Kreu i PD-së, Basha, fton qytetarët që t’i bashkohen nesër protestës së opozitës.
Basha iu drejtua qytetarëve: “Nesër nga ora 11:00 deri të 12:00, të gjithë së bashku, për të mposhtur drogën. Le të bashkohemi nesër për t’i thënë ndal krimit qeveritar. Republika e Re do të lind vetëm nga qëndresa e qytetarëve”.
Nesër Partia Demokratike do të organizojë protesta në të gjithë vendin duke bllokuar rrugët.
Përkatësisht do bllokohet autostrada në Veri në zonën e Fushë-Krujës, në pjesën e Jugut autostrada do bllokohet në Fier, ndërsa në Juglindje do të bllokohet rruga që lidh Tiranën me Elbasanin tek tuneli.
Po ashtu, parashikohet të bllokohen akset hyrëse të Tiranës, tek sheshi Shqiponja dhe hyrja në zonën e rrugës së Elbasanit.