Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Basha të flasë konkretisht ose të heshtë njëherë e mirë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Makijazhi politik që fsheh mafien e pronave

Nga Andi Bushati/ Prej disa javësh opozita është futur në një spirale haluçinante kërcënimesh duke lënë të kuptohet se ka në dispozicion dosje që do të tronditin politikën shqiptare. Njerëzit e saj u thonë gazetarëve se tashmë Gjushi i Durrësit është kapur duke dhënë pasuri publike në këmbim të votave. Eksponentë të lartë janë gati të vënë bast se Lala i Elbasanit është përgjuar me kriminelë.

Këtyre fjalëve të korridoreve u jep vulën e vërtetësisë edhe vetë Lulzim Basha i cili shfaqet herë në tribunën e parlamentit dhe herë në atë të selisë blu, për të deklamuar: “Do ta shihni se çfarë do të dalë së shpejti”.

Por, prej javësh asgjë nuk ndodh dhe ithtarët e opozitës kanë filluar të lodhen nga kjo lojë kukamshefti që më shumë i ngjan një shantazhi.

Pikërisht, kjo, frika se mos gjithçka po përdoret për shantazh është rreziku më i madh që mund të zhvlerësojë edhe denoncimet që janë bërë deri më tani edhe ato që premtohen të bëhen në të ardhmen.

Këtë ndjenjë të keqe e përforcon edhe më shumë mënyra se si janë sjellë dy partitë tona të mëdha, me skandalet që kanë pasur në dorë.

Po të shohim tani, menjëherë pas shpërthimit të aferës Tahiri, socialistët janë hedhur në një sulm frontal për të zhvendosur vëmendjen drejt mendësisë: “Të gjithë jemi njësoj”.

Të tronditur fort nga dosja italiane e Habilajve ata po ngrenë një stuhi në gotë për paratë që Lulzim Basha ka paguar në ShBA për lobing, për mënyrën se si qeveria Berisha ka privatizuar Rapiscanin, për kulisat si u mbyll nga prokuroria privatiizimi i dyshimtë i CEZ.

Natyrisht në gjithë këtë zhurmë ka pak vullnet për të bërë drejtësi. Nuk ka budalla në këtë vend që nuk e di se si paguhen para të zeza për lobing, nuk ka njeri që mbeti ta mësojë sot aferën korruptive të Rapiscan, apo milionat që dolën nga bankat menjëherë pas privatizimit të CEZ.  Edhe rilindësit aty i kanë patur prej 5 vitesh dhe nuk e kanë vënë ujin në zjarr për to.

E po të zbresësh më larg në kohë, njësoj kanë vepruar edhe demokratët kur ishin në pushtet. Sapo plaste skandali i Gërdecit, ata nxirrnin të parët dokumentet e lejeve të ndërtimit për të treguar se Delijorgji qe i Ramës. Sapo një investitor pakistanez akuzonte vajzën e Berishës, makineria e propagandës së PD fillonte fliste për pallatin e paligjshëm të Linda Ramës. Dhe çuditërisht sapo njëra palë e ulte ritmin edhe denoncimet e krahut tjetër shuheshin si me magji.

Pikërisht këto raste paralele dhe dhjetëra të tjera si këto, kanë krijuar në publik idenë se të gjitha krahët e politikës shqiptare as nuk kanë ndërmend t’i zbardhin skandalet e njëri-  tjetrit, as nuk kanë ndërmend të bëjnë drejtësi, as nuk kanë qëllim t’i shkojnë deri në fund të vërtetës.

Ato kanë lënë prej kohësh përshtypjen se gjithçka e mbajnë të arkivuar, vetëm si shantazh ndaj kundërshtarit, apo si gurin e fundit për të mbuluar mëkatet e veta.

Kjo bindje e krijuar prej vitesh është mallkimi më i madh për skandalet e papublikuara që opozita pretendon se disponon. Cilado qoftë arsyeja që ajo i mban në sirtar, cilado qoftë agjenda që ka planifikuar, apo cilido të jetë përfitimi politik që kërkon të nxjerrë prej çështjeve që i përkasin drejtësisë, ajo rrezikon të korruptojë ndejshëm efektin e “bombave” që ka në dorë.

Ç’do ditë që kalon në heshtje, është një “boomerang” për Lulzim Bashën. Ç’do ditë që ai mban të fshehur nga publiku i gjerë, atë që pretendon se di, është një minus në besueshmërinë për të. Ç’do ditë që i kalon pa nxjerrë provat është një krim edhe më i madh, sesa ajo që mendon dikush: se ai nuk ka pasur asnjë dosje dhe ka bllofuar që prej dy muajsh.

Prandaj, pas gjithë këtyre kohëve, Basha nuk i ka lënë vetes alternativë tjetër: ai ose duhet të flasë konkretisht, ose duhet të heshtë njëherë e mirë./Lapsi/

Tags: bashae mirëflasëkonkretishtnjëherëtë heshtë

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Real Madrid nuk njeh limite, Ronaldo vendos tjetër rekord (Video)

Real Madrid nuk njeh limite, Ronaldo vendos tjetër rekord (Video)

Përfundojnë prostituta vetëm prej shantazheve

Përfundojnë prostituta vetëm prej shantazheve

Hamsik prek historinë, Napoli merr kryesimin e Serie A (Video)

Hamsik prek historinë, Napoli merr kryesimin e Serie A (Video)







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com