Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Berisha dhe Bardhi pas mbledhjes së “frytshme” të opozitës, deputeti i “shtrin dorën” Bashës: E ftoj kolegun të na bashkohet

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Berisha dhe Bardhi pas mbledhjes së “frytshme” të opozitës, deputeti i “shtrin dorën” Bashës: E ftoj kolegun të na bashkohet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur takimin e mbajtur ditën e sotme me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputetët demokratë. Në një deklaratë për mediat, pas këtij takimi, Berisha tha se ishte një mbledhje shumë e frytshme teksa ritheksoi dhe njëherë qëndrimin e opozitës, duke thënë se janë të vendosur që mbrojnë votën dhe të gjithë ata që votuan kundër kësaj qeverie.

“Rama po përgatit atentatin më të rëndë në historinë 32-vjeçare ndaj pluralizmit, kërkon ti emërojë opozitës përfaqësuesin e saj Nga ana tjetër ka të dhëna se ai po përgatit atentatin më të rëndë në historinë 32-vjeçare të pluralizmit politik shqiptar, po përgatitet të marrë përsipër përdorimin e votave për ti emëruar opozitës përfaqësuesin e saj. Opozita është e vendosur të qëndrojë në të drejtën e saj si opozitë dhe në mbrojtje të opozitarizmit.

Opozita është e vendosur të qëndrojë në mbrojtje të votës, të të gjithë atyre që votuan kundër kësaj qeverie dhe për opozitën. Në mbledhje u diskutuan dhe çështje të tjera të rendit të ditës. Ranë në ujdi për të gjitha qëndrimet dhe mund të ju them se ishte një mbledhje shumë e frytshme”, tha Berisha.

Ndërkohë, kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën se janë duke mbajtur të bllokuar Komisionin për Reformën Zgjedhore. Ai tha se pavarësisht që kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi i premtoi që kërkesa e tyre për Reformën Zgjedhore do të futej në rend dite, kjo nuk ka ndodhur.

“Për të dalë tek çështje konkrete, kam informuar grupin parlamentar dhe gjithë kolegët për dy komisione hetimore, për abuzimet në sistemin TIMS- dhe kontratat koncesionare në fushën e Shëndetësisë. Së dyti jemi të ndërgjegjshëm se nuk është në interesin e Ramës që të hetohen personat që kanë vjedhur të dhënat në sistemin TIMS. Kryetari i grupit të PS-së u zotua publikisht se në rendin e ditës do të futet çështja e Reformës Zgjedhore, por nuk është futur.

Mazhoranca do të mbajë të bllokuar komisionin e Reformës Zgjedhore. Të ndalosh opozitën që të mos caktojë përfaqësuesit e saj për Komisionin e Reformës zgjedhore kërkon ta hedhësh në erë”, tha Bardhi, teksa më tej i bëri një ftesë publike edhe “ kolegut” të tij, ashtu si dhe ai i referohet, Lulzim Bashës që t’ i bashkohet opozitës dhe të bëhen bashkë në këtë betejë.

“E ftoj kolegun Basha të vijë në parlament të flasim dhe të bëjmë betejë. Pra mos vijë në parlament vetëm për të votuar. Gjithashtu 2 apo 3 çështje të tjera siç është zgjehdja e presidentit nuk kanë të bëjnë me reformën zgjedhore. Çështjet për reformën zgjedhore propozohen në komisionin e reformës dhe çdo koleg dhe deputetin Basha është i lutur të bëjë çdo përpjekje. Çdo deputet duhet ti cojë prioritetet në Kuvend”, tha Bardhi.

TË LIDHURA

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime
Politikë

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore
Aktualitet

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

19:26 | 25/10/2025
Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona
Aktualitet

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona

19:23 | 25/10/2025
Next Post
Arrestohen dy turistët francezë në Portin e Durrësit, do të iknin nga Shqipëria me armë e kanabis

Arrestohen dy turistët francezë në Portin e Durrësit, do të iknin nga Shqipëria me armë e kanabis

Çështja Gërdeci, GJKKO refuzon kërkesën e Mediut për thirrjen si dëshmitarë të mbi 90 personave

Çështja Gërdeci, GJKKO refuzon kërkesën e Mediut për thirrjen si dëshmitarë të mbi 90 personave

E rëndë në Vlorë, gruaja tenton të vetëdigjet me benzinë

E rëndë në Skrapar, 55-vjeçari var veten në kasollen e bagëtive







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com