mbështetet me kredi të buta. 80 përqind të interesit do e paguajë qeveria.
Çdo fermer do mbështetet me fondin e garancive të prodhimit.
Çdo fermer do ketë falas këshillimet.
Çdo fermer do përfitojë TVSH-në, sepse TVSH nuk do jetë e njëanshme, por do jetë simetrike, si në blerje, edhe në shitje. Kështu që përpunuesit nuk do mund të preferojnë më prodhimet e importit, por do detyrohen të marrin prodhimet tuaja dhe paratë do u kthehen ju.
Do investohet intensivisht në sistemet e vaditjes dhe kullimit.
Do bëjmë gjithçka për suksesin e biznesit. Do vendosim taksën 10 përqind, taksa më e drejtë e shekujve dhe mijëvjeçarëve.
Do pjesëtojmë me 3 çmimin e energjisë. Sepse energjia që prodhohet nga ju, gjer në Fierzë, ka një kosto që bën plotësisht të mundshme ta shesim me 6 lekë dhe del me fitim përsëri.
Isha në treg në Tiranë, çfarë më thanë, ne e kishim taksën 120 lekë, tani na e kanë bërë 1500 lekë. Shteti i merr biznesit pse ka zënë 5 metra pllaka, 1500 lekë metrin katror. Ajo do zbresë aty ku ishte, 120 lekë.
Bashkitë u vërsulën në verbëri me taksa se si t’i falimentojnë.
Taksat që vënë bashkitë arrijnë në 8-10 përqind të xhiros.
Kufirin tek thana. Kurrë mbi 1 përqind të xhiros.
Se çfarë bëjnë ata, punësojnë patronazhistë, militantë, të paktën 30-40 përqind i kanë jashtë, dhe ndajnë rrogat mes tyre.
Mbi një e treta e punonjësve nuk ekzistojnë. Merr fund.
Ja pra ku gjenden paratë, se kanë hallin këta se ku gjenden paratë.
Ky grup i pamëshirë kërkon të rrëmbejë gjithçka në duart e tyre. Jeton në një luks të shfrenuar. Ndajnë pronat.
Sot në mëngjes në treg, ishte shumë prekëse, takoj një zonë, që kishte qenë komisioneve në zonën ku mundëm Ramiz Alinë, kishte firmosur pra disfatën e diktatorit të fundit. E përqafova.
Përsëri më tha, nuk kam marrë pronat.
Unë i premtova asaj dhe i premtoj çdo pronari, se në mënyrë absolute, 4-vjeçari do i japë zgjidhje përfundimtare problemit të pronësisë në Shqipëri.
Sikundër do i japim përgjigje përfundimtare dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë në total dhe përfundimisht.