Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Begaj vlerëson bashkëpunimin me AADF për projektet e zhvillimit të bujqësisë, turizmit dhe arsimit

1 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti këtë të mërkurë, 5 maj, në një takim Kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff si dhe drejtuesit ekzekutive të AADF-së.

Takimi u fokusua në projektet më të fundit të këtij fondacioni, që synojnë zhvillimin e sektorit të bujqësisë, turizmit, arsimin e fëmijëve në fushën e inteligjencës artificiale, si edhe lidhjes së komunitetit të kërkuesve shkencorë të Diasporës me institucionet shqiptare.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi i AADF-së midis akademikëve shqiptarë në Diasporë dhe institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri përmes “READ Fellowship”, si edhe projektet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, promovimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik në dobi të sipërmarrësve dhe qytetarëve shqiptarë.

Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin jetëgjatë të këtij fondacioni, i cili ka dhënë rezultate të prekshme në shumë fusha të zhvillimit të vendit dhe që vijon këtë traditë aktualisht me 37 projekte në të gjithë sektorët me ndikim thelbësor në avancimin e këtij zhvillimi.

Presidenti i Republikës përgëzoi zotin Granof për nismën “TOKA”, e cila synon zhvillimin e sektorit bujqësor në Shqipëri në linjë me standardet e Bashkimit Evropian dhe ato amerikane.

“Sektori i bujqësisë ka nevojë të rrisë produktivitetin dhe konkurrueshmërinë, standardet e cilësisë dhe sigurinë ushqimore”, theksoi Presidenti i Republikës, e në këtë aspekt projekti i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit sjell përmes ekspertizës dhe investimit një mbështetje për zhvillimin e fshatit dhe gjenerimin e të ardhurave.

Presidenti Begaj falënderoi krerët e fondacionit për arritjen e përfshirjes në UNESCO në një kohë relativisht të shkurtër në sajë të ekspertizës së thelluar të vlerave tona kombëtare, si: “Xhubleta” dhe “Lahuta”.

Kreu i Shtetit vlerësoi, gjithashtu, nismat ambicioze për të shtuar në Listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s edhe elemente të tjera, siç janë: “Dollia”, “Moti i Madh”, “Plisi” dhe Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, të cilat janë tashmë pjesë e Regjistrit tonë Kombëtar të Trashëgimisë.

“Projektet tuaja janë të prekshne, të vlerësuara nga shqiptarët dhe institucionet. Rezultatet e tyre mund dhe duhet të shërbejnë si modele suksesi për t’u ndjekur”, theksoi Kreu i Shtetit gjatë takimit me drejtuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

Mbledhja e qeverisë: Rritet dëmshpërblimi për të përndjekurit, 3 bashki në Paketën e Maleve

Monika Kryemadhi për Ilir Metën: Ka mbaruar ndoshta dashuria…

U pezullua pas tragjedisë, Hita shkarkon nga detyra Afrim Tafën







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com