Kreu i Partisë Demokratike ka replikuar me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të cilit i ka kërkuar që të nis vettingun nga vetja e tij.
Basha i përmendi Xhafajt vëllanë e tij dhe paraardhësin Saimir Tahiri, ndërsa tha se i ka mbrojtur këta të fundit duke ndryshuar kodin e procedurës penale.
Kreu i PD-së i kërkoi Xhafajt që të arrestonte Tahirin si provë që ai është pro drejtësisë.
Fjala e Bashës:
Fatmir e kuptoj se i ke bërë ballë komunizmit. Këtu harroje se mund të më kërcënosh mua apo opozitën.
Tregon që je pjesë e problemit, s’mund të jesh pjesë e zgjidhjes. Lëri dërdëllimat, këtu në ligj fut Vetingun e ministrit, Pikë! Ti ke shkelur kushtetutës që te emërosh kryeprokuroren për të shpëtuar yt vëlla, ke ndryshuar kodin e procedurës penale që të mos ekstradohet vëllai yt.
Edhe ti e kontrollon kapobanda se ti e di sa materiale komprometuese ke për të., Si do e ndalim këtë, duke bërë vetting për policin në Ersekë?
Duke vënë figuruat e mafias duke vënë për të bërë Vettingun? As mos u skuq dhe as mos u zverdh, prano amendamentin dhe miratoje, arrestoje paraardhësin tënd dhe jepi provë shqiptarëve që je me drejtësinë. Pa bërë këto as nuk impr4esionin njeri, por tregohesh që pjesë e faqes së zezë, bëji këto dhe të garantoj se çdo qindarkë, çdo akt i familjes time është në transparencën e institucioneve të vendit dhe evropiane. Dhe aty s’mund të gjesh as drogë, as krim, as pastrim parash. Nuk na impresionin dot, shiko vaj medetin e kriminelit me të cilin ti dhe shefi yt darkoni nga mëngjesi deri në darkë.