Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Bajden dhe Putin të mos harxhojnë frymën kot, armiqësia SHBA-Rusi do vazhdojë

4 vjet ago
in Bota, Kryesore
Putin dhe Biden do të takohen muajin e ardhshëm në Gjenevë

Nga Leonid Bershidsky “Bloomberg”

Herën e fundit që Gjeneva shërbeu si vendi i një takimi të nivelit të lartë SHBA-Rusi – në vitin 1985 kur Mikail Gorbaçov, i porsazgjedhur në rolin e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste Sovjetike, u takua me Ronald Reganin – presidenti amerikan vuri në dukje se “njerëzit nuk futen nëtelashe kur bisedojnë me njëri-tjetrin, përkundrazi kur flasinmbi njëri-tjetrin”.

Ky mbetet edhe sot një shpjegim i mirë – megjithëse jo i vetmi -se përse samiti i kësaj jave në Gjenevë, që do të mbahet midis Xho Bajden dhe Vladimir Putin, nuk mund dhe nuk do të ketë sukses as sipas pritshmërive mëtëulëta që kanë analistët.

Në fakt, linja e Shtëpisë së Bardhë se Bajden duhet ta takojë Putinin për shkak të stilit të tij të personalizuar të vendimmarrjes ka shumëpak kuptim:Marrëdhënia mes tyre është e tillë,saqë kontaktet personale mund ta përkeqësojnë.Bajden dhe Putin kanë pasur vetëm një takim të gjatë kokë më kokë mes tyre, më10 mars 2011.

Bajden e përshkroi atë në disa detaje në librin e tij të vitit 2017 “Më premto, babi”. Zëvendëspresidenti i atëhershëm shkoi nëMoskë për ta bindur Putinin, se një zgjerim i planifikuar i sistemit të mbrojtjes anti-raketore të SHBA-së në Evropën Lindore, nuk ishte një veprim armiqësor kundër Rusisë.

Putini e bëri të qartëmosbesimin e tij, dhe e përdori si një justifikimkur biseda preku edhe aneksimin nga Rusia të pjesëve të Gjeorgjisë. Bajden tha se komunikonte rregullisht në telefon me presidentin e atëhershëm të Gjeorgjisë, Mikail Shakashvili, për ta nxitur atë të përmbahej nga veprimet provokuese.

“Ne e dimë saktësisht se çfarë i thoni ju zoti Shakashvili në telefon”-iu përgjigj Putini.Biseda me kryeministrin e atëhershëm Putin, përfundoi me ftesën ndaj Bajden për tëadmiruar shkëlqimin e zyrës së tij. Bajden u përgjigj:“Ështëmbresëlënëse se çfarë do të bëjë kapitalizmi, apo jo?”.

Por me atë batutëBajden nuk qëlloi aspak:Putini nuk e kishte pozicionuar asnjëherëveten si një armik të kapitalizmit, dhe zyrat e zyrtarëve të lartë ishin po aq luksoze sa të tijat. Ndoshta i mërzitur nga dështimi i misionit të tij, ai kopjoi batutën e Xhorxh W.Bush të vitit 2001, duke e parë Putinin në sy për të kuptuar “diçka nga shpirti i tij”.

“Zoti kryeministër, unë po ju shikoj në sy”- i thashë duke buzëqeshur. “Dhe unëmendoj se ju jeni i pashpirt”. Ai më pa për 1 sekondë dhe buzëqeshi sërish. “Ne e kuptojmë njëri-tjetrin”- tha ai. Pra Bajden nuk u shqetësua se mos po fyente Putinin, i njohur si një besimtar i devotshëm ortodoks.

Putini u përgjigj me një fjalëqë mund të interpretohet vetëm si një deklaratë armiqësie.

Që nga ai moment i akullt, të dy burrat më shumë kanë folur mbi njëri-tjetrin sesa kanëbiseduar me njëri-tjetrin.

Bajden e ka përsëritur herë pas here pretendimin e tij në lidhje me pashpirtësinë e Putinit, dhe së fundmi shtoi se ai e konsideronte presidentin rus një “vrasës”, teksa kërcënoi se do ta detyrojëatë të paguajë për ndërhyrjet në zgjedhjet e SHBA-së. “Ai foli për diçka që e ka bërë vetë”- u kundërpërgjigj Putini, duke shtuar se SHBA-ja nuk ka asnjë alternativë tjetër përveçsetë angazhohet me Rusinë sipas kushtevetë kësaj të fundit.

Sigurisht, kimia personale nuk është gjithçka në marrëdhëniet midis udhëheqësve. Putini dukej se i pëlqente Donald Trumpit, dhe samiti i Helsinkit në vitin 2018 nuk arriti gjithsesiasgjë. Por antipatia e hapur mes Putin dhe Bajden mund tëpengojëecjen përpara,edhe nëse përparimi do të shkruhej në memorandumet që mund të firmosen nga të dy.

Ideja e Biden mbi profesionalizmin nëpolitikë, ka të bëjë shumë me pëlqueshmërinë; ndërsa ajo e Putinit ka të bëjë me llogaritjen e ftohtë. Bajden sjell në tryezë stereotipet e tij të epokës së Luftës së Ftohtë mbi KGB-në dhe komunistët sovjetikë. Ndërkohë, Putin 10 vjet më i ri, ankesat e tij pas Luftës së Ftohtë.

Në këtë përplasje personalitetetesh, nuk ka vend asnjë lloj besimi personal që kapërcen një ngërç, si ai që ndodhi mes Gorbaçov dhe Regan, ose të paktën për një fare kohe midis Bill Klinton dhe Boris Jelcin. Mjerisht, armiqësia Bajden-Putin pasqyron një marrëdhënie midis dy vendeve, e cila është më shumë e vdekur se sae gjallë, gjëndjeqë preferohet nga tëdy udhëheqësit, për shkak të përfitimeve politike tëndërsjella.

