Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Banda më e frikshme e Azisë: Yakuza japoneze dhe kodet e saj sekrete

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Banda më e frikshme e Azisë: Yakuza japoneze dhe kodet e saj sekrete

Kultura pop e ka glorifikuar në një farë mase jetën e mafiozëve, qoftë atyre italianë apo të karteleve të drogës në Meksikë. Seritë e filmit “Godfather”, (Kumbari), apo edhe “Pulp Fiction”, tentojnë të na japin një përshkrim të asaj që ndodh brenda një bande kriminale, por variantet e tyre mund të jenë shumë të romantizuara.

Ndërkohë, mafia Aziatike megjithëse shumë e fshehtë por gjithsesi me peshë në rang global, ka mbetur gjithmonë në hije. Kjo ndoshta sepse grupime të tilla rrinë vetë në hije. Duke zbuluar misterin që qëndron pas një grupi të tillë, ne ju sjellim historinë e grupit kriminal dhe më të pasur në botë, “Yakuza” ose Mafia Japoneze.

Me origjinë nga samurajit, grupimi kriminal Ya-Ku-Za që do të thotë 8-9-3 (një kombinim humbës në lojën e famshme me letra Blackjack, ose kush kap numrin 21),lindi si ekuivalenti aziatik i figurave të Robin Hudëve perëndimorë që ndihmonin të varfrit dhe nevojtarët.

Ky grupim daton që në vitet 1600, dhe që nga ajo kohë vetëm ka evoluar. Duke pasur nën kontroll aktivitete si trafikimi i drogës, pornografia, lojërat e fatit, tregtia e armëve, manipulimi i bursës dhe krime të tjera të rënda, të ardhurat e vlerësuara të grupit janë në triliona dollarë.

Aktualisht Yakuzaka mbi të paktën 80.000 anëtarë të shpërndarë në të gjithë botën. Ajo është  ndarë kryesisht në 4 organizata të mëdha: The Yamaguchi-Gumi, Sumiyoshi-kai, Inagawa-kai dhe Aizu Kotetsu-Kai. Yamaguchi-Gumi është grupimi më i madhi nga të gjithë, dhe është vetë i ndarë në 2 organizata të tjera.

Edhe pse angazhohet shpesh në luftëra me bandat e tjera, organizon vrasje dhe terrorizon publikun japonez; hierarkia e tyre e brendshme, fuqia, kontrolli dhe kodi etik i bëjnë ata jashtëzakonisht të strukturuar dhe të organizuar. Edhe pse është shumë e rrezikshme siç edhe përshkruhet më të drejtë nga media, Yakuza beson se puna e saj është të bëjë më të mirën për shoqërinë.

Kjo i bën ata “The Ninkyo Danti”, ose “gangsterë moralë”. Bashkëjetesa e tyre në harmoni me qeverinë dhe policinë japoneze,e bën Yakuza të shfaqet si një organizatë që merret me krimet e“jakave të bardha”. Por paradoksale mbetet natyra dashamirëse e këtij grupimi kriminal, krahasuar me banda të tjera të famshme në botë.

Kështu Yakuza ka ndihmuar të pastrehët dhe të nëpërkëmburit e shoqërisë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Ajo ka dhuruar miliarda dollarë për popullin e Japonisë sa herë që ai është goditur nga fatkeqësitë natyrore.

Madje, disa banorë e quajnë atë“Forca e Dytë e Policisë”, apo “Ushtria e Padukshme” e Japonisë. Të njohur ndryshe me emrin “Gokuda”, që në Japonisht do të thotë “të zotërosh rrugën përfundimtare”, krimi i tyre kryesor janë shantazhet ndaj korporatave që u vjedhin para shtresës së mesme dhe të varfërve.

Përfshirja në politikë e kësaj bande nuk është një sekret,për shkak të lidhjeve të shumëfishta me Partinë Liberal Demokratike të Japonisë, që ka pasur qeverisjen më të gjatë në vend që pas Luftës së Dytë Botërore, dhe e cila merr shumë financime në para nga Yakuza.

Besohet se për shkak të pranisë së “Gokuda”, në Japoni ka pak ose aspak krime të vogla në rrugë, pasi ‘peshqit e mëdhenj’ nuk lejojnë ‘peshqit e vegjël’ që të sundojnë. Që nga fillimi i sundimit të saj Yakuza punon bazuar në kodin më të disiplinuar dhe të pamëshirshëm të sjelljes.

Një nga gjërat më të dukshme tek një anëtar i Yakuza, janë tatuazhet e tij. Detaje të ndërlikuara të këtyre tatuazheve mund të kenë modelet e dragoit, peshkut, samurait, shpatave, luleve, kafshëve të ndryshme, krijesa të mbinatyrshme dhe simbole të tjera për të treguar besnikërinë e tyre ndaj organizatës.

