Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Azilkërkuesit/ Operatorët turistikë u premtuan parajsën, BE-ja i riatdheson

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Azilkërkuesit/ Operatorët turistikë u premtuan parajsën, BE-ja i riatdheson

Edhe ditën e sotme janë riatdhesuar nga Franca e Gjermania 41 shqiptarë të tjerë që kërkuan azil në këto vende. Ata janë kthyer sot në Rinas, ku ka qenë e pranishme edhe zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda. Në një prononcim për shtyp, zv.ministrja ka deklaruar so do të ketë procedim për kompanitë turistike që abuzojnë me azilkërkimin.

“Vetëm gjatë muajit nëntor janë riatdhesuar 500 shtetas shqiptarë të kthyer nga shtete si Franca, Belgjika dhe Gjermania. Sigurisht numri është në rritje, operacionet e riatdhesimit dhe kthimit në atdhe të shtetasve shqiptarë janë në rritje, pasi kërkesat për azil të shtetasve shqiptarë kanë shansin zero për t’u pranuar. E theksoj sërish që Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta dhe mundësitë për shtetasit shqiptarë për të kërkuar azil janë zero. Por ndërkohë, Policia e Shtetit po punon edhe në një plan tjetër, përveç forcimit të masave të kontrollit kufitar, të cilat janë shumë të rëndësishme”, tha Voda.Ajo theksoi se Policia e Shtetit po merret edhe me investigimin e disa operatorëve turistikë apo individëve të cilët nëpërmjet dokumenteve false kanë mundësuar udhëtimin e shtetasve shqiptarë jashtë kufijve të territorit të Republikës së Shqipërisë me qëllimin për të kërkuar azil.

“Gjithashtu po heton edhe për ata shtetas të cilët shtyjnë individë, pra shtetas shqiptarë për të kërkuar azil. Kemi një numër operatorësh turistikë të cilët ne i kemi hetuar dhe dosjet përkatëse i kemi dërguar në Prokurori. Policia do të vazhdojë punën e saj në këtë drejtim. Ministria e Brendshme, në bashkëpunim edhe me organizatën ndërkombëtare IOM po punon në një projekt në të gjithë Shqipërinë”, tha Voda.Ajo sqaroi se bëhet fjalë për një projekt të shtrirë në të 12 qarqet e vendit, ku logoja është “Zgjidhni mundësinë dhe jo të drejtën për të kërkuar azil”.

“Besoj se pas gjithë këtyre operacioneve të riatdhesimit, numri të madh të shtetasve shqiptarë të kthyer në territorin e Shqipërisë, është i qartë mesazhi se nuk ka asnjë mundësi që shtetasit shqiptar të gjejnë rrugën më të lehtë për të migruar, atë të kërkimit të azilit. Pra, nuk është e mundur. Policia e Shtetit e theksoj edhe një herë, do të vazhdojë në përputhje të plotë me detyrat që i ngarkon ligji për Policinë e Shtetit, të rrisë dhe të kontrollojë masat e kalimit të shtetasve shqiptarë në të gjitha pikat e kufirit në Republikën e Shqipërisë edhe në Aeroportin e Rinasit, por do të vijojë më tej edhe me investigimet që unë përmenda pak më lart të të gjithë operatorëve turistikë, individëve apo shoqatave që lëshojnë dokumente false, për të mundësuar në mënyrë të padrejtë dhe të jashtëligjshme udhëtimin e shtetasve shqiptarë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, theksoi zv.ministrja.

Tags: azilkerkuesitBE-jaOperatorëtparajsëriatdhesonturistiku premtuan

TË LIDHURA

Ministri Salla në Vlorë: Jemi në gatishmëri për përballimin e motit të keq
Aktualitet

Ministri Salla në Vlorë: Jemi në gatishmëri për përballimin e motit të keq

22:53 | 17/11/2025
Vrasja e shqiptarit në Greqi, policia sekuestron laptopë dhe telefona
Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në Greqi, policia sekuestron laptopë dhe telefona

21:57 | 17/11/2025
Spiropali: Europa është mënyrë jetese; Gjermania mbetet shtyllë e besueshme për Shqipërinë
Politikë

Spiropali: Europa është mënyrë jetese; Gjermania mbetet shtyllë e besueshme për Shqipërinë

21:29 | 17/11/2025
Next Post
CEZ s’duron “burokracitë” lindore, kthen sytë drejt perëndimit

CEZ s’duron “burokracitë” lindore, kthen sytë drejt perëndimit

Reshjet e dendura/ Përmbyten disa banesa në Tiranë dhe Vlorë

Reshjet e dendura/ Përmbyten disa banesa në Tiranë dhe Vlorë

Ekonomia e Indisë ngrihet në pikën e fundit, një shembull frymëzimi

Ekonomia e Indisë ngrihet në pikën e fundit, një shembull frymëzimi







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Ministri Salla në Vlorë: Jemi në gatishmëri për përballimin e motit të keq
Aktualitet

Ministri Salla në Vlorë: Jemi në gatishmëri për përballimin e motit të keq

by mirseda
22:53 | 17/11/2025
0

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi këtë të hënë një inspektim në Vlorë, për...

Gjermania “keqtrajton” Sllovakinë dhe “fluturon” në Botëror, OK edhe Holanda

Gjermania “keqtrajton” Sllovakinë dhe “fluturon” në Botëror, OK edhe Holanda

22:51 | 17/11/2025
Shefi i Mbrojtjes së Polonisë: Jemi në fazë paraluftë, armiku po përgatitet

Shefi i Mbrojtjes së Polonisë: Jemi në fazë paraluftë, armiku po përgatitet

22:34 | 17/11/2025
“Hajdari: Vendimi për Kosovën ishte i vështirë, por japim më të mirën për Botërorin”

“Hajdari: Vendimi për Kosovën ishte i vështirë, por japim më të mirën për Botërorin”

22:14 | 17/11/2025
Vrasja e shqiptarit në Greqi, policia sekuestron laptopë dhe telefona

Vrasja e shqiptarit në Greqi, policia sekuestron laptopë dhe telefona

21:57 | 17/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com