Ergi Dini, fituesi i një prej edicioneve të talent show “X-factor”, humbi jetën më 21 nëntor 2016. Familjarët kanë një peng të madh.
Këngëtari i ndjerë do të festonte 24-vjetorin, e ndërsa motra e tij e kujton plot dhimbje.
Këngëtarja Barbana Dini, shkruan në Instagram se janë bërë dy vite që pret që të zgjohet nga ky makth i tmerrshëm.
Përkrah fotos ajo citon se Ergi ishte gjëja më e bukur që i kishte ndodhur, e po kështu edhe dhimbja më e madhe.