Avokati i Popullit, Igli Totozani, është pare sot në protestën e organizuar nga opozita për te monitoruar mbarëvajtjen e protestës.
“Avokati i Popullit, Igli Totozani, së bashku me një grup ekspertësh të Seksionit të Deontologjisë e Sigurisë dhe atyre të Mekanizmit Kombëtar të Parandalimit të Torturës do të monitorojnë sjelljen e institucioneve shtetërore dhe Policisë së Shtetit gjatë protestës së njoftuar për ditën e sotme nga ana e opozitës”, thuhet ne njoftimin për shtyp.