Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

BE: Assadi bashkëfajtor për sulmin me gaz

9 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
BE: Assadi bashkëfajtor për sulmin me gaz

“Me sa duket, përgjegjësia kryesore për aktin është te qeveria e pushtetmbajtësit Baschar al-Assad, sepse është ajo që ka përgjegjësinë që ta mbrojë popullin dhe të mos sulmojë”, theksoi e ngarkuara me Politikën e Jashtme të BE, Federica Mogherini. Sulmi në Çan Sheiçun, në provincën veriperëndimore Idlib, është një “kujtesë e faktit se gjendja në vend vazhdon të jetë edhe më tej dramatike”, shtoi Mogherini në kuadër të konferencës për ndihmën ndaj Sirisë në Bruksel.

Qeveria e SHBA-së foli për një incident të papranueshëm dhe njëkohësisht tërhoqi vëmendjen në faktin se Assadi është një realitet politik. Sulmi nuk mund të injorohet nga “bota e civilizuar”, tha zëdhënësi i Donald Trumpit, Sean Spicer në Uashington. Spicer bëri përgjegjëse për sulmin, qeverinë siriane. Njëkohësisht, ai e akuzoi ish-Presidentin Barack Obama se kishte dështuar me strategjinë e tij në Siri, duke i mundësuar incidente të tilla.

Britania: Sulm i qëllimshëm

Ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson, beson se kemi të bëjmë me një sulm të qëllimshëm të forcave të armatosura qeveritare. “Kjo përmban të gjitha shenjat e një sulmi prej regjimit, i cili ka përdorur në mënyrë të përsëritur armë kimike”, tha Johnson në një konferencë të përbashkët shtypi në Londër me homologun e tij gjerman, Sigmar Gabriel. Gabriel deklaroi, se nëse konfirmohet që njerëzit janë bërë viktimë e një sulmi me gaz helmues, për të cilin e mban përgjegjësinë regjimi sirian, ky do të ishte një akt mizorie pa të dytë. Për këtë arsye, në luftë kundër terrorizmit nuk duhet të mbështetemi te qeveria e Assadit, kërkoi Gabriel. Edhe aktivistë sirianë bënë fajtor për bombardimin, avionë luftarakë të qeverisë.

Qeveria siriane e Rusia distancohen

Qeveria e Damaskut hodhi poshtë kategorikisht çdo faj. Një gjeneral sirian, i cili donte të mos e thoshte emrin, deklaroi se ushtria nuk ka përdorur gaz helmues në Çan Sheiçun. Edhe forcat e armatosura ruse i kundërshtuan supozimet, se mund të kenë qenë të përfshira në sulm. Në rajonin e prekur nuk ka pasur fluturime ruse për bombardime, bëri të ditur ministria ruse e Mbrojtjes.

Sipas të dhënave të Qendrës siriane të Vëzhgimit për të Drejtat e Njeriut, në një sulm ajror, të martën në mëngjes, u vranë të paktën 70 civilë, midis tyre njëmbëdhjetë fëmijë të vegjël. Më shumë se 60 vetë u plagosën. Organizata siriane UOSSM foli së fundi për 65 të vrarë dhe 350 të plagosur. Ndihmës të tjerë folën për 100 viktima dhe 400 të plagosur.

I ngarkuari i OKB-së për Sirinë, Steffan de Mistura kërkoi një sqarim të gjerë sulmit, ku dyshohet se është përdorur gaz helmues. Ende nuk ka “konfirmim zyrtar dhe të besueshëm”, tha de Mistura, në Bruksel. Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të merret të mërkurën me incidentin. Deri tani, në luftën e Sirisë, gaz helmues kanë përdorur si trupat qeveritare, ashtu edhe Shteti Islamik. Kjo është konstatuar në një raport të një komisioni hetimor të OKB-së.

‘‘Deutsche Welle’’

TË LIDHURA

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

22:42 | 14/03/2026
Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht
Bota

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun
Bota

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Next Post
SHBA: Nëse nuk ndërhyn OKB-ja, merremi ne me Asadin

SHBA: Nëse nuk ndërhyn OKB-ja, merremi ne me Asadin

“Volta”, çdo dëshirë e juaja në një biçikletë

“Volta”, çdo dëshirë e juaja në një biçikletë

Godell guximtari, rikthehet kampion dhe shkruan historinë

Godell guximtari, rikthehet kampion dhe shkruan historinë







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com