Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“BE të dalë nga konfuzioni, t’i tregojë derën Britanisë së Madhe”

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
Dështon Brexit? Trafik ajror dhe radhë në porte, ç’pritet të ndodhë

Nga Judy Dempsey “The Washington Post”/ Është koha që Britania të dalë nga Bashkimi Europian, me apo pa marrëveshje. Kjo perspektivë, e tmerron pjesën tjetër të 27 vendeve anëtare të bllokut. Vështirë se kalon një ditë, pa udhëheqës ose ministra, që i luten qeverisë britanike ta bëjë të qartë nëse dëshiron të largohet (apo të qëndrojë).

Situata u rëndua të martën. Parlamenti britanik kundërshtoi një “Brexit pa asnjë marrëveshje”. Kryeministrja Tereza Mej, dëshiron tashmë të rikthehet në Bruksel për të rinegociuar marrëveshjen origjinale, që ajo nënshkroi mbi statusin e kufirit midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës.

E vërteta është se diplomatëve dhe udhëheqësve të BE-së, u ka ardhur në majë të hundës me paaftësinë e madhe të qeverisë britanike, të opozitës, të kampeve pro Brexit, dhe atyre pro qëndrimin në union. Të gjithë e dinë se Brexit ka qenë një shpërqendrim vëmendjeje, pikërisht në një kohë kur Evropa po përpiqet të përballet me ndryshimin e pozicionit gjeopolitik ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Evropianët duan që saga e Brexit të marë fund. Britania ka pasur gjithnjë një marrëdhënie

të paqartë me Bashkimin Evropian, qëkur iu bashkua në vitin 1973. Është koha t’i jepet fund kësaj paqartësie. Vazhdimi për vazhdimin e anëtarësimit të Britanisë në BE, i nxitur nga një referendum tjetër apo çfarëdolloj kompromisi të paligjshëm, do të ishte helmues.

Ndarjet ndërmjet atyre që duan të largohen apo qëndrojnë në BE, janë aq të thella sa çdo delegacion britanik në BE, do të paralizohej. Ai do të kishte frikë të bënte ndonjë deklaratë, për reformimin e mëtejshëm të institucioneve evropiane.

Ndërkohë, një prani e vazhdueshme britanike në BE, nuk mund të pretendonte një mandat të pakualifikuar nga populli britanik. Politika britanike ndaj Brukselit, do të ishte kaotike, madje shkatërruese. Dhe kjo nuk është ajo për të cilën ka nevojë BE, sidomos duke pasur parasysh rritjen e lëvizjeve populiste. Pasiguria tjetër është NATO.

Më shumë shtete anëtare, po mbështesin idenë se angazhimi i SHBA-së ndaj NATO-s po pakësohet. Ata e dinë se evropianët do të duhet të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen e tyre, për të marrë seriozisht sigurinë e kontinentit të tyre, dhe për të siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk janë duke u mbështetur më tek aleanca e tyre të madhe.

Megjithatë, ishte Britania ajo që e pengoi BE-në nga krijimi i një selie të përbashkët ushtarake, kur Barak Obama shpalli vëmendjen e tij kryesore ndaj Azisë. Ishte Britania, përfshirë tabloidët britanikë anti-BE, që akuzoi Komisionin Evropian se kërkonte një politikë më të integruar të mbrojtjes, madje edhe një ushtri evropiane – diçka që nuk ka gjasa të ndodhë brenda një të ardhme të parashikueshme.

BE në tërësi nuk ka një pikëpamje të përbashkët strategjike, dhe e urren idenë e fuqisë së ashpër, ndërsa shumica e shteteve anëtare kundërshtojnë lëshimin e sovranitetit të tyre mbi mbrojtjen tek Brukseli. Kundërshtimet britanike ndaj një politike të përbashkët të mbrojtjes dhe sigurisë evropiane, i përkeqësuan dhe shfrytëzuan këto dallime.

Megjithatë, një Europë pa Britaninë do ta kishte shumë më të lehtë të krijonte koalicione të gatshme për çështje specifike, duke e anashkaluar BE, diçka që Franca e dëshiron për shkak se mbrojtja e BE-së, është një ide që nuk po zbatohet dot. Kjo i përshtatet Britanisë.

