Mbrëmjen e djeshme, Athina thuajse ka qenë në “shtetrrethim”, ndërsa janë arrestuar 19 persona. Mediat greke raportojnë se incidentet kanë nisur pas demostratës paqësore për 45-vjetorin e kryengritjes studentore të Politeknikumit kundër diktaturës greke të Juntas (Hunta).
Persona të maksuar kanë djegur gjithçka në zonën e Politeknikumit në Athinë. Situata u rëndua më tej, teksa gjithçka degjeneroi në një luftë me molotov, gurë dhe hedhjesh objektesh të forta ndaj policisë.
Përplasjet u regjistruan në zonën e Politeknikumit dhe Eksarhiam në qendër të Athinës mes policisë, antiqeveritarëve dhe grupeve ekstremiste. Demostruesit dogjën po ashtu edhe flamurin grek.