Është sërish Coutinho që kalon në avantazh Liverpool. Duket se braziliani është rikthyer në formën e tij më të mirë pas asaj shkëputje që pati në fillim të sezonit për shumë arsye. Ai dëshironte Barcelonën por drejtuesit e Liverpool nuk e lejuan që të largohet edhe këtë herë nga ‘Anfild’ dhe si duket me të drejtë. Coutinho ka realizuar në minutën e 29’ një gol shumë të bukur nga jashtë zone përballë Newcastle. Interesante është edhe përballja e Benitez me ish ekipin e tij që drejtoi disa vite. Nuk vono shumë dhe vendoset sërish baraspesha, është Joselu i cili me shumë fat shënon për Newcastel Utd. Me këto shifra do të mbyllet edhe pjesa e parë, por duket qartë që sulmi i Klopp është duke çaluar shumë pasi nuk kanë rrezikuar sa duhet dhe janë të lexueshëm.
Golat: