Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Ballkan i Hapur” apo “Ballkan i Integruar”

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Ballkan i Hapur” apo “Ballkan i Integruar”

Nga: Majlind Lazimi

Prej ditësh debati publik po ushqehet nga histeria apo populizmi i një ideje jo aq ‘inovatore’ sikurse po marketohet politikisht – pikërisht e asaj që u bekua me emrin ‘Open Balkans’. Ka më shumë se dy dekada që në axhendën e Brukselit, bashkëpunimi rajonal është vënë parakusht i integrimit europian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ngjizja e Europës së Bashkuar (sot BE) fill pas Luftës II Botërore, thelbësisht ishte një përgjigje ekonomike ndaj një problemi politik mes shteteve që kishin zhvilluar luftëra shekullore. Fatkeqësisht, debati për ‘Open Balkan’ është zhvendosur diametrikisht në drejtimin e gabuar, duke prevaluar përgjigjet politike ndaj problemeve dhe sfidave ekonomike që po përballen vendet e rajonit.

Parë nga këndvështrimi i pragmatizmit ekonomik dhe zhveshur nga interesat ngushtësisht politike, më shumë sesa Ballkani i hapur – gjë e cila për hir të së vërtetës nga pikëpamje tregtare dhe lëvizjes është tashmë i hapur përveç se ‘barrierave jotarifore/burokratike’ – nevojitet një Ballkan i integruar, nga pikëpamje e investimeve të huaja dhe ndërlidhjes infrastrukturore dhe energjetike.

Thënë më shkoqur, ‘makthi tregtar’ se Serbia do të na përmbysë tregun shqiptar me produktet e saj ushqimore zgjidhet jo duke penalizuar eksportuesin serb, por duke stimuluar më shume prodhuesin sesa importuesin shqiptar. Fatkeqësisht e kundërta ka ndodhur prej vitesh. Zgjidhja do të ishte një politikë incentivuese e asaj që quhet ‘zëvendësimi i importeve’ – kryesisht produkteve bujqësore dhe ushqimore për të cilat kemi avantazh krahasues. Sa u përket produkteve industriale dhe teknologjike, nuk kemi pse të lodhemi te konkurrojmë me italianët apo gjermanët…

Përtej diskutimit ‘merkantilist’ qe e shohim me fatalitet, ekonomia shqiptare ka një epërsi të pakundërshtueshme në raport me vendet e rajonit për sa i përket pozicionit të saj gjeostrategjik, të cilin fatkeqësisht nuk po e shfrytëzojmë si duhet kur bëhet fjalë për investimet e huaja. Projekti TAP nuk do të ishte bërë realitet nëse nuk do të kishim afërsinë gjeografike më tregun europian (Italinë në këtë rast) dhe rrjedhimisht interesin komercial.

Në këto kohë të pasigurta të pandemisë globale dhe të varësisë totale ndaj Kinës për ‘zinxhirin botëror të prodhimit’, Shqipëria mund të jetë një alternativë mjaft e leverdishme për t’u kthyer në ‘Kinën e vogël’ për zinxhirin europian të prodhimit nëse luan po me aq zgjuarsi sa fqinji ynë, Maqedonia e Veriut, e cila në fletushkat e promovimit të investimeve të huaja në mënyre gati ‘ironike’ shkruan se një nga avantazhet e saj është fakti se Porti i Durrësit është rreth 250 km larg!

Çfarë e pengon Shqipërinë të jetë po aq pragmatike sa Serbia që po merr njëkohësisht investime të huaja nga SHBA-ja, nga BE-ja, nga Turqia, Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe? Në kohën kur teknologjia është lehtësisht e transferueshme, diferencën e konkurrencës e bëjnë kostot e punës, logjistika dhe transporti. Me logjikë të ftohtë ekonomike – “ceteris paribus” (gjithçka tjetër e pandryshuar) – supozojmë se Shqipëria dhe Serbia kanë të njëjtën klimë biznesi (p.sh., taksa, siguria kontraktuale etj.), pse një kompani multinacionale si “Fiat” do të zgjidhte Kragujevac në Serbi dhe jo Durrësin nëse makinat ishin të destinuara për tregun italian, ndërkohë që kostoja e fuqisë punëtore është më e lirë, kostoja e logjistikë dhe transportit më e lirë në Shqipëri? Pse kompania italiane “Terna” e ndërtoi kabllon nënujor për eksportin e energjisë me Italinë në Mal të Zi dhe jo në Shqipëri, ku është edhe prodhimi më i madh i energjisë dhe kostoja e ndërtimit do të ishte më e lirë? Pse investitori kanadez vendosi të ndërtonte Port of Montenegro kur në fillim interesi i tij ishte të ndërtonte një port jahtesh në Orikum?

Këto janë vetëm pak shembuj të oportuniteteve të humbura jo për shkakun e fqinjëve tanë, por për shkak të dritëshkurtësisë, makutërisë dhe babëzisë apo mungesës së vizionit të klasës politike shqiptare për të ndërtuar një Shqipëri të begatë sikurse i kemi resurset tona.

Në këtë kontekst, më shumë sesa të humbasim energji dhe kohë për debatin shterpë folklorik se duhet të jemi të hapur apo proteksionistë me fqinjët tanë, është e rëndësishme të zhvillojmë projekte strategjike integrale të ndërlidhjes rajonale infrastrukturore me rrjetin europian, sikurse edhe integrimit të zinxhirit të prodhimit europian dhe ekonomisë dixhitale – ku benefitet tona si Shqipëri dhe rajon të jenë më të mëdha sesa kostot e këtyre investimeve. Në çdo rast nuk duhet ta harrojmë se Shqipëria mbetet ‘porta’ më e leverdishme drejt tregut europians.

Tags: Majlind LazimiOpen Balkanstregu europian

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Kanadaja do të marrë 20.000 refugjatë afganë

Kanadaja do të marrë 20.000 refugjatë afganë

SHBA-BE pro “Ballkanit të Hapur”, Kurti hedh në kosh paktin e Uashingtonit

SHBA-BE pro "Ballkanit të Hapur", Kurti hedh në kosh paktin e Uashingtonit

“Do të kemi katastrofë humanitare”, Kurti i kërkon ndihmë ambasadave të huaja

Mbi “pendesën” e Albin Kurtit si përçarës i Shqipërisë me Kosovën

JU REKOMANDOJMË

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit
Aktualitet

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

by mirseda
22:50 | 27/09/2025
0

Sabah Nuzi, i dyshuar si ekzekutor i Klevis Lleshit në vitin 2020, kundrejt shumës prej 50 mijë...

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

22:34 | 27/09/2025
Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

22:14 | 27/09/2025
Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

21:40 | 27/09/2025
Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

21:35 | 27/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com