Kuvendi sot nuk është përmbajtur nga akuzat e kundër-akuzat, por edhe nga fyerjet nga më banale. Kryedemokrati Basha ka ndyer fjalorin, pasi Balla i ka përmendur emrin e vajzës së vogël.
Balla akuzoi kryedemokratin Basha, se ka lidhje me kompaninë Viktoria Invest, duke thënë se kjo duket qartë edhe nga fakti se kompania mban emrin e vajzës së vogël të tij.
“Vajza jote e vogël e ka emrin Viktoria. Vërtet mendon ti, se nuk e dimë ne që ke lidhje me kompaninë Viktoria Invest? Është çështje kumbarësh. Mos shko më me makinën e firmës aty, se banori e di si më tha? Na duket sikur ka ardhur menaxheri i firmës”, deklaroi Balla.
Por pas këtij qëndrimi, kreu i PD-së ia ka kthyer me të njëjtën monedhë.
“Në fakt, instikti i parë është instikti i prindërit, dhe e di si më erdhi; të të fusja një grusht. Por në fakt të prekësh mutin, bëhesh vetë pis”, u shpreh Basha.