Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Bashkëpunëtorit të Presidentit Trump i vihen prangat, ja arsyeja

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Bashkëpunëtorit të Presidentit Trump i vihen prangat, ja arsyeja

Roger Stone, aleat i vjetër dhe këshilltar i Presidentit Trump gjatë fushatës së tij zgjedhore, u arrestua sot nën akuzat për pengim të drejtësisë, manipulim të dëshmitarëve dhe deklarata të rreme, siç thuhet në aktpadinë e bërë publike nga zyra e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller. Zoti Stone dyshohet si hallkë lidhëse mes fushatës Trump dhe portalit Wikileaks që publikoi emailet dhe informacione të tjera të dëmshme për demokratët gjatë zgjedhjeve të 2016-s.

Roger Stone, i cili ka thënë disa herë gjatë intervistave se kishte shumë gjasa që të përballej me akuza, do të përballet zyrtarisht me akuzat sonte, kur të paraqitet në gjykatë në Fort Loderdejl të Floridës, njofton zyra e Prokurorit Mueller.

Roger Stone ka qenë nën hetime për rolin e tij gjatë fushatës presidenciale të zotit Trump, kur pat lënë të kuptohet se kishte informata të grumbulluara nga hakerë, të cilat mund t’i vinin në pozitë të vështirë demokratët, përfshirë rivalen e zotit Trump, Hillary Clinton. Ai e pat sulmuar haptazi procesin hetimor lidhur me rolin e Rusisë në zgjedhje, duke e quajtur një teori konspiracioni e demokratëve:

“Mendoj se pjesa më e madhe e amerikanëve tani e kuptojnë se akuzat për bashkëpunim të fshehtë me Rusinë janë sajuar thjesht për të larguar vëmendjen nga probleme më serioze të abuzimit të pushtetit kur administrata Obama përdorte autoritetin dhe kapacitetet e shtetit përmes Ligjit për Survejim për të përgjuar fushatën e Donald Trumpit për president,” pat thënë Roger Stone, në përgjigje të akuzave që qarkullonin për lidhjet e fushatës Trump me rusët.

Sipas aktpadisë, zoti Stone kishte biseduar me zyrtarë të lartë të fushatës Trump lidhur me “Organizatën 1” dhe informacionin e dëmshëm që mund të kishte “kjo organizatë për fushatën Clinton”. Sipas përshkrimit, besohet se fraza “Organizata 1” nënkupton portalin Wikileaks, i cili publikon informacione sekrete e dokumente qeveritare të siguruara në mënyrë të paligjshme nga burime anonime.

Po sipas aktpadisë, Roger Stone “ka ndërmarrë veprime për të penguar” hetimet e komisioneve të zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat lidhur me rolin e Rusisë në zgjedhjet e 2016-ës.

Prokurorët thonë në dokumentet e akuzës se zoti Stone “kishte dërguar e marrë një numër mesazhesh me email dhe SMS gjatë fushatës së 2016-ës, ku fliste për Organizatën 1, kreun e saj dhe emailet e hakeruara që kishte në zotërim kjo organizatë”. Në aktpadi prokurorët thonë se zoti Stone kishte ende në zotërim një pjesë të këtyre emaileve kur u pyet nga hetuesit, por ai dha dëshmi të rreme në përgjigjet e tij.

Aktpadia që mban datën e djeshme e akuzon zotin Stone për veprën penale të pengimit të drejtësisë në një rast, deklarata të rreme në pesë raste të ndryshme dhe manipulim të një dëshmitari. Sipas aktpadisë, ai është përpjekur të bindë një dëshmitar të japë dëshmi të rreme dhe të mos japë të gjithë informacionin gjatë procesit hetimor nga komisionet e Kongresit.

Avokati i zotit Stone u kontaktua nga agjencia e lajmeve Reuters lidhur me arrestimin e klientit të tij, por nuk pranoi të komentonte.

TË LIDHURA

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Bota

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

08:56 | 03/01/2026
Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor
Bota

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Kina dhe Malajzia mirëpresin Vitin e Ri 2026, Hong Kongu anulon festimet
Bota

Kina dhe Malajzia mirëpresin Vitin e Ri 2026, Hong Kongu anulon festimet

17:41 | 31/12/2025
Next Post
Ratifikimi i marrëveshjes së Prespës/ Ministria e Jashtme: Falë edhe faktorit shqiptar

Ratifikimi i marrëveshjes së Prespës/ Ministria e Jashtme: Falë edhe faktorit shqiptar

Stoltenberg: Rusia nuk është e gatshme të respektojë traktatin e raketave

Transportonin kokainë, arrestohet çifti shqiptarë në Itali

Pranga shqiptarit në Itali, tentoi të përdhunonte bashkëshorten së bashku me dy shokë të tij







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas
Aktualitet

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

by mirseda
10:11 | 03/01/2026
0

Pas një situate tejet problematike që zgjati nga orët e para të mëngjesit deri rreth orës 23:00...

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

08:56 | 03/01/2026
“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

10:52 | 02/01/2026
Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com