Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

BBC/ “Në gjak” që kur lindi; Jeta e Nikos, 13-vjeçarit të ngujuar në Shkodër

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
BBC/ “Në gjak” që kur lindi; Jeta e Nikos, 13-vjeçarit të ngujuar në Shkodër

Agjencia prestigjioze e lajmeve BBC i ka kushtuar një artikull fenomenit të gjakmarrjes, një fenomen që është ende i pranishëm në Shqipëri sidomos në veri.

BBC sjell në fokus rastin e 13-vjeçarit shkodran Niko, i cili për shkak të një konflikti të hershëm të familjes së tij, është detyruar të ngujohet që në lindje.

Ai jeton me gjyshërit e moshuar, ndërsa mësimet i merr në shtëpinë e tij, ku vijnë mësueset pasi Niko nuk mund të shkollohet si çdo fëmijë tjetër për shkak të gjakmarrjes.

Artikulli i plotë i BBC, përkthyer nga Tirana Today:

Thuhet se hakmarrja është një pjatë që më mirë të serviret e ftohtë dhe në Shqipëri serviret më e ftohtë seç mund ta imagjinosh.

Mosmarrëveshjet e njohura si “gjakmarrje” mund të prekin disa breza, duke prekur pasardhës që nuk kanë të bëjnë me vrasjen në fjalë.

Edhe pse ata kanë një histori të gjatë, gjakmarrja mbetet “e fuqishme” edhe sot, me 68 familje të paafta për të dalë nga shtëpia vetëm në rajonin e Shqipërisë veriore në Shkodër për shkak të gjakmarrjes.

Ne vizituam Nikon, një djalë 13-vjeçar në shtëpinë e tij në veri të Shqipërisë. Niko thuhet se është “në gjak” me fjalë të tjera, nën kërcënimin e vrasjes për krime të bëra para se ai të lindte.

Niko jeton me gjyshërit e tij të moshuar dhe është në rrezik sa herë që largohet nga shtëpia. Dhjetëra familje të tjera në rajonin verior të Shkodrës të Shqipërisë gjithashtu jetojnë me “arrestim shtëpiak” të vetë-imponuar nga frika që kanë për jetën e tyre.

Tre mësueset duke udhëtuar me varkë drejt shtëpisë së Nikos

Ne u morëm nga rruga nga mësuesja Liljana Luani dhe hipëm në një varkë për të vizituar Nikon në komunitetin e tij të izoluar.

Zonja Luani është e specializuar për mësimin e fëmijëve të ngujuar në shtëpitë e tyre. Gjakmarrja nuk i lë ata të largohen fare nga shtëpia, dhe as të shkojnë në shkollë.

Çështjet që rregullojnë fenomenin e gjakmarrjes janë kodifikuar në një libër ligjesh të quajtur Kanuni, i cili daton që në shekullin e 15-të.

Kanuni vendosi rregullin e jetesës në veriun e Shqipërisë. Por, zonja Luani thotë se Kanuni është keqpërdorur shpesh nga ata që përfshiheshin në gjakmarrje.

“Nëse ata i ndjekin rregullat e Kanunit… ata nuk do të vrisnin fëmijë dhe gra, por sot nuk po zbatohen as rregullat e Kanunit dhe as ligjet e shtetit”, shpjegoi ajo.

“Ka ndodhur që janë vrarë gra dhe janë vrarë edhe fëmijë. Unë mendoj se autoritetet shtetërore të zbatimit të ligjit duhet të bëjnë më shumë dhe se ato nuk po e bëjnë punën e tyre siç duhet”.

Niko me gjyshen e tij

Çështja e gjakmarrjes përfshiu familjen e Nikos menjëherë pas krizës së thellë ekonomike në Shqipëri, e shkaktuar nga shembja e të ashtuquajturave skemave piramidale. Kaosi çoi në një kolaps të besimit në institucionet shtetërore dhe gjyqësorin.

Familja u ngatërrua në një mosmarrëveshje për tokën me një familje në një fshat aty pranë. Një anëtar i familjes së Nikos vrau një nga fqinjët. Kjo çoi në grindje dhe mosmarrëveshje të tjera që përfshijnë komunitetet aty pranë.

Për pasojë, asnjë nga prindërit e Nikos nuk jeton në shtëpinë e familjes, duke e lënë atë të rritet nga gjyshërit e tij pranë shtëpive të familjeve të përfshira në konflikt.

Zonja Luani tha se Niko nuk di pak për konfliktin: “Ai dëgjon njerëzit e tjerë teksa flasin për çështje që lidhen me gjakmarrjen. Dhe ai vetëm qëndron i heshtur, por kuptohet se ai është shumë i zemëruar. Ai e di që është “në gjak”, se jeta e tij është në rrezik dhe se duhet të jetë shumë i kujdesshëm.”

Kolonel Gjovalin Loka, shefi i policisë për rajonin e Shkodrës, tha se po bënte gjithçka që mundte për të parandaluar dhe hetuar gjakmarrjet.

Mësuesja Liljana Luani me Nikon

“Ne kemi hetuar intensivisht raste të vrasjeve që mund të kenë ardhur si pasojë e gjakmarrjes. Dhe ne kemi ndërhyrë në disa raste me marrjen e informatave se po bëheshin përgatitjet për thyerjen e ligjit”, tha ai.

Kolonel Loka u ankua gjithashtu se njerëzit po keqpërdornin kanunin, duke shtuar: “Njerëz të ndryshëm po e interpretojnë atë në mënyra që u përshtaten atyre. Kanuni nuk po zbatohet siç duhet.

Përveç kësaj, në ditët tona kemi ligjet e shtetit modern shqiptar, që janë në përputhje me ligjin evropian – dhe koha ka mbaruar për Kanunin, vendi i tij tani është vetëm në arkivat”.

Mendohet se reformat e vazhdueshme të institucioneve shtetërore dhe gjyqësore do të kenë sukses në qoftë se gjakmarrja çrrënjoset nga jeta shqiptare.

Doktor Olsi Lelaj, studiues në Institutin e Antropologjisë dhe Studimeve mbi Artin në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, tha: “Nuk është çështja e të pasurit një institucioni të fortë shtetëror, por të pasurit e një institucioni të drejtë shtetëror”.

Ndërkohë, zonja Luani vazhdon të shqetësohet për të ardhmen e Nikos.

“Mendoj se ky është një problem që mund të zgjidhet nga të gjithë ne. Gjithashtu punoj shumë me prindërit, sidomos me nënat e këtyre fëmijëve, sepse nënat janë ato që ua mësojnë dhe ua kalojnë fëmijëve tolerancën,i mësojnë si të falin për të mos vazhduar me ciklin e dhunës”./ Tirana Today

Tags: 13 vjecariBBCgjakmarrjai ngujuarNikoShkoder

TË LIDHURA

Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit
Aktualitet

Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

22:36 | 21/05/2025
A do të bien ‘bosët’? Flet prokurori i SPAK: Priten ‘pentito’ që do të trondisin
Aktualitet

A do të bien ‘bosët’? Flet prokurori i SPAK: Priten ‘pentito’ që do të trondisin

22:02 | 21/05/2025
“Nga dhuna e burrit humba fëmijën”, nëna e dy të miturve kërkon drejtësi
Aktualitet

“Nga dhuna e burrit humba fëmijën”, nëna e dy të miturve kërkon drejtësi

21:26 | 21/05/2025
Next Post
Lilaj dhe Veseli me bindje të plotë: Japim maksimumin dhe fitojmë

Lilaj dhe Veseli me bindje të plotë: Japim maksimumin dhe fitojmë

FSHF: Ja pse u grumbullua kombëtarja në Antalya

FSHF: Ja pse u grumbullua kombëtarja në Antalya

Irak/Rrëzohet helikopteri ushtarak në stërvitje, humbin jetën 7 persona

Irak/Rrëzohet helikopteri ushtarak në stërvitje, humbin jetën 7 persona

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka
Bota

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka

by mirseda
22:42 | 21/05/2025
0

Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë tha në një intervistë ekskluzive për Washington Free Beacon...

Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare

Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare

22:40 | 21/05/2025
Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

22:36 | 21/05/2025
Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ky detaj ndez dyshimet

Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ky detaj ndez dyshimet

22:33 | 21/05/2025
Ish-banorja e Big Brother pa doreza: Limi iu ngjit Albës

Ish-banorja e Big Brother pa doreza: Limi iu ngjit Albës

22:18 | 21/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com