Ajo mund t’i bashkohet koalicioneve të tilla. Sa i përket Gjermanisë, ajo e ka përdorur kundërshtimin e Britanisë për më shumë integrim në fushën e mbrojtjes, si një alibi për mosveprim. Prandaj Brexit mund të ndihmonte BE-në të sqarojë atë që dëshiron të ndodhë.

Irlandezët me të drejtë i frikësohen një Brexit pa marrëveshje. Kjo mund të çojë në futjen e kontrolleve kufitare midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës.

Kontrolle të tilla, u zhdukën falë Marrëveshjes të së Premtes së Mirë, që i dha fund dekadave të dhunës sektare në provincë. Padija e habitshme e treguar nga mbështetësit e Brexit, rreth ndikimit të një Brexit pa marrëveshje tek qëndrueshmëria e marrëveshjes së paqes, nxjerr në pah arrogancën dhe dritëshkurtësinë e elitave qeverisëse, pavarësisht nëse i përkasin konservatorëve në pushtet apo Partisë Laburiste në opozitë.

Nëse Britania do të largohet, në Irlandë do të ndodhin më shumë gjëra, sesa thjesht shfaqja e pakënaqësisë. Procesi i paqes është në rrezik. Është koha që Komisioni Evriopian dhe shtetet anëtare të çojnë Brexit në përfundimin e tij logjik. Duhet bërë një përjashtim për Irlandën e Veriut.

Ekziston një precedent i këtij lloji. Ekslava ruse e Kaliningradit, e cila ndodhet midis anëtareve së BE-së, Polonisë dhe Lituanisë, fitoi një status të veçantë nga KE në vitin 2012. Kjo i lejoi banorët e këtij qyteti të hyjnë në Poloni pa viza, për aq kohë sa ata qëndrojnë brenda 30 kilometrave të kufirit.

Ishte një vendim jashtëzakonisht i suksesshëm. Kjo marrëveshje tani ka rënë. Qeveria polake nuk vlerësoi përfitimet e këtij përjashtimi, dhe e anuloi atë – duke shkaktuar pakënaqësi të mëdha në të dyja anët e kufirit, pasi shumë prej qytetarëve kishin përfituar nga kjo. Megjithatë, kjo risi ofron një model të mundshëm për një të ardhme të kufirit Irlandë-Irlanda e Veriut pas Brexit. Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

TË LIDHURA

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë
Aktualitet

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

18:18 | 04/04/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…
Aktualitet

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete

17:17 | 04/04/2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, ekspertët kërkojnë gjoba më të larta
Aktualitet

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, ekspertët kërkojnë gjoba më të larta

17:14 | 04/04/2026
Next Post
Tirana e shiti 400 mijë euro, talenti 20-vjeçar firmos me Barcelonën

Tirana e shiti 400 mijë euro, talenti 20-vjeçar firmos me Barcelonën

Shqipëria merr kryesinë e OSBE-së në 2020-tën

OSBE e shqetësuar: Shqipëria ka bërë hapa pas në luftën kundër korrupsionit

Zhegrova, “blerja” më e re e Panuccit

E kërkon Tare te Lazio, ylli i Kosovës pranë ekipit të Xhakës







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë
Aktualitet

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

by mirseda
18:18 | 04/04/2026
0

Policia e Korçës ka dalë me një deklaratë pas gjetjes së dy emigrantëve të paligjshëm pa shenja...

Kriza e Ngushticës së Hormuzit, pse ky kalim i vogël po e mban peng ekonominë globale

Kriza e Ngushticës së Hormuzit, pse ky kalim i vogël po e mban peng ekonominë globale

18:03 | 04/04/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete

17:17 | 04/04/2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, ekspertët kërkojnë gjoba më të larta

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, ekspertët kërkojnë gjoba më të larta

17:14 | 04/04/2026
“Ferri mbi ta”, Trump: Iranit po i mbaron koha për marrëveshje

“Ferri mbi ta”, Trump: Iranit po i mbaron koha për marrëveshje

16:58 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com