Pas më shumë se një muaj protesta në zonën e tyre, banorët e Astirit po marshojnë drejt shtëpisë së Edi Ramës në fshatin Surrel, në rrethinat e Tiranës.
Banorët kanë me vete në duar pishtarë, ndërsa në mbështetje të tyre është deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.
Protesta e tyre vijon prej më shumë se dy muajsh. Ata kërkojnë dëmshpërblim 100% për banesat e tyre, ndonëse shumica nuk i kanë të legalizuara. Aktualisht punimet në këtë projekt janë stopuar për shkak të zbulimit të aferës korruptive me tenderin.