Ish-ministri i Brendshëm, kolonel Dritan Demiraj duke u përfshirë në debatin për taksën në rrugën e Kombit ka treguar edhe përvojën e tij të fundit në Amerikë.
Ish-ministri Dritan Demiraj thekson se ditën e djeshme, ka bërë një udhëtim plot 1072 kilometra në një autostradë në SHBA, e cila ishte e re dhe nuk kishte paguar asnjë qindarkë për të.
“Të nderuar miq! U nisa sot nga Troy, Michigan për Miami, Florida dhe deri tek hoteli ku po pushoj sonte në Atlanta, Georgia bëra 1072 km në një super autostradë e gjitha e re dhe nuk pagova asnjë qindarkë.
God bless America and Albanian people.”, shkruan Demiraj.
Ndërkohë që Shqipëria është përfshirë në një valë revoltash ndaj taksës 5 euro për rrugën e kombit. Protesta e dhunshme e fundjavës që lamë pas në Kalimash ku banorët e Kukësit, por edhe protestues të tjerë kundërshtuan me forcë pagesën e kësaj takse ende nuk e ka tërhequr qeverinë Rama nga qëndrimi i saj.