Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e sotme aleatët e PD-së te selia blu.
Mbledhja ka nisur para pak minutash dhe mendohet se agjenda e këtij takim të befasishëm është aksioni i protestave masive në të gjithë vendit.
Sipas deklaratës së djeshme të Bashës, nëse mazhoranca nuk i hap rrugë dialogut për zgjidhjen e krizës politike dhe krijimit të qeverisë teknike, që do të garantojë zgjedhjet e lira, PD do të nisë protestat.
Krydemokrati ka konfirmuar edhe para pak ditësh se opozita shqiptare do të protestojë, në një tubim të madh kombëtar, në datën 7 maj, në Kavajë për të bllokuar procesin zgjedhor për kreun e bashkisë së këtij qyteti.