Ja çfarë thotë Gjermania 24 orë pas marrjes së vendimit, moshapjes së negociatave dhe shtyrjen e vendimit për hapjen e negociatave ose jo deri në qershor.
Citoj, si duhet lexuar vendimi i Këshillit Europian: “Deri në qershor 2019 nuk ndodh asgjë sa i përket negociatave, vendet duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë, implementimi do të vëzhgohet dhe vlerësohet nga Komisioni. Është e paqartë se çfarë do të ndodhë në qershor 2019, por jo negociatat.
E qartë është që Këshilli, si edhe këtë vit, edhe në qershor 2019 do të merret me paketën e zgjerimit dhe do të nxjerrë përfundimet. Konferenca e parë e negociatave mund të bëhet në fund të 2019 vetëm në varësi të progresit të arritur dhe aprovimit nga Këshilli”. “Procesi i negociatave’, vazhdon dokumenti të cilin e citoj fjalë për fjalë, “fillon në fund të 2019, gjithmonë nëse janë arritur përparimet e nevojshme sipas pikëpamjes së Këshillit.
Vendimi për hapjen e negociatave në Konferencën e parë”, vijon dokumenti zyrtar gjerman “është edhe në varësi të procedurave të parlamenteve kombëtare”, citohen konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm.
“Këtu”, vazhdon dokumenti gjerman, “do të pyetet edhe Bundestag-u përpara se Këshilli të dalë me qëndrimin e tij në dhjetor 2019. Kjo do të thotë”, përfundon dokumenti zyrtar gjerman, “nuk ka hapje të negociatave përpara se të ketë një vendim të Bundestag-ut”, që është natyrisht, e drejta dhe detyrimi kushtetues i Parlamentit gjerman.