Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Bankers” i fundos të gjithë, Klodiana L. zbulon detaje: SPAK ka futur në lupë edhe“Raiffeisen Bank”

2 javë ago
in Aktualitet, Kryesore
“Bankers” i fundos të gjithë, Klodiana L. zbulon detaje: SPAK ka futur në lupë edhe“Raiffeisen Bank”

Afera e dyshuar mafioze me përmasa miliarda euro, që ka në qendër kompaninë “Bankers Petroleum”, po thellohet çdo ditë e më shumë. Pas shpalljes së moskompetencës nga Prokuroria e Fierit, çështja tashmë është marrë zyrtarisht nga SPAK, i cili ka regjistruar një seri veprash penale të rënda, që përfshijnë pastrim parash, mashtrim me TVSH, korrupsion të zyrtarëve të lartë dhe krijimin e një grupi të strukturuar kriminal.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, konfirmoi se në fokus të hetimit është edhe një bankë e nivelit të dytë me seli në Austri, që dyshohet se ka kryer pagesa preferenciale për individë të caktuar, për llogari të kompanisë Bankers. Sipas Myslim Murrizit, kjo bankë është pikërisht Raiffeisen Bank, e cila aktualisht operon edhe në Shqipëri, por pagesat janë kryer nga selia qendrore në Vjenë.

“Prokurorët kanë gjetur që një bankë në Austri ka bërë pagesa direkte për persona të caktuar. Jo për kompani shqiptare, jo për pagesa të zakonshme, por për transaksione me natyrë të dyshimtë. Janë dërguar letër-porosi drejt Raiffeisen Bank, për të zbardhur se kush janë përfituesit e këtyre pagesave – individë, zyrtarë, kompani apo palë të treta”, tha Lala.

Në një tjetër detaj alarmant, ajo zbuloi se vetëm në një rast, nga llogaritë e “Bankers Petroleum” janë transferuar 110 milionë euro në offshore në Hong Kong, Irlandë dhe vende të tjera, ndërkohë që asnjë institucion shqiptar – përfshirë Tatimet, Doganat, apo Inteligjencën Financiare – nuk ka sinjalizuar ndonjë shkelje. Llogaritë në Shqipëri ishin thuajse të zbrazura, ndërsa paratë zhdukeshin në mënyrë sistematike jashtë vendit.

Sipas SPAK, kemi të bëjmë me një veprimtari të strukturuar, të zgjatur në kohë dhe të organizuar në mënyrë zinxhirore, ku përfshihen drejtues të kompanisë, zyrtarë shtetërorë deri në nivel ministrash, si dhe kompani dhe institucione që kanë bashkëpunuar ose toleruar skemën.

Me hetimet që po përparojnë edhe jashtë kufijve, përfshirë Austri dhe juridiksione offshore, pritet që në javët në vijim të zbardhen edhe emrat konkretë të përfituesve të shumave marramendëse. Nëse dyshimet e SPAK konfirmohen, kjo mund të rezultojë një nga aferat më të rënda të dekadës, ku një bankë ndërkombëtare, kompani të mëdha, dhe zyrtarë shqiptarë kanë bashkëpunuar për të evaduar qindra milionë euro nga Shqipëria.

Biseda në studio

Klodiana Lala: Prokuroria e Fierit, pasi firmosi urdhër arrestet dhe shpalli në kërkim aksionerë të tjerë, shpalli moskompetencën dhe e dërgoi në SPAK, pasi u gjet përballë dy momenteve. Prokuroria e Fierit pretendon se ka gjetur elementë që implikojnë zyrtarë të lartë shtetëror deri në nivel ministrash dhe momenti i dytë, të gjithë personat e përfshirë në këtë aferë, dyshohet se kishin vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe Prokuroria e Posaçme e ka pranuar këtë çështje penale dhe ka regjistruar veprat penale, krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar, fshehje e të ardhurave, pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, shpërdorim detyre, moskryerje e detyrave nga organeve tatimore, korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë, grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

Klodiana Lala: Pjesa e dytë, po hetohet një bankë e nivelit të dytë në Austri. Çfarë bënin, drejtuesit dhe administratorët e Bankers, përveçse frynin faturat në miliona euro, pra për punime të pakryera, shërbime të pakryera, ata nuk paguanin, dilnin me humbje, nuk paguanin taksa dhe tatime në shtetin shqiptar, duke shkaktuar dëm të llahtarshëm, deri në 5 miliardë mos gabohem, është i përllogaritur deri tani.

Ndërkohë, të gjithë llogaritë e Bankers, apo kompanitë e tjera, ishin të boshatirusa. Por prokurorët kanë gjetur që një bankë e nivelit të dytë në Austri, kryente pagesa preferenciale në drejtim të personave të caktuar. SPAK ka kërkuar përmes një letër porosie në këtë bankë të nivelit të dytë, të gjithë pagesat që janë kryer për të parë, janë funksionarë publikë, zyrtarë të lartë, janë kompani, etj. Përmes letër porosisë do të kuptohet më pas, edhe me qartësi emrat apo pesonat që kanë marrë pagesa .

Myslim Murrizi: Është banka Raiffeisen.

Ola Xama: Bankat kanë detyrimin të raportojnë rastet e aktivitetit të dyshimtë, qoftë për evazion dhe qoftë për pastrim parash. Bankers, kur paguan zyrtarë të lartë, dyshohet se një pjesë të pagesave e ka për të korruptuar dhe kur kalon në bankë… Minimalisht banka duhet ti kishte raportuar.

Klodiana Lala: Nuk janë bërë nga banka të nivelit të dytë në Shqipëri. Selia e bankës nga e cila janë kryer pagesa preferenciale janë në Vjenë.

Skandali tjetër i madh, vetëm në një transaksion, është bërë 110 mln euro në offshore, në Hong Kong, Iralandë dhe vende të tjera, ku paratë kanë shkuar nga Shqipëria dhe askush nga institucionet, tatimet, doganat, institucionet financiare të hetimit, inteligjenca financiare, nuk kanë ngritur alarmin, për të thënë, që si ka mundësi që paratë e Bankers po shkojnë në offshore? Vetëm një transfertë kanë kaluar 110 mln euro. Imagjino sa mln euro janë kaluar. Është e pamundur të kthehen, sepse me kompanitë offshore nuk dihet përfituesi fundor.

Prokuroria thotë se mënyra se si kanë operuar, kanë qenë hallkat zinxhir, duke qenë veprimtari kriminale e vazhdueshme, e zgjatur në kohë, mes të njëjtëve persona dhe mes të njëjtave kompanish të përfshira, kemi dyshime thotë prokuroria e posaçme, që gjendemi përpara një grupi të strukturuar kriminal./PAMFLETI

TË LIDHURA

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren
Aktualitet

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime
Aktualitet

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
Next Post
Stadiumi ‘Bernabeu’, minierë ari për Realin e Madridit, do t’i sigurojë 1/3 e të ardhurave

Stadiumi ‘Bernabeu’, minierë ari për Realin e Madridit, do t’i sigurojë 1/3 e të ardhurave

RRITJA E PAGAVE FORCON BUXHETIN/ Më shumë deklarime dhe paga më të larta, më shumë të ardhura

RRITJA E PAGAVE FORCON BUXHETIN/ Më shumë deklarime dhe paga më të larta, më shumë të ardhura

Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com