Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha tregon arsyet pse gënjen sërish Rama

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Basha tregon arsyet pse gënjen sërish Rama

“Edi Rama mendon se, meqë i gënjeu njerëzit njëherë, mund t’i gënjejë përsëri”, ka qenë ky reagimi i kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha pas replikave të fundit nga distanca midis tij dhe kryeministrit Rama.

Basha me anë të një statusi në “Facebook” ka sulmuar Kryeministrin lidhur me premtimet e pambajtura gjatë katërvjeëarit të parë dhe rinisjen e tyre  nga e para për katër vjeçarin e ardhshëm.

Sipas Bashës, Edi Rama kujton se njerëzit nuk kuptojnë, prandaj i gënjen, i përçmon dhe i tall çdo ditë ata, dhe nga ana tjetër, ai shprehet se Republika e Re do ti nxjerrë qytetarët nga mjerimi.

Kujtojmë se pas marrëveshjes PD-PS lidhur me datën e zgjedhjeve dhe votimin e disa nga pikat me të rëndësishmes si Vettingu etj., duket se dy krerët e partive kanë nisur sulmin ndaj njëri-tjetrit për të rritur elektoratin e partive që drejtojnë.

Statusi

Edi Rama mendon se, meqë i gënjeu njerëzit njëherë, mund t’i gënjejë përsëri. Pasi nuk mbajti asnjë premtim, qoftë edhe një të vetëm, ai ka filluar të premtojë nga e para.

Premtoi 300 mijë vende pune, por nuk hapi asnjë. 300 mijë shqiptarë e braktisën Shqipërinë katër vitet e fundit për të gjetur punë në emigrim, por në vend të kërkojë falje, ai po gënjen prapë se do të hapë 220 mijë vende në mandatin e dytë. Në katër vite, të varfërit u varfëruan më shumë, ndërsa një grusht oligarkësh u bënë më të pasur nga favoret e qeverisë, por ai prapë gënjen kur thotë se do të punojë për të varfërit. Shëndetësia e premtuar falas është rrënuar dhe njerëzit paguajnë çdo gjë nga xhepi i tyre, por ai gënjen edhe një herë duke premtuar se do e bëjë falas në mandatin e dytë. Ai i braktisi fermerët e nuk u dha kurrë mbështetje, por ai tani premton se me të do të lulëzojë bujqësia. Krimi zaptoi shtetin e ekonominë dhe kanabisi mbuloi Shqipërinë, por ai thotë se ka bërë shtet dhe do bëjë edhe më shumë shtet.

Edi Rama kujton se njerëzit nuk kuptojnë, prandaj i gënjen, i përçmon dhe i tall çdo ditë ata. Shpërfillja ndaj qytetarëve dhe përqëndrimi i pushtetit e pasurisë në pak duar është vete thelbi i republikës së vjetër. Ndryshimi më i madh që do sjellë Republika e Re është kthimi i pushtetit tek njerëzit, të cilët do të kenë mundësi të jetojnë në mënyrë të ndershme, me punën dhe aftësitë e tyre.

 

 

Tags: bashagënjejë përsëriPartisë Demokratike

TË LIDHURA

Me ftesë nga Selia e Shenjtë, Rama niset për në Vatikan.Kryeministri do të pritet nga Papa Leoni XIV
Aktualitet

Me ftesë nga Selia e Shenjtë, Rama niset për në Vatikan.Kryeministri do të pritet nga Papa Leoni XIV

14:06 | 04/02/2026
Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE
Aktualitet

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses
Aktualitet

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Next Post
Maqedonia nën vëzhgimin e Presidentit Putin

Maqedonia nën vëzhgimin e Presidentit Putin

Ja arsyet përse po zhvlerësohet euro në Shqipëri

Ja arsyet përse po zhvlerësohet euro në Shqipëri

“Rivalët”, ish-kapiteni i Barcelonës simpatizon lojtarin e Realit

"Rivalët", ish-kapiteni i Barcelonës simpatizon lojtarin e Realit







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

21:25 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Ka ende ndjenja për Keijsin? Stelina  Jam shumë e trazuar! Komenton edhe bisedën virale në rrjet
Showbizz

Ka ende ndjenja për Keijsin? Stelina Jam shumë e trazuar! Komenton edhe bisedën virale në rrjet

by mirseda
14:57 | 04/02/2026
0

Pas daljes nga shtëpia më e ndjekur në vend, Stelina foli për herë të parë për ‘Shqipëria...

33 masa arresti për skandalin e mbetjeve të “Kurum”/ Prokuroria e Durrësit njoftim zyrtar

33 masa arresti për skandalin e mbetjeve të “Kurum”/ Prokuroria e Durrësit njoftim zyrtar

14:53 | 04/02/2026
Shehaj: Kryeministri po sulmon drejtësinë në kohën kur GJK duhet të vendosë për Ballukun

Shehaj: Kryeministri po sulmon drejtësinë në kohën kur GJK duhet të vendosë për Ballukun

14:24 | 04/02/2026
Me ftesë nga Selia e Shenjtë, Rama niset për në Vatikan.Kryeministri do të pritet nga Papa Leoni XIV

Me ftesë nga Selia e Shenjtë, Rama niset për në Vatikan.Kryeministri do të pritet nga Papa Leoni XIV

14:06 | 04/02/2026
A do të ketë protestë të pandërprerë para Kryeministrisë ,Berisha: Kërkesa e qytetarëve do zbatohet!

A do të ketë protestë të pandërprerë para Kryeministrisë ,Berisha: Kërkesa e qytetarëve do zbatohet!

13:37 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com