Një balenë gjigande është gjetur e ngordhur në Indonezi, ndërsa brenda stomakut iu gjetën një sasi e konsiderueshme mbetjesh plastike. Balena 31.17 metra e gjatë, u gjend në ishullin Kapota në Parkun Kombëtar Wakatobi, në juglindje të Sulawesi. Zyrtarët e parkut gjetën çanta, shishe plastike, sandale dhe 115 gota plastike në stomakun e balenës, si dhe një thes që përmban më shumë se 1.000 copa të penjve.
Dwi Suprapti, koordinator i ruajtjes së specieve detare në Indonezi, në një deklaratë në CNN shpjegoi se është e pa mundur të përcaktohet nëse ngordhja e balenës ishte për shkak të plastikës, apo jo, duke pasur parasysh gjendjen e dekompozimit të saj.
“Edhe pse ne nuk kemi qenë në gjendje të nxjerrim përfundimin nga shkaku i ngordhjes, faktet që shohim janë me të vërtetë të tmerrshme”, ka deklaruar ai.
Zbulimi makabër u bë në një zonë të njohur për turistët.