Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Banka Botërore: Kosova me rritjen ekonomike më të madhe në rajon

8 vjet ago
in Të Gjitha
Banka Botërore: Kosova me rritjen ekonomike më të madhe në rajon

Kosova ka shënuar rritje ekonomike prej 3.6 për qind, në vitin 2016, kurse gjatë këtij viti, rritja ekonomike pritet të arrijë në 3.9 për qind, që konsiderohet më e larta në rajon, ka bërë të ditur Banka Botërore, gjatë një prezantimi të raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor.

Banka Botërore tha se rritja ka ndodhur për shkak të investimeve dhe konsumit, dhe nënvizoi se rritje ka pasur me krijimin e vendeve të reja të punës, megjithëse nuk u dhanë numra të saktë.

Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, tha se pavarësisht parashikimeve pozitive për rajonin dhe Kosovën, megjithatë, ende ka nevojë për përmirësim, konkretisht në krijimin e kushteve për punësim.

“Lajmi i dytë pozitiv që ka të bëjë më Kosovën, ngjashëm sikurse me vendet e rajonit, është se kjo rritje po tregon shenjat e ndikimit që kishte tregu i lirë. Pra, kemi evidencë për krijimin e vendeve të reja të punës. Por raporti nuk specifikon numrin”, tha ai.

Matovanelli tha se Kosova duhet të krijojë kushte për konkurrencë të jashtme, pasi mungojnë kapacitetet për eksport të prodhimeve.

Vetëm në këtë mënyrë, sipas tij, Kosova është në gjendje të krijojë vende të reja të punës në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme për të rinjtë, kategori kjo e cila është aset që e dallon Kosovën nga vendet tjera të rajonit, vlerësoi Matovanelli.

“Pra ka sinjale pozitive, por duhet të bëhet më shumë. Mesazhi ynë është se reformat më kalimin e kohës, duhet të ndihmojnë ekonominë rreth produktivitetit të brendshëm dhe kapaciteteve më të mira për të qenë konkurrentë jashtë vendit”.

“Dhe kjo është vërtet dhe vlen për biznesin mjedisor, por gjithashtu edhe për krijimin e shkathtësive të reja për popullatën e re, në mënyrë që të jetë në gjendje të konkurrojnë në tregjet ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Edhe Agim Demukaj, ekonomist i Bankës Botërore në zyrën e Prishtinës, ka treguar se gjatë vitit të kaluar në Kosovë, ka pasur krijim të vendeve të reja të punës, deficiti fiskal ka qenë më i ulët, sektori financiar ka pasur performacë të mirë, por që ka pasur një rënie të lehtë të investimeve të huaja.

Kurse në rritjen ekonomike, sipas tij, ka ndikuar diaspora më remitenca dhe investime.

Sipas parashikimeve të Bankës Botërore edhe gjatë këtij viti do të ketë rritje ekonomike.

“Parashikimet tona për vitin 2017 janë se do të ketë një rritje 3.9 për qind, do të ketë një ngritje nga viti i kaluar. Kurse në vitin 2018, parashohim se do të ketë një rritje më të madhe. Shtytësit kryesor të kësaj rritjeje, gjatë këtij viti dhe vitin tjetër, do të jenë prapë investimet, gjë që është shumë pozitive, pasi krijohet një bazë më e madhe e prodhimit, një bazë më e qëndrueshme për të ardhmen”, ka thënë Demukaj.

Në anën tjetër, ekspertë për çështje ekonomike në Prishtinë, i quajnë inkurajuese shifrat për rritje ekonomike të Bankës Botërore, por të pamjaftueshme për një zhvillim të qëndrueshëm.

Eksperti Naim Gashi, thotë për radion Evropa e Lirë se për ta ulur nivelin e papunësisë, Kosova duhet të ketë dyfishin e rritjes ekonomike të prezantuar nga Banka Botërore.

“Mendoj se bazuar në shtimin e popullsisë që ka Kosova, ku 30 mijë të rinj për çdo vit futën në tregun e punës, atëherë Kosova ka nevojë për dyfishimin e kësaj rritjeje ekonomike. Ne duhet të bëjmë përpjekje që të intensifikojmë të gjitha resurset tona të brendshme për inkurajuar investimet e jashtme dhe për të mobilizuar potencialet tona të brendshme që kjo rritje të jetë të paktën dyfishi i saj. Tek atëherë, do të fillojmë të luftojmë papunësinë, që në Kosovë është jashtëzakonisht e madhe”, thotë Gashi.

Kurse sa i përket industrisë bankare, sipas Bankës Botërore, sektori bankar është i qëndrueshëm dhe likuid. Gjatë vitit të kaluar ka pasur rritje të nivelit të kredive dhe depozitave, kurse ka pasur ulje të nivelit të kredive jo përfomuese. (REL)

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Koha për të hapur ‘‘kutinë e Pandorës’’ në Ballkan

Koha për të hapur ‘‘kutinë e Pandorës’’ në Ballkan

Opozita kërkon mocion mosbesimi, Mustafa nuk shqetësohet

Opozita kërkon mocion mosbesimi, Mustafa nuk shqetësohet

Buggati Chiron, pasi “testohet” nga CR7, del në shitje

Buggati Chiron, pasi "testohet" nga CR7, del në shitje

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Arrestohet 20-vjeçari që organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, kundërshtoi me forcë policinë gjatë shoqërimit
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari që organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, kundërshtoi me forcë policinë gjatë shoqërimit

by mirseda
12:05 | 17/07/2025
0

Një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Peqinit, pasi u kap duke ushtruar aktivitet të...

Aksioni për sigurinë ushqimore, Tatimet: Në 3 ditë janë sekuestruar mbi 20 ton mall

Aksioni për sigurinë ushqimore, Tatimet: Në 3 ditë janë sekuestruar mbi 20 ton mall

11:16 | 17/07/2025
Aksident në Durrës, 50-vjeçari me biçikletë përplaset nga makina nga një i ri dhe dërgohet në spital

Aksident në Durrës, 50-vjeçari me biçikletë përplaset nga makina nga një i ri dhe dërgohet në spital

11:13 | 17/07/2025
Vatra e zjarrit në Drenovë ende aktive/ 40 trupa të Forcave të Armatosura në terren, ndërhyhet edhe nga ajri me helikopterin Cougar

Vatra e zjarrit në Drenovë ende aktive/ 40 trupa të Forcave të Armatosura në terren, ndërhyhet edhe nga ajri me helikopterin Cougar

08:14 | 17/07/2025
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:12 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com