Erdhën vaksinat/ 1.170 dozat transportohen nën masa të rrepta sigurie (Video)

Në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur 1.170 dozat e vaksinës anti-covid të prodhuar nga kompania Pfizer.

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shkuan personalisht për të shikuar procesin në aeroport. Këto vaksina do të përdoren për mjekët dhe infermierët.

Ogerta Manastirliu: ”Do të transportohet direkt në ISHP me protokollin e sigurisë. Do të hapet kutia, do të verifikohet çertifikata dhe do të futen në kutitë e ftohta. Do të ruhen nga policia e shtetit dhe strukturat tona.”

Nga Rinasi, vaksinat do transportohen në Institutin e Shëndetit Publik, të shoqëruara nga makinat e policisë së Shtetit, siç ka ndodhur në të gjitha vendet e Europës.

Më pas nga ISHP-ja, aty ku ruhen në temperaturën -80 gradë, do të bëhet edhe shpërndarja në qendrat e vaksinimit, siç është ‘Air Albania’.

Me 1.170 dozat e reja të marra nga Pfizer, do të vijojë procesi i vaksinimit me mjekët dhe infermierët dhe më pas në shkurt me të moshuarit.