Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Balla: Basha e Kryemadhi shkelën ligjin, Mallakastra me një kryebashkiak të dënuar me burg

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Taulant Balla nxjerr dokumentin: Lulzim Basha gënjeu, Dritan Zagani është dënuar!

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, pas vendimit të sotëm të KQZ, pasi anëtarët e komisionit të PD dhe LSI, vendosën për mos e heqjen e mandatit të kryebashkiakut të Mallakastrës nga radhët e demokratëve ka reaguar duke u shprehur:

 Për Lulzim Bashën, ligji dhe drejtësia nuk mund të veprojnë kur bëhet fjalë për vetë Lulzimin apo për një ushtar të “ushtrisë së vdekur” të PD-së.

Siç paralajmërova dje në Parlament dhe sot, Lulzim Basha në bashkëpunim me Monika Kryemadhin ushtruan ndikim të paligjshëm ndaj anëtarëve të KQZ, e për pasojë 4 anëtarë të KQZ thyen hapur ligjin.

Është shumë e qartë se kryebashkiaku i Lulzim Bashës, Agron Kapllanaj, i cili në vitin 2015 fitoi ndaj kandidatit të propozuar nga LSI, përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2, gërma c) të ligjit 138/2015 “për dekriminalizimin”, pasi me vendim të datës 07.04.2003, i cili ka marrë formë të prerë në datë 17.02.2004, Agron Kapllanaj është dënuar me 2 vjet heqje lirie dhe 200 euro gjobë për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes”.

Përmes ndërhyrjes së paligjshme të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, KQZ vendosi sot që Mallkastra të vazhdojë të ketë kryebashkiak një të dënuar me dy vite burg për “vjedhje”, vetëm pse Agron Kapllanaj është përfaqësues i Partisë Demokratike.

Vendimi i sotëm i KQZ jo vetëm që është i paligjshëm në përmbajtjen dhe arsyetimin e servirur nga Lulzimi dhe Monika, por ai është i paligjshëm për shkak të shkeljes së afatit të shqyrtimit. Kryetari i KQZ Klement Zguri, me dashje dhe nën presionin e Lulzim Bashës, vendosi të mos respektojë detyrimin ligjor për ta përcjellë atë në mbledhje publike të institucionit brenda 10 ditëve, sikundër e detyron neni 10 i ligjit nr.138/2015 “për dekriminalizimin”.

Në zbatim të ligjit Nr. 138/2015 “PËR GARANTIMIN E INTEGRITETIT TË PERSONAVE QË ZGJIDHEN, EMËROHEN OSE USHTROJNË FUNKSIONE PUBLIKE”, të njohur si ligji “për dekriminalizimin”, neni 15, pika 4: “Në rastet kur organet e ngarkuara nga Kushtetuta apo ligji për konstatimin e mbarimit apo pavlefshmërisë së mandatit, ose shkarkimin nga detyra të funksionarit të lartë publik, nuk veprojnë brenda 10 ditëve nga përfundimi i rezultateve të verifikimit, me kërkesë të 1/5 së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, çështja i përcillet për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese, e cila vendos konstatimin e mbarimit apo pavlefshmërisë së mandatit ose shkarkimin nga detyra të funksionarit të lartë publik, kur plotësohen kushtet dhe rrethanat sipas këtij ligji”, jemi në kushtet për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Lulzim Basha hoqi sot maskën që përdori gjatë ditëve të fundit, duke treguar qartë fytyrën e tij të vërtetë. Lulzim Basha vetëm një punë di të bëjë mirë, të gënjejë.

TË LIDHURA

Shmanget rreziku/ Pallati në flakë, zjarrfikësit hyjnë në ndërtesë dhe evakuojnë një banore
Aktualitet

Shmanget rreziku/ Pallati në flakë, zjarrfikësit hyjnë në ndërtesë dhe evakuojnë një banore

18:11 | 14/04/2026
Zgjerohet zjarri te “Arlis” pranë QSUT-së, zjarrfikësit kontrollojnë apartamentet
Aktualitet

Zgjerohet zjarri te “Arlis” pranë QSUT-së, zjarrfikësit kontrollojnë apartamentet

18:08 | 14/04/2026
Zjarri i frikshëm në Tiranë/ Në vendngjarje ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari
Aktualitet

Zjarri i frikshëm në Tiranë/ Në vendngjarje ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari

17:57 | 14/04/2026
Next Post
Balla: Basha e Kryemadhi shkelën ligjin, Mallakastra me një kryebashkiak të dënuar me burg

Viti i luanit apo miut ai që do çelë derën e Evropës? Bregu: Mos u hallakatni pas fallxhorësh

Avancon teknologjia, tani mund të rezervoni vizita mjekësore online

Avancon teknologjia, tani mund të rezervoni vizita mjekësore online

Keni plane për fundjavë? Ja çfarë parashikojnë meteorologët

Keni plane për fundjavë? Ja çfarë parashikojnë meteorologët







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Shmanget rreziku/ Pallati në flakë, zjarrfikësit hyjnë në ndërtesë dhe evakuojnë një banore
Aktualitet

Shmanget rreziku/ Pallati në flakë, zjarrfikësit hyjnë në ndërtesë dhe evakuojnë një banore

by mirseda
18:11 | 14/04/2026
0

Një banore është evakuuar nga zjarrfikësit, në pallatin e përfshirë nga flakët në Tiranë. Forcat zjarrfikëse kanë...

Zgjerohet zjarri te “Arlis” pranë QSUT-së, zjarrfikësit kontrollojnë apartamentet

Zgjerohet zjarri te “Arlis” pranë QSUT-së, zjarrfikësit kontrollojnë apartamentet

18:08 | 14/04/2026
Zjarri i frikshëm në Tiranë/ Në vendngjarje ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari

Zjarri i frikshëm në Tiranë/ Në vendngjarje ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari

17:57 | 14/04/2026
Zjarrfiksësit hyjnë në dritaret e kompleksit të përfshirë nga zjarri,

Zjarrfiksësit hyjnë në dritaret e kompleksit të përfshirë nga zjarri,

17:54 | 14/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com