Banka e Anglisë ka bllokuar zyrtarët e Nicolas Maduro-s nga tërheqja e 1.2 miliardë dollarë ari, njoftoi Bloomberg, duke iu referuar një goditje të mëtejshme të Presidentit të Venezuelës, teksa ky i fundit përpiqet ta shpëtojë autoritetin e tij.
Sipas raportit, i cili përmend njerëz të panjohur e të njohur me këtë çështje, ari është një pjesë e rëndësishme e 8 miliard dollarëve rezerva valutore të mbajtura nga Banka Qendrore e Venezuelës.
CNN nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur raportin, dhe po përpiqet të marrë një përgjigje nga zyrtarët e Maduro-s. Masa e Bankës së Anglisë erdhi pasi zyrtarët e lartë të SHBA, i kërkuan qeverisë britanike që të ndihmonte në ndërprerjen e aksesit të Maduro-s tek pasuritë e vendit të tij, tha raporti, dhe në vend të kësaj t’i drejtojë drejt udhëheqësit të opozitës Juan Guaido, i cili ka marrë presidencën.
Të shtunën, Britania e Madhe u bashkua me SHBA dhe një mori shtetesh të tjera duke thënë se do ta njohë Guaidon si president të përkohshëm, nëse zgjedhjet e reja nuk do të bëheshin brenda tetë ditëve të ardhshme.
“Ne qëndrojmë krah për krah me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se Asambleja Kombëtare dhe Presidenti i saj Juan Guaido janë mësë miri për të udhëhequr Venezuelën në rivendosjen e demokracisë, ekonomisë dhe lirisë së saj”, tha Ministri i Shtetit i Britanisë së Madhe, Alan Duncan.
Përmes një deklarate, Banka e Anglisë tha të shtunën se ofron shërbime të ruajtjes së arit për një numër të madh klientësh, por nuk komenton mbi këto marrëdhënie.
“Në të gjitha operacionet e saj, Banka respekton standardet më të larta të administrimit të rrezikut, dhe i përmbahet të gjithë legjislacionit përkatës, duke përfshirë sanksionet financiare të zbatueshme”, thuhet në deklaratë.
Departamenti i Thesarit i SHBA tha në një deklaratë të premten, se planifikon të përdorë mjete ekonomike dhe diplomatike për të siguruar që çdo transaksion komercial me qeverinë venezueliane të jetë “në përputhje” me qeverinë e njohur të SHBA të Venezuelës, të udhëhequr nga Juan Guaido.
Përshtati TIRANA TODAY