Kjo praktikë njihet me emrin “Irezumi”.Thuhet se kur anëtarët e Yakuza takoheshin nëpër saunat publike, tatuazhet ua bënin më të lehtë njohjen e njëri-tjetrit. Për shkak të kuptimit të tatuazheve dhe lidhjes së tyre me trafikantët dhe mafien, tatuazhet për publikun e gjerë janë një tabu dhe të jashtëligjshme për qytetarët japonezë.

Manuali i kodit të tyre shumëshekullor, përmban ndëshkimet që pëson ai që shkel etikën e sjelljes. “Yubitsume”, i referohet praktikës së vetë-prerjes së njërit gisht të dorës nga një thikë e mprehtë nga anëtari që ka kryer shkeljen, mbështjelljen e tij me një copë dhe dorëzimin tek bosi i tij.

I parë si një akt pendese, ky ritual është praktikuar që kur Yakuza ishin dikur samurai dhe mbanin si armë një “katana”, një shpatë shumë të mprehtë. Prerja e gishtit të tyre për çdo gabim, do t`a bënte të vështirë për një anëtar të moshuar që ta mbante mirë shpatën dhe të mbronte veten.

Po kjo praktikë ka ndryshuar shumë që nga shpikja e armëve dhe artilerisë. Yakuza është përfshirë në disa nga luftimet më të tmerrshme dhe të rrezikshme midis mafieve në botë. Ndonjëherë ajo ka qenë përgjegjëse për fillimin e një lufte të tërë me kartelet e krimit në botë.

Lufta Yama-Ichi midis Yamaguchi-Gumi dhe Ichiwa-Kai e viteve 1985-1989, dhe Lufta Dojin-Seido e viteve 2006-2013, janë ndër më të njohurat e bandës Yakuza. Ato sollën vrasjen e disa bandave anëtarët dhe vdekjen e një civili. Yakuza ishte gjithashtu e përfshirë në çështjen e zhvatjes së kompanisë Mitsubishi në fund të viteve 1900, dhe vrasjen e nënkryetarit të Partisë Liberale në Japoni.

Yakuza është një grup shumë i paqëndrueshëm dhe aktiv. Ajo ka një rol të madh në trafikimin e qenieve njerëzore dhe prostitucionit në Amerikë, Kore, Kinë, Tajlandë etj. Fuqia dhe ndikimi i jashtëzakonshëm i kësaj bande, i bën pjesëtarët e saj edhe më misteriozë dhe të rrezikshëm.

Burimi i lajmit: https://conspiracytheories.in/the-yakuza-and-their-codes/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: aziBandakodet sekreteYakuza japoneze

TË LIDHURA

Mediat ndërkombëtare: Izraeli nis një sulm të ri në perëndim të Iranit
Bota

Mediat ndërkombëtare: Izraeli nis një sulm të ri në perëndim të Iranit

12:22 | 16/06/2025
NIS RREZIKU! Irani përgatitet të dalë nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore
Bota

NIS RREZIKU! Irani përgatitet të dalë nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore

11:53 | 16/06/2025
Presidenti i Iranit thirrje kombit: Të luftojmë të bashkuar, nuk jemi ne agresori
Bota

Presidenti i Iranit thirrje kombit: Të luftojmë të bashkuar, nuk jemi ne agresori

11:20 | 16/06/2025
Next Post
Covid-19/ Anglia rrezikon ndeshjen me Shqipërinë dhe Botërorin ”Katar 2022”

Covid-19/ Anglia rrezikon ndeshjen me Shqipërinë dhe Botërorin ''Katar 2022''

Të premtosh ‘shkapjen’ e shtetit, për ta gjunjëzuar atë

Koha e Kurtit nuk do zgjasë shumë

Erdhën vaksinat/ 1.170 dozat transportohen nën masa të rrepta sigurie (Video)

Erdhën vaksinat/ 1.170 dozat transportohen nën masa të rrepta sigurie (Video)

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

NISIN SHKOLLAT VERORE! 1 mijë fëmijë pjesë e programit dyjavor
Kryesore

NISIN SHKOLLAT VERORE! 1 mijë fëmijë pjesë e programit dyjavor

by mirseda
14:56 | 16/06/2025
0

Nisi sot zbatimi i modelit të ri të Shkollës Verore në 10 shkolla publike në Tiranë, Kamëz...

Tjetërsimi i pronave te “Rana e Hedhun”, arrestohet topografi 83-vjeçar

Tjetërsimi i pronave te “Rana e Hedhun”, arrestohet topografi 83-vjeçar

14:55 | 16/06/2025
Arratiset i dyshuari në Elbasan, AMP pezullon 3 punonjës policie

Arratiset i dyshuari në Elbasan, AMP pezullon 3 punonjës policie

14:53 | 16/06/2025
Noka: Ky Parlament s’është dyqani juaj që hapet e mbyllet sipas tureve turistike!

“U morët 30 minuta se pse u shty seanca!” Balla-opozitës: Kështu hallesh paçi gjithmonë

14:51 | 16/06/2025
Tragjike në Balldren të Lezhës/ I moshuari bie nga 20 m lartësi

Tragjike në Balldren të Lezhës/ I moshuari bie nga 20 m lartësi

14:50 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com