Rastet e mos ndërhyrjes së policisë, e ku media merr një rol të rëndësishëm, duket sikur po shtohen disa-ditës. Avokati Idajet Beqiri ka ndarë me publikun një rast të rëndë, ku një grua është dhunuar në mënyrë sistematike, por ajo nuk merret në mbrojtje nga ana e policisë.
Avokati i ftuar në “Arena”, në “Ora News”, tha se rastet e dhunës në vend janë alarmante. Në fokus solli rastin e një gruaje, që dhunohet prej vitesh nga bashkëjetuesi, por për fat të keq, nuk i merret kallëzimi në komisariat.
“Po ju jap juve një rast konkret. Një grua me 3 fëmijë të vegjël, bashkëjetuesi nuk lë dhunë pa përdorur ndaj saj për vite më radhë, ajo vete në komisariat dhe nuk ia marrin denoncimin”.