Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thërret në takim aleatët opozitar, në orën 18:00, pas ftesës së kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për një tryezë, ku pritet që të diskutohen rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet, por dhe zgjidhjen e krizës politike.
Kreu i PD-së, Basha do të diskutojë me aleatët situatën politike në vend. Pritet që pas takimit, partitë opozitare të dalin me një qëndrim rreth ftesës së Metës, për takimin në orën 19:00.
Kryetari Basha deri tani ka treguar se nuk tërhiqet nga kërkesat e tij për krijimin e një qeverie teknike, votim dhe numërim elektronik etj.