Putini, që e denoncon opozitën ruse si “agjentë tëtë huajve”, ka nevojë për SHBA-në si një armik. NdërkohëBajden nuk ka luksin të shihet nga opinioni publik si i afërt me Putinin. Muajin e shkuar ai hoqi dorë nga sanksionet kundërkompanive gjermane të angazhuara në ndërtimin e gazsjellësit“Nord Stream 2”.

Duke dashur në këtë mënyrë të mbajë një marrëdhënie të mirë me aleatin kryesor të SHBA-së, Gjermaninë. Por kaq mjaftoi dhe nisën akuzat për sjellje tëbutëndaj Rusisë. Ato vazhdojnë edhe tani në prag tësamitit, me disa analistëqë supozojnë se Bajden i ka mjetet për të rrëzuar qeverinë e korruptuar të Putinit, por nuk preferon qëta bëjë këtë.

Në këtë situatë, ekzistojnë shumë pak çështje që mund të diskutojnë SHBA dhe Rusianë dobinë e tyre të ndërsjellë. Në vitin 1985, Reagan dhe Gorbaçev u takuan si udhëheqës të 2 superfuqive të vetme, si dy vende të afta për të shkatërruar jo vetëm njëri-tjetrin, por edhe botën.

Ishte ajo barrë e përbashkët e përgjegjësisë, që orientoi negociatat e tyre në Gjenevë. Sot, SHBA dhe Rusia e marrin ende pushtetin nga arsenalet e tyre të mëdha bërthamore. Por

në vend se të vendosin një përgjegjësi të përbashkët, ky ekuilibër fuqie i jep më së shumti mundësi Putinit qëtë luajë rolin e djalit të fortëpa u ndëshkuar në zonat fqinje me Rusinë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Ruajtja e ekuilibrit bërthamor, duket se ështëaxhenda e vetme e përbashkët kuptimplotë. Përveç kësaj nuk pritet ndonjë përparim thelbësor, pasinuk janë përgatitur traktate të reja të mëdha, që zakonisht kërkojnëvite. Por ka vetëm çështje të vogla si rivendosja e marrëdhënieve të kufizuara diplomatike, rikthimi i ambasadorëvetë tërhequr në të dyja vendet për “konsultime”, “rifillimi i punës normale tëkonsullave, pas një serie dëbimesh të mëdha”.

Putini dhe Bajden janë përpjekur dhe kanëdështuar të flasin me njëri-tjetrin, pastaj u përpoqën të sulmonin njëri-tjetrin. Në Gjenevë, ata ka shumë të ngjarë të flasin me njëri-tjetrin. Kjo është një perspektivë shterpë; por ndoshta Bajden do të ketë më shumë anekdota për t’i përsëritur, dhe vetëvlerësimi i Putinit si kundërshtari i paqëndrueshëm i Amerikës do të marrë një tjetër hov. Do të ishte absurde të pritej më shumë se sa kaq.

Burimi: www.bloomberg.com/opinion/articles/2021-06-13/bad-blood-between-biden-and-putin-will-spill-over-in-geneva-summit?srnd=opinion

Përshtatur për Tirana Today

Tags: BidenBloombergputin

TË LIDHURA

Panik tek pasagjerët/ Autobusi merr flakë gjatë lëvizjes, ja detajet e para…
Aktualitet

Panik tek pasagjerët/ Autobusi merr flakë gjatë lëvizjes, ja detajet e para…

17:15 | 10/05/2025
I bëri pritë poshte shtëpisë, shqiptari plagos me thikë oficerin e policise ne Greqi
Aktualitet

I bëri pritë poshte shtëpisë, shqiptari plagos me thikë oficerin e policise ne Greqi

15:55 | 10/05/2025
Udhëheqësit evropianë telefonojnë Trumpin nga Ukraina
Bota

Udhëheqësit evropianë telefonojnë Trumpin nga Ukraina

14:32 | 10/05/2025
Next Post
“Unë s’jam Luli”, Kadilli pranon humbjen

“Unë s’jam Luli”, Kadilli pranon humbjen

BERZH-i 100 milion € kredi për depozitat e Agjencisë Shqiptare të Sigurimeve

BERZH-i 100 milion € kredi për depozitat e Agjencisë Shqiptare të Sigurimeve

SPAK kërkon konfiskimin e 32 pasurive të Ylli Ndroqit

SPAK kërkon konfiskimin e 32 pasurive të Ylli Ndroqit

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

“Zgjedhjet 11 maj: 3.7 mln votues, 2046 kandidatë”
Politikë

“Zgjedhjet 11 maj: 3.7 mln votues, 2046 kandidatë”

by mirseda
17:21 | 10/05/2025
0

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori: Zgjedhësit...

Panik tek pasagjerët/ Autobusi merr flakë gjatë lëvizjes, ja detajet e para…

Panik tek pasagjerët/ Autobusi merr flakë gjatë lëvizjes, ja detajet e para…

17:15 | 10/05/2025
E surprizoi me trëndafila nga qielli në Ferma VIP – Nur zbulon marrëdhënien me Dijonis Bibën!

E surprizoi me trëndafila nga qielli në Ferma VIP – Nur zbulon marrëdhënien me Dijonis Bibën!

16:33 | 10/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Shpërndahen pa probleme materialet në Elbasan

Zgjedhjet e 11 majit/ Shpërndahen pa probleme materialet në Elbasan

16:25 | 10/05/2025
Zgjedhjet parlamentare/ Shpërndahen materialet zgjedhore në Bulqizë

Zgjedhjet parlamentare/ Shpërndahen materialet zgjedhore në Bulqizë

16:23 | 10/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com